Satelitët “Galileo” vërtetojnë relativitetin e Ajnshtajnit

5 Janar 2019, 10:42Hi-Tech TEMA

Satelitët europianë “Galileo” verifikojnë relativitetin e Ajnshtajnit me saktësinë më të lartë ndonjëherë, duke përllogaritur në mënyrën më të saktë se si ndryshimet e forcës gravitacionale ndryshojnë kalimin e kohës, një efekt i parashikuar nga kjo teori e përpunuar 100 vite më parë.

Ky studim është publikuar në revistën shkencore “Physical Review Letters” dhe vjen si rezultat i projektit “Great” i drejtuar nga njësia e kërkimit “Syrte” pranë Observatorit të Parisit dhe nga qendra gjermane “Zarm” që koordinohen nga zyra “Galileo Navigation Science Office” dhe Agjencia Hapësinore Europiane (ESA), raporton ata.

Sipas teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit, ndryshimet e forcës së gravitetit ndryshojnë kalimin e kohës de për pasojë, për shembull, koha kalon më avash pranë një trupi qiellor të dimensioneve të mëdha.

Kjo do të thotë se për një orë në Tokë, që ndjen një fushë gravitacionale më të lartë, koha kalon më avash në krahasim me një orë të vendosur në një satelit rreth 20 000 kilometra lartësi, që është distanca ku ndodhen satelitët e sistemit “Galileo”.

Falë të dhënave të mbledhura në tre vite nga dy satelitët, që transportojnë një orë ultra atomike ultra të sakta, studiuesit kanë arritur të masin me shumë saktësi këtë efekt, duke përcaktuar se ndryshimet e forcës së gravitetit ndryshojnë kalimin e kohës për orat e dy satelitëve “Galileo”, në krahasim me orët në Tokë, me katër të mijtat e miliardit të sekondit për çdo 13 orë.

8 komente në “Satelitët “Galileo” vërtetojnë relativitetin e Ajnshtajnit”

  1. xxx says:

    Keto teori nuk i duhen kujt dhe me e cuditshmja eshte se si mund te maten 4/1000/0000000000 sek

  2. Xhaa Suloja says:

    Nuk është gjë e re. Këto i kemi mësuar në shkollën 7 vjeçare. Ose që lexuesi ta kuptojë më saktë, brezi im i ka mësuar para 66 vitesh.
    Çudia është se sa pa dije po na rrethojnë sot.
    Xha Suloja

  3. Moni says:

    Teoria e relativitetit zbatohet dhe ne gjuhen shqipe, e cila perçudnohet nga gjysem-analfabete qe perkthejne artikuj. Fjala « ngadale » shnderrrohet ne « avash », « i ati » shnderrohet ne « i jati » dhe plot gomarlleqe te tjera. Nese keni mbaruar universitetin dhe beni gabime te tilla te denja per nxenes te shkolles fillore, atehere urgjentisht duhen mbyllur keto universitete qe prodhojne mina me sahat.

  4. xx says:

    Ata kane aparatura te masin edhe ate qe ne nuk e koncepojme.Atij qe nuk i intereson,nuk e lexon por jue ju ka interesuar perderisa e keni lexuar

  5. Tironci says:

    sqarim i vogel.
    relativ do te thote :
    P.sh. kur nje objekt zmadhon dinstancen kundrejt nje objekti, aq me shume i afrohet nje objekti tjeter.
    Ose nje sqarim popullor; kur ishim ne rradhe per kilen e qumshtit ne kohen e dulles, ose kur punonim turni trete, pune muti, s`kalonte nota me ja qi kurven dukej nota e gjate 24 ore, ndersa kur ishim duke gjujt noi goce te bukur , ikshin oret si me qene minuta harrojshim me shku ne shpi.
    Ose; sa me shume vjedhin e pasurohen politikanet tane, aq me shume varferohet populli.
    besoj se sqarim me te pershtateshem e me te kuptueshem nuk ka mo. Apo jo.
    Vari karet Anshtajnit, Anshtajni e kishte ne terezi, nji here u martu me nji serbe, dhe kur e pa se u plak serbja i dha duret. Pa nji kusheriren e vet qe ishte e bukur ene i futi loqet asaj. Prandaj e mbajti vrapin ne kontinentin tjeter, se hitleri do ja kishte pre fare se synet ishte bo simas fese cifute qe kishte.
    Njerezit skane buke e ilace, ndersa ju te temes na cani trapin me lajme qe si hyne ne pune askujt.

  6. Baliu says:

    Teoria e Einstein-it eshte vertetuar me se miri duke e shpjeguar trajektoren e rrotullimit te planetit Merkur rreth Diellit, gje qe teoria e Newton-it nuk mund ta beje. Njefar Zylo-shkencetari koqevar i quajtur Shukri Klinaku, del ne televizion mbremjen e nderrimit te moteve dhe thot se ka mberrijtur ta demantoj teorine e relativitetit. Kujt ti besohet, sateliteve “Galileo”, apo fizikarit Klinaku? Siq thuhet, qdo tenxhere e gjen kapakun e vet. E fizikari Klinaku e ka te sigurt postin e profesorit universitar, pavarsisht se flet broqkulla publikisht, ska balo duftet mu kon dredhaxhi.

  7. kepucari says:

    Teoria e relativitetit ka 45 vjete qe eshte vertetuar ne kete aspekt. Sistemi GPS ben korrigjimin e oreve satelitore cdo dite, se ora ne satelitet LEO ecen 38 usec me shpejt se ora e Tokes.
    Artikujt shkencore nuk duan perkthyes plepash, duan interpretues. Mos hani shume sufllaqe se i bejne me mish gomari.

  8. No says:

    Artikujt shkencor duhen perkthyer nga specialiste te fushes, ndryshe dalin si ky me siper, as mish, as peshk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje