Nga Çapajev Gjokutaj
Babai, emigrant në Korfuz, vret të bijën 29 vjeçare. Jo me armë. Mund të të erren sytë, të humbasësh kontrollin dhe, larg qoftë, ta vrasësh tjetrin, qoftë ky edhe evlati yt.
E vrau me një shufër hekuri, rrëmbyer nga soba. Fatzeza u hodh nga dritarja përdhese dhe tentoi të shpëtonte me këmbë. Por i ati e ndoqi dhe, si e arriti, nuk reshti së godituri, deri sa i mori jetën.
S’mjaftoi kaq, por pati zemër e kurajo ta groposte në oborr. Natyrisht për të shpëtuar kokën, për t’iu shmangur dënimit.
Kafshëri, mund të thotë shumkush.
Në fakt kafshës i merr të keqen, se nuk i arrin as te maja e thoit. Qeni i vajzës e donte të zonjën shumë më tepër se i ati.
Madje edhe vdekjen e vuajti shumë më thellë se i pashpirti. Ishte qeni që, në kërkim të së zonjës, i shpuri policët te vendi i groposjes.
Babai e vrau bijën se nuk duronte dot që ajo bashkjetonte me një afgan. Medemek shqetësohej për të bijën, për të ardhmen e saj. Në fakt shqetësohej për namin, për opinionin e të tjerëve ose thjesht për qibër raciste.
Qeni dëshmoi se e donte të zonjën, ashtu siç ishte e për çka ishte. E donte duke respektuar jetën, dëshirat dhe lirinë e saj.
Jo se ia kishin mësuar që tjetri duhet ashtu si është, por se ndjenja i buronte nga zemra dhe realizohej e pa trubulluar nga konfirmizma, racizma e gjithfarë izmash të tjera që, të mësuara liksht, kthehen në dogma dhe denatyrojnë jo vetëm njeriun dhe njerëzoren por edhe vetë natyrën.
FABUL.
S’ e prisja zyshe keshtu te ngjase
qe kafshet e gjora shajme per lume,
tani qe njoha vertet njerezit
te mirat kafshe dua me shume.
Qetesohu o gazetar.merre shtruar,po u mbaruan te bardhet qe u ngaterua me kete lloj race kjo biba?Apo i dukej i mire se ishte i jashtem.Jemi race inferiore skemi krenari per lekuren qe kemi,na duken te huajt si perendi.
Sa vjec je o ditezi? Kalama buzequmesht me arsyetim njethundraku edhe ti? Njesoj si ky qoftelargu qe vrau vajzen e vete. A e kupton se c’do te thote qe nje prind te vrasi femijen e tij??? Ta varrosi dhe te vazhdoje jeten sikur mos kishte ndodhur asgje? Po ja pra qe nuk e kupton se je trudhjamosur. Minimalisht duhet te kishte vrare veten ai pas makabritetit qe kreu. Ndersa ti ketu po na merresh me shtetesine e te dashurit te se ndjeres. Ne doren tende paska ngelur gjyqi moral? C’te duhet ty ore me ke shoqerohen cupat e botes? Apo ngaqe s’ta varin ty….
Raca ariane shqiptare
Ne qofsh femer, do jesh nga ato turi-goxillat, te cilat shajne kedo pa arsye per te justifikuar deshtimet personale. Po si moj e pashpirt, as vdekja e nje vajze ne lulen e rinise nuk te preku fare? As fakti qe e vrau babai i saj me shufer hekuri? Medet o njerez! Po me e rendesishme qenka jeta e njeriut apo nderi i rreme i fanatizmit tuaj idjot? Ju rrofshin iphonat se zere se jetoni ne kohen e gurit
Shqipëtari,jo kafshëri.
ore si mund te jesh kaq plehre !si mund te vrasesh femijen dhe ta groposesh dhe te genjesh policine ! po ti do djegur me benzin! ti do varr nga llapa derisa te dali shpirti ! po ca jane keta burra kurva qe vrasi vajzen ! vrasin nenen e femijeve ! vrasin motren ! baben ! po ju duheni tredh tredh ! edhe kafsha do pjellen e vet dhe e mbron !
Ai krimineli me mbiemrin Petro, rezultoi se kishte ndrruar emrin dhe fene e origjines. Perse nuk i pelqeu afgani qe dashuronte e bija? Ndonse ai djale nuk ka mohuar origjinen e tij, perseri ka shume me teper karakter e moral se i jati vajzes. Shqiptari “i pagezuar” Petro, e tregoi me vepren e pashpirt, se nuk vlen vetem ndrrimi i emrit..