Neutralizimi i "terroristëve", Turqia kryen sulme ajrore në veri të Irakut

6 Janar 2019, 21:55Bota TEMA

Turqia ka kryer sulme ajrore në veri të Irakut, ku ka “neutralizuar shtatë terroristë”, ka njoftuar sot Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

Termi “terrorist” nga Ankaraja zakonisht përdoret për t’iu referuar anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, një grup i cili është i ndaluar në Turqi dhe konsiderohet organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian.

Sipas ministrisë turke, të vrarët në sulmet ajrore që u kryen gjatë ditës së shtunë, po planifikonin një sulm mbi një bazë ushtarake turke.

Sulmet ajrore janë kryer në rajonin e Avasin-Basyan.

Turqia ka kryer sulme ajrore mbi caqe të ndryshme në veri të Irakut që prej mesit të dhjetorit të vitit 2018.

2 komente në “Neutralizimi i “terroristëve”, Turqia kryen sulme ajrore në veri të Irakut”

  1. Aldi says:

    Ta provojene me Mirditen po ja u mbajti ketyre.

  2. ec aty says:

    FREE KURDISTAN!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje