Donald Trump: S’më plas ç’mendon Europa, jam zgjedhur nga amerikanët

3 Janar 2019, 12:30Bota TEMA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha nëse ai do ishte popullor në Evropë, ai nuk do ishte duke bërë punën e tij si duhet. Trump theksoi “shërbimin e jashtëzakonshëm” që Shtetet e Bashkuara u kanë ofruar vendeve evropiane, për të cilat ata duhet të respektojnë SHBA-në.

Në takimin e tij të parë të kabinetit të vitit 2019, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh për mungesën e popullaritetit në Europë.

Presidenti u tha gazetarëve të mërkurën se ai nuk ishte i shqetësuar nga vlerësimet e ulëta për të mes evropianëve, duke thënë se puna e tij ishte t’u kërkonte evropianëve që ta trajtonin SHBA-në në mënyrë më të drejtë.

“Kjo është arsyeja pse jam zgjedhur,” tha Trump, duke përsëritur se vendet evropiane duhet të rrisin pjesën e tyre të shpenzimeve për mbrojtjen, një pikë që ai e ka përsëritur vazhdimisht sa herë që flet për financimin e NATO-s dhe mbrojtjen dhe sigurinë e Evropës.

“Nuk duhet të jem popullor në Evropë. Nëse do të isha popullor në Evropë, nuk do isha duke bërë punën time”, shtoi ai.

Trump tha se Evropa po e trajtonte SHBA-në padrejtësisht, si në tregti ashtu edhe në mbrojtje, por ai fajësoi presidentët e kaluar të SHBA-ve që kanë paguar për sigurinë e kombeve të tjera, raporton DW.

“Gjermania paguan 1 përqind, ata duhet të paguajnë 4 përqind,” tha Trump, duke iu referuar shpenzimeve të mbrojtjes gjermane.

“Të paktën ata duhet të na respektojnë”

Një studim i Qendrës Kërkimore “Pew” që është bërë në tetor 2018, zbuloi se popullariteti i Trump-it ishte jashtëzakonisht i ulët në vendet evropiane. Vetëm 10 për qind e gjermanëve, 9 për qind e francezëve, 7 për qind e spanjollëve dhe 28 për qind e britanikëve e vështronin trajtimin që kreu i Shtëpisë së Bardhë u bën çështjeve botërore.

Presidenti amerikan pranoi se ishte i vetëdijshëm për studimet që dëshmonin popullaritetin e tij të ulët në mesin e evropianëve dhe tha se nuk i bëhej vonë për këtë.

“Unë nuk jam zgjedhur nga evropianët, unë jam zgjedhur nga amerikanët, nga taksapaguesit amerikanë,” tha Trump.

Ai sqaroi gazetarët se marrëdhënia e tij me udhëheqësit evropianë ishte ende e mirë dhe se ai i konsideronte ata miq.

Por ai shprehu se publiku evropian duhet ta respektonte më shumë SHBA-në: “Ne po bëjmë shërbim të jashtëzakonshëm ndaj këtyre vendeve dhe ata duhet të na respektojnë të paktën, ata nuk na respektojnë dhe ky ishte problemi”.

Presidenti gjithashtu u mburr se nëse ai dëshironte, ai mund të ishte personi më popullor në Evropë. “Unë mund të kandidoj për çdo zyrë nëse dua, por nuk dua,” shtoi ai.

27 komente në “Donald Trump: S’më plas ç’mendon Europa, jam zgjedhur nga amerikanët”

  1. american16al says:

    Trump is right , nobody cares for Merkel or any other Europe’s leader here in USA!!!

    1. Ermonela says:

      Trump is an idiot!

    2. USA citizen says:

      Trump duhet te perkufizohet me ate shprehjen shkodrane” KARR I Marre”. Ditet i ka te numeruara nga special counsel Robert Muller.

      1. Endri says:

        Hahah ditet e numeruara qysh 2 vjet ….mos u shqetso se Trumpin e ke president edhe per 6 vjet

  2. Lani says:

    Ti je i pasanik por i poshter aman je zemer hale

  3. olimpia says:

    Trump me dashje nuk thote te verteten .Shpenzimet ushtarake dhe ndihma qe i ka dhene SHBA EUROPES lidhet me pengimin e ndikimit te ish BS ..PERPAEA 90 DHE RUSISE SOT .Gjerat jane me te thjeshta se sa ato qe thote Trump .Por sot Rusia nuk perben rrezikun e dikurshem kur bota ishte ndare ne dy blloqe .Nga pikpamja e sistemeve nuk ka perplasje sepse kudo sundon merkatoja .Ka vetem perplasje gjeoplitike .Por RUSIA KERKON TE RUAJE ME CDO KUSHT PASURINE E PAFUND QE KA E CILA PER NJE SHTET 145 MILIONESH ESHTE GJIGANDE .NE KETE KUADER EDHE POLITIKA RUSE SYNON TE MBAJE SA ME LARG RREZIKUN ,PRANDAJ NE SHUME RASTE BEHET AGRESIVE .Nderkohe SHBA e ka te qarte qe konkurenti i SHBA ne te gjitha aspektet eshte KINA ,NDERKOHE NE EKONOMI ESHTE EDHE BE-Kjo eshte aresyeja themelore qe nderton politiken amerkane .Qendra e gravitetit sot eshte sherngulur ne Azi ,bile kete e filloi OBAMA ,nderkohe qe TRUMP PO E SHPEJTON .

  4. Citim says:

    Vdekja: “Kete trapin do ta ha te skuqur”

  5. Citim says:

    Vdekja: “Kete trapin do ta ha te skuqur”..

  6. Laku says:

    TRUMP I THOTE GJERAT SIC JANE,NUK PERDRIDHET SI KURAVAT E TJERE POLITIKANE QE TREMBEN NGA NJE ARTIKULL GAZETE.

    1. Armandi says:

      Trump eshte idiot i kallepit tend o laku leshi. I paditur “in extremis”, mashtrues i paskrupull dhe i neveritshen deri ne pakufi. Keshtu e perkufizojne kete “clown” the inner circle in the White House.

  7. Luli says:

    Citim,SA PALLE KARI QE QENKE O I SHKRETE.DO JESHE MILITANT I LSI.

  8. Tonny says:

    E keqja Europes ishin nazismi dhe me pas komunizmi. Pikerisht per shfarosjen e ketyre 2 te keqijave Europa i detyrohet Amerikes. President Trump ka te drejte. Cdo vend i NATO-s duhet te paguaje 2% te GDP-se se tij otherwise the deal is considered worthless and unfair. Pershendetje NBA USA.

  9. Dan says:

    Dembelet Evropiane nuk pelqejne Trump……?! HAHAHAHAHAHHA
    Kujt i plasi bytha……
    Dembelet gjithmone presin nga te tjeret per ti ushqyer, veshur dhe mbrojtur. Kur ju priten keto te treja te kthehen e te shajne sikur asnjehere s’te kane njohur.

  10. HQ-18 says:

    Mirë e ka Trump. Trump është biznesmen i shikon gjërat nga pikëpamja ekonomike dhe është i vendosur që të mbrojë interesat e SHBA-së dhe amerikanëve.
    Gjermania është shushunja e Europës. Ua thith gjakun e djersën Europianëve me dy mekanizma… euron dhe BE-në që mbrojnë vetëm gjermanët dhe prodhimet gjermane të cilat janë e shumta e prodhimit të BE-së. Ndërkohë që nuk paguajnë as minimumin e detyrimit në NATO.
    Si mundet Gjermania të varet në furnizimin me gaz nga Rusia, e këtej shet pordhë…do krijojmë ushtrinê tonê??

  11. Usa says:

    E ktheu Ameriken ne armike te Europes. Kjo eshte arritja e Trapit

  12. Cobo says:

    Evropianet Jane mesuar me cadren mbrojtese amerikane. Por SHBA s’mund te paguaj per tere boten.

  13. Usa says:

    E ktheu Ameriken ne armike te Europes. Kjo eshte arritja e Trapit .

  14. votren says:

    Te denon zoti per mekatet qe ke bere heret ose vone.Nje nga keto denime eshte qe USA te kene per president nje te tille.

  15. Pellazgos says:

    Te semuret e Krishtere kane si busull Krishtin qe dikush I “zgjuar” the qe Varro ishte bosh dhe u “ngjall”.
    Kurse ju zoti Trump,Markel,Makron etj duhet te kini busull Greqine dhe Dhimokratine,te Mrekullive,te Lojerave Olimpike,te Alfa Betas,te Heronjve,te Filisofise,Theatros.
    Ate te respektoni ju fashistet Evropiane qe late Kostandinopolin tek Islamiket.
    Nitche e thote qarte,qe asnje Komb nuk eshte luftuar ka shume si Greket nga shtete qe nuk I kane dhene asgje Civilizimit dhe Historise se Botes.
    Po te flasim per Muskuj,po jini te forte.
    Kini ndertuar neper bote shume Protektorate si Al-bani,Skopia,Mali Zi,I Kuq,I Bardhe etj ti kontrolloni.
    Por nuk eshte my qellimi i Jetes se Njerezve.

    1. Gaqi says:

      Kaq shume i ka dhene Gerqia bires s ka mbet per vete pa breke!!! Ik zi rafhen e 300 se mbarojne.

  16. rexha 10 says:

    KUJTONI KANCELARIN GJERMAN PERPARA zonjes MERCEL ,…. ESHTE PRESIDENTE I GAZIT NE TE GJITHA ZONAT E RUSISE,PERFSHIRE KETU EDHE NJE PJESE SE PRODHIMIT TE GAZIT TE UKRAINES. QUHET SHREIDER,MIKE I NGUSHTE I PRESIDENTIT TE RUSISE PUTIN.
    POLITIKA ESHTE INTERES ,AQE ME TEPER QE KETU FLITET PER PRESIDENTE MILARDER.PORE CFARE TI BESHE NJE SHTANGISTI QE BEHET MILIONER MBASI BEHET PRESIDENTE,APO BERISHA .GJYNAHET E AMERIKES JANE VEPRIMET E NDRYSHME,ME PRETENDIMIN SE DO TE SILLTE DEMOKRACINE.EDHE KETO LUFTRA KANE PASUR INTERESIN E VETE EKONOMIKE. SOTE ESHTE ME MIRE TE NDIGJOSHE NJE FALLXHORE ,SE SA NJE HOXHE.

  17. Daku says:

    Trampi she amerika nuk luajne as gishtin me te vogel pa interes per ta. Kurse Shqiperine e shkaterruan prej 30 vitesh

  18. Endri says:

    Presidenti ma i mire ne Amerike qysh Ronald Reagan

  19. Plaku Xhuxhumaku says:

    Kete “s’me plas” Trumpi e paska kopjuar nga Erjon Gjigant Braçe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje