Bast Arena përgënjeshtron Berishën: Kompania është mbyllur, prej 1 janarit

5 Janar 2019, 18:32Ekonomia TEMA

Ish- kompania e basteve Bast Arena ka hedhur poshtë akuzat e Sali Berishës se kompania funksionon ende si kompani e lojrave të fatit.

Në një njoftim zyrtar të kompanisë thuhet se kompania ka ndërprerë aktivitetin e saj dhe se faqja në internet është thjeshtë një faqe informacioni sportive, që nuk ka lidhje me bastet.

“Nisur nga disa keqinformime ose spekulime të dala në media të ndryshme këto ditë nga personazhe publikë me qëllim disinformimin në lidhje me vijimësinë e ushtrimit të aktivitetit, ju bëjmë me dije se në respektim të ligjit 155/2015 “Për lojërat e fatit”, i ndryshuar, Bastarena ka pezulluar aktivitetin e saj më datën 31 Dhjetor 2018.

bastarena.com tashmë është vetëm një ëebsite informativ sportiv dhe përdorimi i saj nuk nënkupton ushtrimin e aktivitetit apo vendosjen e basteve. Çdo lajm tjetër i dalë jo nga rrjetet tona informuese është automatikisht shpifje në funksion të individëve të caktuar që kanë qëllime politike!”, thuhet në njoftimin e Bast Arena.

 

 

2 komente në “Bast Arena përgënjeshtron Berishën: Kompania është mbyllur, prej 1 janarit”

  1. Vk says:

    Ne shkolle na kan mesuar se pezullimi nuk do thote mbyllje, apo….pune monopolesh hesapi. Shifna ne shkurt

  2. lori2 says:

    Po per shpifesin çfare do te behet? Kur do te hyje ne fuqi ligji i ri mbi mediat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje