A e keni parë sa janë shtuar automjetet që qarkullojnë në rrugë dhe që nxjerrin tym të zi?! Aq shumë saqë shpesh është e pamundur të ecësh në rrugë, pasi nëse njëra prej tyre të kalon pranë rrezikon të asfiksohesh. Dhe situata duket se vetëm sa po përkeqësohet dhe askush nuk po merr ndonjë masë për të ndaluar këtë tym që është burim sëmundjesh.
Ekspertët japin tre arsye për këtë situatë: Së pari vjetërsia e makinave që qarkullojnë në vend, teksa më shumë se 90% e stokut të automjeteve është mbi 10 vjet, së dyti, cilësia e karburantit që qarkullon në Shqipëri dhe së treti mungesa e kontrolleve nga SGS, kompania që bën kontrollin vjetor të automjeteve. Për ta një situatë e tillë është e pakonceptueshme, teksa rekomandojnë liberalizimin e shërbimit të kontrollit teknik dhe rritjen e kontrollit mbi cilësinë e karburanteve.
“Nuk e kuptoj as sot, sesi ka mundësi që makina të tilla janë ende në qarkullim!?”, thotë Gentian Bushati, menaxher i përgjjithshëm i Porsche Albania. “Habia ime i referohet aspektit ligjor, që përcakton më së miri lejimin e çlirimit të gazrave në atmosferë nga makinat me djegie të brendshme, të cilat duhet të kontrollohen rigorozisht nga SGS, kompania përgjegjëse për kontrollin teknik të automjeteve në Shqipëri.”
Ai thotë se duhet të ketë angazhim të disa pushteteve, si ai qendror, madje situata alarmante për sa i përket kontrollit të makinave duhet të ndryshojë sa më shpejt. Për sa u përket karburanteve, ndërgjegjësimi i përdoruesve të mjeteve ka arritur aty ku të gjithë kritikojnë cilësinë e ofruar të karburanteve në Shqipëri.
“Ne kemi problem me ligjshmërinë, sepse po t’i referohemi ligjit apo institucioneve që merren me kontrollin e kalibrimin e këtij sektori, gjithçka duhet të jetë në parametra optimalë, por siç edhe publiku e di, një gjë e tillë nuk ndodh, cilësia e dobët, por edhe saktësia në mbushje shpeshherë, shënon më shumë sesa litrat”, pohon Bushati.
Ai rekomandon që Qeveria duhet të ndërhyjë që të përmirësojë cilësinë e karburanteve të përdorura në Shqipëri për të mundësuar përmirësimin e mjedisit, por edhe për të ulur kostot e dëmeve që shkakton kjo cilësi në mjetet që përdorim përditë.
Për Eno Zenelin, drejtor i Automaster, importuesi zyrtar i Fiat Chrysler Automobiles, problemi kryesor qëndron te cilësia e karburantit. “E shohim çdo ditë në servis. Është një situatë e vjetër tashmë dhe zgjidhjet janë shumë të thjeshta, por duhet vullnet i fortë nga organet ligjzbatuese. Fakti që asnjë prej markave prestigjioze ndërkombëtare nuk është e pranishme në tregun e karburantit tregon që kemi një problem me këtë sektor dhe kryesisht me cilësinë e tij”, pohon Zeneli.
Reinaldo KRISAFI, CEO i Tendence3a, distributor zyrtar Renault Dacia Nissan, pohon se kjo situatë vjen si pasojë e shumë faktorëve që tashmë dihen, cilësia e dobët e karburantit, kryerja jo në kohën e duhur e serviseve të automjeteve, mjete të amortizuara me apo pa kryer shërbime periodike dhe teknike.
“Vendimi i qeverisë për futjen në treg të mjeteve së fundmi Euro 5, si dhe masat shtrënguese që duhet të jenë në homologim në Euro 5, të mjeteve aktuale që qarkullojnë dhe standardi i karburantit, njëkohësisht dhe liberalizimi i kontrollit periodik, janë faktorët më të mëdhenj që so të zgjidhnin problemin e ndotjes në Shqipëri”.
Sokol Kodra, drejtor i Auto Star Albania Sh.A, distributori ekskluziv i Mercedes-Benz në Shqipëri cilëson si një nga arsyet kryesore faktin që vitet e fundit është rritur ndjeshëm vjetërsia e makinave në qarkullim dhe numri i makinave me vjetërsi të lartë, përfshirë dhe mjetet e tonazhit të rëndë. Për shumë arsye, mjetet e vjetra djegin çfarëdolloj karburanti dhe as që duan t’ia dinë për cilësinë apo tymin që lëshojnë nga pas.
Së dyti, shton ai niveli i ndotjes dhe sistemi i tyre i reduktimit të emetimeve është i vjetruar dhe me kalimin e viteve, edhe performanca e tyre bie ndjeshëm dhe rezultati është tymi apo emetimet që ata lëshojnë. Të sjellësh automjete me motorë Euro 0-2 pa asnjë lloj standardi, sigurisht që bëjnë tym gjithë rrugën.
Pa llogaritur pastaj automjetet e tonazhit të rëndë me motor Euro 1, që shpenzojnë 25-40 litra naftë që bëjnë mjegull gjithë autostradën. Këtu tek ne nuk ka asnjë kontroll dhe asnjë masë ndaluese. Është një fenomen që të gjithë e dinë, të gjithë e pranojnë nën zë, por nuk reagojnë. Sa më të reja automjetet (përfshirë furgonët dhe kamionët) aq më shumë kujdes imponojnë për vetë poseduesit.
Kodra nuk përjashton as problematikat që lidhen me cilësinë e karburantit, në kushtet e një tregu si Shqipëria, ku operojnë dhe kompani që nuk respektojnë ose manipulojnë cilësinë e produkteve që tregtojnë.(Monitor)
vazhdon propaganda çorientuese..flitet për gazra të ndotur keq që shkarkohen rrugëve të Tiranës..
po bëhet gjithçka si nga qeveria, media dhe grupe të caktuara bisnesi (si koncesionarët e makinave që jo për çudi janë ata që eksportojnë karburantin në shqipëri).. për të mbuluar çfarë po ndodh me
KARBURANTIN VRASES..qeveria ka arritur të nxjerri ligje absurde në lidhje me “makinat e vjetëra”..
ndërkohë që karburanti vazhdon të vrasi me mijëra njerëz në vit..
(nafta e dobët përzihet me solvente kancerogjen për ti rritur forcën..lëndë të ndaluara rreptësisht nga bota..)
mediat nuk flasin se sponsorat kryesor për to janë kompanitë e karburanteve..
është një skandal i madh që një moment do shpërthejë fuqishëm..dashtë zoti jo shumë vonë..
Shkrimi ka nje te vertete brenda por me shume i behet reklame makinave te reja qe duan te shesin koncesionaret se sa problemit me te madh qe shkakton tymin e zi.
Ky problem eshte vetem e vetem karburanti shume i keq qe blejme ne si konsumatore.
Une kam nje autoveture MB W210 i vitit 2002.
Kur qarkulloj ketu ne Shqiperi,nga pasqyra ime dalloj tymin e zi qe del nga marmita. Po me kete makine,kur shkoj ne Itali per arsye pune,kete tym nuk e shikoj nga pasqyra.
Atehere,kush me thote,pse kjo makine duhet te mbesi ne kontrollin e SGS ?
Pra vjetersia bie poshte,po ashtu dhe moskontrolli ne keto hajdut axhensi si puna e SGS, qe nuk thone realitetin e ketij tymi ,por merren me te dobetin dhe te pa mbrojturin.
PRA MERREN ME NE,KONSUMATORET E THJESHTE!!!!!
Obbooobooooo….o Mero!
Na merove, o njeri.
E kupton se cfar po bet ti me kete Gazeten tende???
…………
Si dreqin ka mundesi, qe disa shitesa makinash, i quan ekspert te ndotjes……Si dreqin eshte e mundur???
Cna ka gjet ne te shkreteve, me keta Palaco ore..
Kujt ja tregoni juve Euro 5 dhe cilesine e karburantit qe perdor Be?
Cfar doni nga ne Shqiptaret, te fillojme te blejme Porsh, Benza te rinj apo Dacat rumune te ketij Krisafit??
Po ku kemi takat ne, o mavrinj.
Ne mezi mbledhim ca leka per te festuar vitin e ri…ju na perplasni tek ca koncesionarist te Porsh, benz.
A e dini qe shumica e njerzve tane, emigrant ne Itali, i kan makinat e tyre te para vitit 2005??
A e dini qe standardi Euro 5 per makinat, edhe ne vendet e BE do te zbatohet i diferencuar, per qytete te medhaja, te vogla dhe zona rurale???
……………………
Un jam kimist, dhe nuk mund ta quaj veten ekspert ne fushen e karburanteve qe perdoren nga makinat.
Ju na quajtkeni ekspert te fushes, ca shitesa makinash te veshur me titullin e “bukur” ne anglisht “CEO”!!!
Po ashtu, mund ta konfirmoj nga eksperienca personale, sa her qe kam kolauduar makinen tek SGS, jan treguar shum korrekt.
Ma kan “ngelur” makinen e vitit 2008, dhe pasi i nderrova karburantin, djegja e gazrave shkoi ne parametra normal.
…..
Nuk jan makinat e vjetra qe ndosin ambientin, edhe pse nje pjese shum e vogel e tyre ne trasportin publik nxjerrit “tym” te zi.
Ndotesit e ketij vendi jane:
Karburanti shum i keq, i cili nuk ploteson asnje nga 18 parametrat e vendosura nga BE(dhe kete ma besoni si specialist Standardizimi i prej 15 vitesh),
Keta pseudo ekspert, qe i kemi me shumic ne cdo fushe, por nuk din asgje tjeter vec reklames.
Dhe vendimarrsit tane, qe i kemi zgjedhur me duart tona per te na bere Gropen.
Ne shqiperi eshte karburanti me skandal qe ekziston ne bote, por qeveria eshte pjese e ketij skandali dhe nuk nderhyn.
Gjithashtu SGS -sa eshte pjese e rryshfetit dhe jep ok per te gjitha…
Vec nafta asgje tjeter
Intervistohen distributoret e automjeteve,per ndotjen e ambjentit ?! Aresye kryesore nxjerrin “vjetersine / moshen ” e automjeteve ?! Mendoj qe kryesore dhe mbi te gjitha eshte “Cilesia e Karburantit” !!! Shteti e ka plotesisht ne dore per ta kontrolluar ! Pse nuk e ben ? Korrupsion i paster ! Kontrolli teknik i detyrueshem i automjeteve me nje standart te caktuar.Edhe kjo nuk funksionon ! “Mosha” e automjeteve ? Te respektohet dhe zbatohet vendimi i marre se fundi ! Nuk mundet qe ne,shqiptaret,te “drejtohemi” ne shumice tek mjetet e reja.Nuk e kemi kete mundesi.Te vendoset standarti ne karburant,duke kontrolluar edhe cmimet ne tere “segmentin” : import – konsumator,sepse edhe ketu abuzimi eshte i gjithi mbi konsumatorin e fundit ! Te stimulohet importi i automjeteve me benzine ! Lymi i Tutit
E dim qe jemi ne ekonomi tregu po mos u beni tellall te ature qe duan te shesin makina pa mar parasysh argumentet teknike. Arsyet e vetme jan cilsia shum e ulet e karburantit dhe kontrodhi i dobet teknik
Ne gjith boten ka makina dhe te viteve 70 e 80 po esht kontrodhi qe disiplinon emetimin e tymrave
Kam makine te vjeter, me naften te ne makina nxjerr tym te zi si oxhak fabrike, shpesh e mbushi makinen me nafte ne Mal te Zi, ka qind per qind ndryshime , me karburantet te ne ka korrupsion e poshtersi te larte
E para qe abuzon me cilesine e karburantit eshte vete kompania Kasttati qe ka ekskluzivitetin e Merceesit.
…thote Gentian Bushati i Porsche Albania…e morem vesh tani kush e ka sponsorizuar kete publikim
Se pari: Korrupsioni fillon tek SGS, e cila qe ne fillim hodhi vallen sipas daulles se politikaneve shqiptare qe e themeluan, iken qellimet ideale te saj, tani eshte zhytur ne pisllik. Se dyti: Nafta qe del nga puset shqiptare e pa rafinuar (virgjereshe) perzihet me naften e importuar dhe behet nje lloj karburanti qe te kujton bitumin e shkrire. Kjo mase heterogjene qe futet ne motorr, nuk ka si te digjet 100 %, por nga skrapamento del nje tym i zi qe ngjan me mutin. Kjo eshte figura e Ministrise se Mjedisit dhe e gjithe sahanlepirsve qe jane ne qeveri dhe ne parlament, te gjithe qeveritaret jane mutberes, qe nuk duan t’ja dine per helmimin e popullit
Nafta bruto, jo nafta e virgjer
Me” pelqeu ” komenti I autostar, ose kastrati… Nuk fajeson karburantin, sepse karburanti qe shet kastrati, ka qene dhe vazhdon te jete me I keqi …
Duhet të meren në intervistë dhe të investigohen prodhuesit dhe shitësit e naftës, jo këta agallarë zullumqare që shesin makina luksoze te politikanët dhe trafikantët.
Nafta që shitet aty është naftë Ballshi e papërpunuar sipas standarteve europiane, naftë kontrabandë e vjedhur nga puset e Albpetrolit dhe naftë e importuar nga vende të ndryshme e papërpunuar sipas standarteve europiane..
Leqë çfarë të thuash…barbarët të mbështetur nga plehrat e politikës po ja pakësojnë jetën popullit me helme.
Çdo gjë është me hile. Edhe mielli nga Serbia , jo vetëm që vjen i skaduar, por dhe me përmbajtje plumbi. Më keq se karburanti që shitet.
Ktu ku jam une ka makina me te vjetra se ne Shqiperi po nuk nxjerrin ty….NAFTA eshte faktori, ndryshe kta tregtaret e naftes nuk do ishin me kto pasuri we kane sot. Shteti dmth ofiqaret jane pale pa dyshim.
Qeveria duhet te nderhyje per cilesine e karburanteve, jo te kenaqet me taksat qe merr! Koncesionaret qe permenden ketu duan te shesin makina te reja, se ai eshte biznesi i tyre, prandaj nuk duhen degjuar shume! Ne Mal te Zi dhe Maqedoni cilesia e karburanteve eshte me e larte se ketu, por edhe cmimet jane me te uleta, dhe po ti shikoni cmimet jane te njejta ne te gjithe pikat e karburanteve, pas asnje cent ndryshim. Atje mund te jene 3-4 kompani qe shesin karburante, ndersa ketu degjon lloj-lloj emrash, dhe mund te jene mbi 50 subjekte qe shesin karburante qe edhe traktoret T-54 qe kemi pasur perpara 1990 nuk mund ti djegin! Qeveria te nderhyje se pari per te rregulluar cilesine dhe cmimin e karburanteve, bazuar ne eksperiencen e fqinjeve! Boll me propogande ne televizione se e kemi situaten nen kontroll dhe cilesia e karburanteve eshte e mire!
NE I KEMI SHUME GJERA KEQ-
1-KONTROLLI CDO VIT KUR ITALIA ETJ- E KANE CDO 2 VJET-
2-KONTROLLI TEKNIK VETEM TEK SGS (VETEM KJO BEN VEZEN E KUQE)-:KJO MER PARET VETEM PER KONTROLL DHE NUK MER MASA KUNDREJT PAGESES PER RREGULLIM DIFEKTI SI E KA BOTA- DHE AQ ME KEQ NUK PERGJIGJET PER ASGJE VETEM MER PARET PER KONTROLL-
3-KARBURANTIT NUK I BEHEN ANALIZA NE HYRJE TE SHTETIT(OSE DHE RIKONTROLLE ANALIZASH)
4-BOTA KA NE QARKULLIM EDHE MAKINA TE VJETRA POR KONTROLLI DHE RIPARIMET JANE ME STANDARTE-
TOLI
Karburanti,o karabunar.
Kudo ka makina të vjetra por nuk bëjnë tym.
Makinat nuk mund të zëvëndësohet çdo 2 vjet,
në perëndim së paku.
SHIKONI KARBURANTIN .KAM MAKINE ME BENZIN TE96 SA HERE VJEN KOLAUDIMI SHKOJE NE MAL TE ZI DHE E FURNIZOJ ,MBAS KESAJ E COJ PER KOLAUDIM DHE DEL ME E MIRE SE NJE MAKINE E 2010 PER GAZRAT,ME THONI KUJT TI VEJ FAJ KARBURANTIT APO MAKINES SE 2010 . TUNG
Nisem nga Zvicra,me nje mbushje serbatori bera rreth 850 km,marr rrugen ne kthim nga Shqiperia,mbushjen plot e bera te kastrati te mercedesi pasi me thane atje eshte karburanti me cilesor,perfundimi membushjen ne Shqiperi bera rreth 600 km,nje pytje per specialistet Shqiptare,si i behet qe ne rruget e zurichut shikon golfa 2 duke e ditur mire politiken ekologjike qe ben Zvicra, Shqiptareve i ka ngelur vetem nje rruge te ngrihen e ta hedhin ne lane ate palaco.
A njihen standarde në tipet e karburanteve ?! A ka standard shqiptar ?!
A i njohin të intervistuarit standardet ,për diezel,benzinë,benzinën e lehtë,gazoilin,vajgurin GLN,,kush i kontrollon inspektoriatit teknik?! apo ca njerëz që nuk dinë fare se ç’është standardi dhe mbi ç’bazë zhvillohet.Intervistuesit janë shumë larg të vlefshëm për këtë çështje ,bile me plot të drejtë mund të akuzosh se bëjnë një politikë të kundërt me interesin e mbrojtjes së mjedisit.A mund të flitet në përgjithësi për moshë makinash kur atyre me ndërhyrjet me pjesë ndërrimi e shërbime të tjera mund ti bësh të reja në çdo kohë që kryen shërbime të tilla në to ,
Ne fakt,keni te drejte.Se pari,ju pronaret dhe menaxheret e shitjes se automjetev,beni shume mire qe ngreni kete problem,por,problemin me te madh e ka shteti.A keni kellqe t’i kerkoni llogar ketij,apo me kollaj ” i bihet” konsumatorit?Cila kompani karburantesh eshte penalizuar ne Shqiperi per kete palo karburant qe perdoret ketu?Beni krahasimin per cilesine me vendet perreth!Une kam patur makine te re te blere tek koncensionari,me benzine,dhe kur e furnizoja tek nje kompani prestigikoze,dridhej makina?Cili konsumator mund te fitoje gjyqin per demin qe shkakton ky lloj karburanti?Per mua,problemi me i madh eshte cilesia e ketij palo karburanti.Makinave te vjetra u behet dermani,po lubinjve te “vajit te djegur” si di t’ia bejme?
Duhet ndryshuar ligji, policia rrugore duhet te kete te drejte qe te ndaloje menjehere nje mjet i cili dukshem nxjerr tym blu apo te zi dhe ta dergoje per kontroll urgjent ne pikene saj te kontrollit. Pastaj duhet gjobitur rende koncensionari i SGS qe e ka kaluar kete makine si te rregullt kur ka shkuar per kolaudim. Eshte skandal, cdo dite shohim ne te gjitha rruget e Tiranes vetura te vjetra e te reja qe nxjerrin tym sa 3-4 kamione 40 tonesh. Per te mos fol pastaj per autobuset dhe kamionet e amortizuar qe jane nje tmerr me vetr per ndotjen qe leshojne.
“flasin ekspertet” thote tema, cilet eksperte? ata qe shesin makina te reja jane eksperte te ndotjes ne shqiperi? problemi eshte i vetem nga karburanti dhe kontrolli monopol teknik i makinave. kush e merr pergjegjesine te thote me siguri qe nje makine 11 apo 12 vjecare, me kontrolle te rregullta e sherbime teknike sic duhet, duke perdorur nje karburant te standarteve te vendeve te be-se, ndot me shume se nje kamjon 5 vjecar qe perdor nafte shqiptare, dhe kontrollin teknik e ben vetem sa per te paguar takesen vit per vit, dhe ec e shko se ska gje, eshte makine e re?Nuk mbahet derri per bishti o njeres, ne kemi kulturen e mos zbatimit te ligjeve,qe nga autoritetet e vendit, e deri tek individi i thjeshte.Liberalizo kontrollin teknik, dhe ndjekje penale me denime te renda per ato agjensi qe leshojne certifikata teknike te makines, fallco, ndjekje penale dhe denime te renda per te gjithe ata qe tregetojne karburante jashte standarteve te be-se, pastaj shif moshen qe duhet te importohet makina ne shqiperi. Ne shqiperi jane shtuar kanceret ne menyre stratosferike ne krahasim me vitet 90,tek kjo pa me te voglin dyshim ka ndikuar ndotja ambjentale deri tek ajo ushqimore,dhe me e keqja eshte se tendenza e fenomeneve kancerogjene eshte gjithnje ne rritje me ritme shume me te shpejta se neper vendet e zhvilluara.
.. nuk kam pune me ju zoterinj komentues , por me ata qe drejtojne ate vend ..! Mos jeni lidhur me “mafien ” boterrore te prodhimit te makinave ..?! Mos prodhuesit e karburanteve ne vend tregetojne ” mazut” {kot po ja fut |} ne vend te lendeve djegese te pershtateshme per konsum per automjetet ? Ne Europen ku jetojme , kontrrolli i automjeteve per gazrat qe nxjerrin , behet cdo vit , i detyrueshem dhe nje here ne dy vjet kontrroll i pergjitheshem i automjetit ..! C`jane keta “mendje ndritur ” qe duan te nxjerrin skarco makinat mbi dhjete vjet , pa u kontrrolluar ?!.. nese keni “rradake” thirrini ..!
Nuk ka nevoje per shume rekomandime ekspertesh sepse ka vetem nje rruge per te shpetuar nga tymi i zi i makinave dhe tymi i xhepave te djegur te ketij populli te mjere. Erdha nga Sllovenia ne Tirane me serbatorin e mbushur ne Slloveni me 1.26 euro litrin, bera plot 900 km dhe punonte makina per bukuri. Per kthim e mbusha te Kastrati me 1780 lek per liter dhe nafta mbaroi mbas 700 kilometrash. Sa ngjitesha ne nje malore vetem zhurme motori dhe shtellunga tymi te zi prej naftes se Shqiperise.
Shqiperia nuk ka qeveri per qytetaret por ka nje kryeminister kryeharbut e te korruptuar qe merr miliona euro si ortak me oligarket e naftes te cilet i rropen dhe i helmuan shqiptaret duke ju shitur solarin per nafte me shtrenjt se sa eshte nafta ne France dhe Gjermani. Ketu kontrolloret e naftes jane kot se marrin urdhra nga KM-ja dhe rroga te majme nga Ceti dhe cetat e tjere te naftes qe te genjejne duke lejuar solarin te shitet per nafte. Pa u shporrur kjo aleance pushtet-oligarki ne dem te qytetareve nuk ka shpetim ky popull.