Nancy Pelosi, e para femër në krye të Kongresit amerikan, Balla: Mike e madhe e Shqipërisë!

3 Janar 2019, 20:48Politika TEMA
Nancy Pelosi, e para femër në krye të Kongresit amerikan, Balla:

Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, ka përshëndetur zgjedhjen e Nancy Pelosit si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla e quan Pelosin një “mike të madhe të Shqipërisë”.

“Një mike e madhe e Shqipërisë siç është Nancy Pelosi sapo u zgjodh në krye të Kongresit amerikan. CONGRATULATIONS”, shkruan kreu i deputetëve socialistë në një postim në Facebook.

Përgëzime Pelosi për postin e marrë, duke qenë e para femër që qëndron në krye të pushtetit në Kongresin amerikan, e dyta në linjën presidenciale. 

Mirënjohës për vëmendjen e veçantë treguar për Shqipërinë dhe marrëdhënien tonë strategjike,” shkruan Balla.

Demokratja Nancy Pelosi e Kalifornisë u votua si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, duke u rikthyer në postin që mbajti nga viti 2007 deri në 2011.

Ajo është e vetmja grua e zgjedhur si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve dhe është personi i parë në më shumë se 60 vjet që vjen për herë të dytë në këtë post.

4 komente në “Nancy Pelosi, e para femër në krye të Kongresit amerikan, Balla: Mike e madhe e Shqipërisë!”

  1. enter"" says:

    Bobooooo anglishtja e balles per faqe te zeze.

    Pastaj ku u be kjo mike e shqiptareve????

    Boll ua lepyet bythen amerikaneve se na e shpifet.

  2. Ervin says:

    Eshte rizgjedhur, o Luli . Nency Pelosi eshte e para politikane qe rizgjidhet si Speaker of The House

  3. enter"" says:

    pay attention to dhe jo pay attention on

    Ballaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa ik meso anglishten

  4. Don says:

    Po cfare mike e shqiptareve, mor gazetar servil! Ajo ka gjashte muaj qe mban te bllokuar ne komisionin e mardhenieve me jashte te Kongresit Amerikan te kandidates Kathleen Ann Kavalec, emeruar si ambasadore e Shqiperise ne fillim te Korrikut 2018!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje