AKU monitorim intensiv në gjithë vendin: 77 analiza dhe 738 inspektime në Pikat Doganore

7 Janar 2019, 10:04Sociale TEMA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se ka vijuar intesivisht kontrollet në gjithë vendin.

Përmes një komunikate për media, ndër të tjera njofton:

Në javën që lamë pas AKU, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend janë kryer:

Për datat 31.12.2018- 01/02 janar 2019 Inspektorët e AKU-së kanë qenë nën monitorimin e festave të fund vitit në çdo qytet. 

Gjithçka rezultoi sukses pasi nuk u shënua asnjë rast helmimi nga ushqimi.

Për datat 03/04 janar 2019 janë kryer 125 Inspektime, në të gjithë territorin e Shqipërisë
Ndër to;
71 Paralajmërime

738 inspektime në Pikat Doganore

Janë kryer 77 analiza në të gjithë vendin, ndër to:

• 56% të rasteve ka qenë nga kontrollet zyrtare në Pikat e Inspektimit Kufitar,

• 28% të rasteve nga kontrollet zyrtare në terren,

• 17% të rasteve kanë qenë analiza vetëkontrolli”, theksohet në deklaratë. (TemA)

1 komente në “AKU monitorim intensiv në gjithë vendin: 77 analiza dhe 738 inspektime në Pikat Doganore”

  1. Sheleaura says:

    ju te aku ini nje istitucjon me i paft ose me i koruptuari
    neper dygjane shitet mall i skaduar
    i mykur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje