Një peshk ton i kuq rreth 278 kilogram u shit të shtunën me një çmim rekord prej 2,7 milionë euro në Tokio, një sukses i paparashikueshëm për ankandet e para të Vitit të Ri në tregun e ri të Toyosu, ende në fazë përmirësimi.
Rreth orës 05:10 të mëngjesit (të enjten 20:10 GMT) u dëgjua zhurma e gongut për të shënuar nisjen e ankandit.
Të ekspozuar përpara blerësve potencialë të aftë për të gjykuar cilësinë e shijes me sy të lirë, qindra peshk ton të kuq të freskët dhe të ngrirë, të vendosur në radhë njëri pas tjetrit u shitën një nga një gjatë një shfaqje shumëdimensionale për kënaqësinë e të pranishmëve.
Pjesëmarrësit, emri i së cilëve ishte shkruar në kapelet e tyre, paraqisnin ofertat më të larta me gjeste të koduara që kuptoheshin menjëherë nga organizatori i ankandit, ku edhe vetë fjalët ndonjëherë ngjasonin me një këngë fetare.