Nga Andi Bushati
Nisja e një viti në rolin e kllounit nuk është mëkati i vetëm i shfaqes së Edi Ramës përballë Ermal Mamaqit. Përtej gëlimit të debateve të shumta, përtej serialit të gënjeshtrave për shtëpinë e Surrelit, përtej hipokrizisë për protestat e studentëve, kishte në atë dialog që nuk prodhoi dot humor diçka më të rëndë.
Në një moment, gjatë bisedës, kryeministri iu drejtua me një këshillë qytetarëve të vet. Mos shihni më lajme për një javë, mos lexoni gazeta dhe portale gjatë kësaj kohe. Mbylleni televizorin, shikoni vetëm futboll apo Xingun e Ermalit dhe do të kuptoni se jetoni në një vend më të mirë, predikoi ai gjatë emisionit.
Do të qe mungesë e madhe serioziteti, që pas një bashkëbisedimi aq pak serioz të filloje të teorizoje për rolin e pashmangshëm të pushtetit të katërt në demokraci, për fjalën e lirë dhe pluralizmin e opinioneve në një shoqëri si e jona, që do e vizatonin ashtu siç është në të vërtetë, kllounin që për vete shpenzon 4-5 orë të ditës duke na u shfaqur pas ekranit.
Por do të qe një eksperiment më i thjeshtë nëse, do të imagjinonim për një çast, sikur ta kishim zbatuar këshillën e Edi Ramës gjatë këtij një viti e gjysëm që ai po gllabëron i vetëm tepsinë.
Nëse do të kishim mbyllur TV-të dhe s’do të kishim klikuar mbi portale, ne nuk do ta kishim marrë vesh se ministri i policisë që deshëm ishte i lidhur me Habilajt dhe se trafiku i narkotikëve kishte plasur sheshit.
Nëse do ta bënim këtë, ne do të qemë të bindur se përgjimi i Babales me Agron Xhafajn ishte një manipulim i vërtetuar si i tillë nga një laborator serioz ndërkombëtar.
Nëse do ta bënim këtë, ne do të besonim se Rama dhe Veliaj duan ti falin kryeqytetit një teatër të ri modern, pa menduar aspak për biznesin 200 milionë eurosh 6 kullave që do të ndërtohen në qendër.
Nëse do ta bënim këtë, ne s’do ta merrnim vesh kurrë se pas projektit 20 milionë euro për kilometër të unazës, fshihej një tender i trukuar dhe një lojë me letra fallco.
Nëse do ta bënim këtë, ne do kujtonim se vërtet qëllimi i qeverisë ishte të pastronte qytetet dhe jo ti falte miliona atyre që fshihen pas biznesit të inceneratorëve.
Nëse do ta bënim këtë, ne do ta mirkuptonim kryeministrin e të pasurve që thotë se nuk ka më shumë para për studentët, pasi nuk do ta merrnim vesh kurrë se me një të rënë të lapsit ai përgjysmoi tatimin mbi dividentin oligarkëve.
Kështu vërtet që, ç‘do mbrëmje, do binim në gjumë me ëndrrën e jetesës në një vend më të mirë, që ngjan shumë me atë që na e tregon nga TV, në monologjet e tij alla Fidel, Edi Rama.
Kështu, me tru të shplarë, vërtet do ti shijonim më shumë emisionet humoristike siç bënim me skeçet e Ben Shakës në kohën e Enverit të parë.
Kështu vërtet do të drithëroheshim për golat e Ronaldos apo Mesit si me të vetmin emocion që na kishte mbetur në jetë.
Por, fatkeqësisht për ne, kjo ekzistencë idilike është e pamundur. Sistemi që na kanë imponuar të jetojmë nuk e pranon këtë tablo njëngjyrëshe të realitetit.
Megjithëatë, pamundësia fatkeqe e qindra mijra shqiptarëve, për ta imagjinuar veten në Eldoradon që u pikturon Edi Rama, nuk është asgjë përballë mjerimit të një kryeministri që ëndërron si të vetmen rrugëdalje ti mbyllë veshët dhe sytë qytetarëve të vet. Kjo është shenja e qartë se pas 5 vitesh pushtet demagogjia e tij ka përfunduar. Propaganda e tij ka vdekur.
Vetëm një vit e gjysëm, pasi kërkoi të tërë tepsinë për të ndarë paratë me dhjetë oligarkë, ai e ka kuptuar që gënjeshtra se fajin e kishte grykësia e aleatëve të vegjël nuk ka funksionuar. Ashtu sikurse e di se alibitë që fajsojnë drejtorët e provincave, zyrtarët e legalizimit, apo dekanët e fakulteteve nuk e mbulojnë dot oreksin për grabitje masive.
Tani e vetmja ëndër i ka mbetur të vazhdojë orgjinë e tij pa e treguar ndokush me gisht se mbreti është lakuriq.
Prandaj shpreson që shqiptarët mos dëgjojnë dhe shikojnë më asgjë përpos atij. Pikërisht për këtë i ftoi qytetarët të mos lexojnë mediat dhe mos shohin lajmet. Pikërisht për këtë i këshilloi ata ta hapin televizionin vetëm për të parë futboll dhe barcaleta.
Sepse në thelb Edi Rama ëndërron një “parajsë” ku ai dhe një grusht klientësh të vazhdojnë të grabisin, ndërsa dynjaja gajaset në “Xing me Ermalin”.
Bushat perfundimisht ke rrjedh.Pse kaq shpejt more djale,je dhe pa martu akoma.Si duket ke ngel pa leke e po i fut nga nje artikull shatrapatra sa per te marre leket.Boll te shash Ramen dhe je ne rregull me kazanin.
O Bushe, po ik o pirdhu, sa euro e shet gojen?
Ikë ore koqe
BUSHAT JE PERFUNDIMISHT NJE KOQE KANDARI. TI SIKUR RRI PRAPA BYTHES SE RAMES O PILIVESE. SIKUR TE KA QIRE RAMA NE BYTHE. MOS JE NJE ÇIKE GEI MORE TOROLLAK SE DHE GRATE TE KANE LENE ME GISHT NE GOJE.TE DHJEFSHA PUSHTETIN E KATERT ORE PUSHTET KAZANI.RAMA PERFUNDIMISHT JUA NXORRI BOJEN MORE FUND KAZANI.JU KANE RENE SHUME AKSIONET NE BURSE ORE IDIOT.
ANDO !!?????? Na honksh mutin , plako !
Ka te drejte ky beqiri. Po te mos ishte medja ashtu si predikon Rama nuk do te mesonim se hetuesi Mehdi Bushati i kafshonte ne gryke te akuzuarit per agjitacion e propogande.
O ti birbo! Po me “olivarket” cfare! Ata jane biznesmen me te mirat dhe dobesit e tyre, qe mbajne me aktivitetin e tyre u japin rroge mijra familjeve dhe mbajne edhe shtetin! Pastaj fol me emra! Por ti e di mire se Shqiperia nuk ka nga ata lloj si i mendon ti! Fol me emra …por pastaj ata te fuckin mire! Andi je mire tek kazani! Rama kerkoi nje jave te mos merremi me kazani! Respekt per Mesin dhe Ronaldon!
`Bej nje sondazh per veten dhe koleget o Bushat,ti Zheji Lubonja Lorenci Xhunga Balla Fevzo Cani jeni bere te padurueshem. Jeni 0 per nga besueshmeria. Lironi ekranet dhe gazetat dhe zhdukuni nga syte kembet.
Bravo Z. Bushati !!! Ah sa mire do ishte me u kthy te epoka e radjos Iliria dhe televizoreve adriatik,butrint perparimi e iliria dhe keto me autorizim vec per rrethin e ngushte (b*telepiresit klasike te sojit Palla ) ku populli te degjonte vetem peshperitjet e te madhit KM…
Ke harruar se ajo radio Iliria,televizori Adriatik etj,percillnin fjalen e partise e te gjyshit Husni,te Andit…Sa per dijeni,say ishte ai gjalle,ne Emer te partise dhe Enverit,ky Husniu i Andit i “treti”…Jo me kot dhe Sali Berisha,nga haleja e Husniut doli ne “drite”…
Prandaj,Andi duhet te laje halene e gysh Husniut dhe mucilleqet e babi Mediut,kryetar I deges te brendeshme…
A Bushati e ka terguar veten dhe po vazhdon ta tregoj qe eshte nje Koqe,i Cmendur,komlet Idiot ,dhe Kamikaz I PD apo LSI
Duket qe nuk ja vare me asnje gazete me shkrimet qe bene,dhe duket qe ka ngelur pa leke??????
Po nuk kuptove se per cfar e kishte fjalen Rama Je nje cop M..i qe bene hije kote kur del djelli
Dhe e quan veten Kanalist I ujrave te zeza,Gazetaruq, dhe sikur zbulon ate qe nuk e zbulojne dote te tjeret
Fain per kete e ka Mero Baze qe boton shkrimet e tua dhe ne qe bejme komente budallalliqet e tua ( qe shkruan dhe thua)
Bushat o imiri i gjyshes, fillo ndonje zanat tjeter se pushteti e 4 e dhjeve fare.si i mencem qe je zbulo pushtetin e peste se mbase behesh i rendesishem si gjyshi, me nje fjale jo i pari, por i pari qe lepin bythen e te parit, se gjyshi kete pune bente dhe ishte ne treshen e pare dhe i beri Kapot te pare, se ti kot quhesh Bushat , i ngjan dashnorit te mamit.
O Bushat, pse e ben veten rezil, ti je i pa fetyre, e shikon se askush nuk i pjerdh shkrimet tuja, rri ore urte e mos e deskredito veten,
Me të vertetë shume nga keta gazetaret analistë me shkrimet e tyre e dëshmojnë të shkruar në ballë , Moral Bir Kurvash , Pushta politik janë . ? Ku me plot gojmundet të radhitish mbi 10 mbas këtij Bythkës Bushati , Lubonjë , Peka , Shkullaku , etj .
Ju qe shani jepni nje argument ku e ka gabim,se sharja nuk eshte argument.Prandaj do ishte me mire mos shkruanit,pasi do mbulonit dhe nivelin tuaj.
Bushati sheh dhe zmadhon vetem anen negative,por dhe ne ato veprime ku sheh vetem cdo fitoje njeri apo tjetri ka dhe zhvillim,te cilin llafet nuk po e lene te shkoje perpara.
Persa i perket Teatrit une nuk di cdo fitohet po si specialist qe e kam pare para 6 vjetesh i kam thene drejtorit qe riparimi me i mire eshte ta besh te ri.I degjoj te gjithe qe flasin per teatrin dhe bejne dhe patriotin dhe verej fatkeqesisht .qe inkopetenca po e mbyt kete vend.Shkoni njehere shiheni nga brenda teatrin,shihni gjendjen e tij si dhe masakren e bere ma shtesa pa kuptim te bera qe para 90 es dhe ne vazhdim dhe pastaj flisni per fitime. dhe prishje te arkitektures.
Po Bushat, do benin mire shqiptaret qe per nje jave te mos shihnin surratin tend, te Lubonjes, Rakipit, Zhejit dhe gjithe atyre qe me te drejte lexuesit e degjuesit ju quajne ANAL-iste.
Sepse ato zbulime qe ti permend-dhe qe padyshim ka shume te verteta- nuk jane zbuluar nga anal- izat tuaja. Ju nuk keni as inteligjencen, as profesionalizmin, as intuiten dhe aq me pak background-in dhe moralin qe te bindni popullin per bemat e qeverise.
Jeni kaq te diskredituar sa se bashku me tre te dikredituarit e medhenj, Berisha-Basha-Kryemadhi po mbani ne kembe Ramen dhe PS.
Ky trapi me siguri per te gjitha komentet qe jane ketu kundra tij mendon qe i shkrun Rama. Pranaj vazhdon e shkuan cdo jave . Dmth debil komplet.
Hahaha, Andi si gjithmone i bere komentuesit e halese kryeministrore qe ti zere bizga. Ki pak meshire per ta o njeri, se ngelen ne hale me breket te gjunjte.
Big like Bushat!
Ti je gazetari anhilisti me i urryer sot ne Shqiperi.Kee nje emer pune mjaft te neveritshem
Edhe fjaleen Televizion sdi me shkruar,pa lere se je nje zemerkeq tipik.
Turp per ty e turp per gazeten qe te jep hapsire.*
Lus zotin te ndikoj tek ti qe te behesh thjeshte qenje njerzore.
Kurvat e Rilindjes nuk vonojne ti shajne gjyshen Andit. Pyeteni Ramutin a ka bere Kristaqi ndonje bust per gjyshin. Te pakten Andi nuk vjen nga rrace sherbetoresh.
Humbje kohe në “xing me bushatin”,pasi lexon kĕtë shkrim.Asnjë argument bazar në fakte e prova për të çuar në një përfundim bindës për çfarë është lodhur të shkruaj.Të shkuara Bushat.
Andi Bushati, te lumte! Prejardhjes sate nuk ke cfare t’i besh dhe keta qe te perqeshin per ate pune nuk jane vecse zoraxhinj qe deri dje gjyshit dhe babit tend i lepinin bythen. Ti o njeri vazhdo ta demaskosh again e Surrelit. Te lumte.
bushati ka te drejte! edi flama nuk na ben dot budallenj! e ka kthyer vjedhjen dhe rrjepjen e taksave dhe pasurive te shqiperise ne art ! nuk te kam votuar dhe te pakten jam rehat me veten ! fytyre e keqe dhe pis burre
A cna ha mun o Bushat, po ate te Rames qe ben ne mengjez.
Njeri i peshtire….
Nese jane vertet kaq shume njerez, qe shajne e i turren Bushatit, duke lehur si qener te nxitur nga i zoti, ky vend nuk ka per te bere hajer per nje kohe shume te gjate. Fatkeqesi per pakicen, ata qe e kuptojne injorancen e budallejve dhe mercenareve te pushtetit, sepse te vetem, ata nuk mund ta ndryshojne mentalitetin mesjetar te ketij populli.