Në të gjithë Europën, kanabisi po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm.
Kjo për shkak të shtimit të sasisë së THC-së (delta-9-tetraidiokanabidioli – përbërësi themelor psikoaktiv i kanabisit) dhe po zvogëlohet sasia e kanabidiolit. Ky është rezultati i një studimi të Universitetit të Bath-it dhe Kolegjit Mbretëror të Londrës, me të dhënat e mbledhura nga Observatori Europian për Bimët Mjekësore dhe Varësitë në 28 vendet anëtare të BE-së dhe në Norvegji e Turqi.
Rezultatet tregojnë se përqendrimi i THC-së është rritur nga 5% në 10% ne 10 vitet e fundit.
Ndryshe nga kanabisi vegjetal, ai i lëngshëm përmban kanabidiol (Cbd), krahas THC-së.
CBD është përmendur shpesh së fundmi për shkak të aftësisë për të trajtuar probleme mjekësore si epilepsia te fëmijët, psikozat dhe ankthi.
Kur është i pranishëm te kanabisi, CBD mund të kompensojë disa efekte të dëmshme të THC-së si paranoja apo dëmtimi i kujtesës.
Kanabisi që ka nivele të larta të THC-së dhe nivele të ulëta të CBD-së lidhet me dëme më të mëdha në terma afatgjatë, si zhvillimi i varësisë nga kanabisi dhe rreziku i shtuar për sëmundje psikotike.
“Ajo që po shohim në Europë është një shtim i THC-së dhe nivele konstante apo në rënie të CBD-së, që e bëjnë kanabisin potencialisht më të dëmshëm”, thonë studiuesit. (TemA TV)
Po lejojeni pra, me nivele te larta CBD dhe te uleta te THC. Keshtu jo vetem kurseni para nga lufta kunder tij por dhe fitoni nga taksat, perdoruesve nuk u demtohet shendeti dhe te gjithe jane te kenaqur. Te vetmit qe humbin jane geupet kriminale.
Ju flisni sikur ne te gjithe kemi mbaruar universitetin bujqesor me terma profesionale.Na spjegoi ore tranguj kush eshte tnce-ja e bbcja, me fjale popullore, pse ndodhin keto shtime e pakesime,Se pari na spjegoni kush jane demet e sjell ne organizem pirja e kesaj bime pasi portalet e mutit japin vetem ane pozitive pa mbarim cka lexohet e besohet nga mijra e mijra adoleshente.
ky lloj hashashi ose sic quhet ndryshe hashash sintetik filloj prodhimin ne shqiperi ne kohen e Saje Qorrit dhe Ed Rames te tjerat gjejini vet ….