Edhe Korça me aeroport të ri, ja detajet e projektit strategjik për zhvillimin e rajonit

6 Janar 2019, 13:49Sociale TEMA

Projekti për ndërtimin e aeroportit të Lumalasit kap një vlerë investimi 25 milionë euro, dhe pritet t’i “rikthejë’ Korçës aeroportin pas 94 vitesh.

Me financimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe pas kërkesës së këshillit bashkiak të Korçës, tashmë ka përfunduar studimi i fizibilitetit për këtë projekt strategjik për gjithë rajonin e Korçës.

Në kuadër të konsultimeve që janë kryer mes pushtetit qendror dhe atij vendor, parashikohet që ky projekt madhor të realizohet hap pas hapi, pa pasur paraprakisht nevojë për investime të mëdha.

Fillimisht ai do të funksionojë për uljen e avionëve të vegjël turistik, për aviacionin e përgjithshëm dhe më pas synohet vendosja e tij në eficencë si një aeroport low cost me linja ndërkombëtare.

Aktorët e angazhuar për ndërtimin e këtij projekti synojnë që fillimisht përmes vënies së tij në funksion për uljen e avionëve të vegjël turistik apo për aviacionin e përgjithshëm të sigurojnë të ardhura që do investohen më pas drejtpërdrejt për zgjerimin e këtij projekti.

Ndërtimi i aeroportit të Lumalasit në Korçë, është një projekt me një ndikim të konsiderueshëm në zhvillimin e turizmit në këtë rajon.

Pas 94 vitesh, tashmë Korça do të ketë sërish një aeroport funksional. Nga viti 1924-1944, Korça kishte aeroportin e vetë funksional, i cili përdorej kryesisht për transportin e brendshëm ajror dhe që siguronte lidhje me Tiranën, Peshkopinë, Shkodrën etj.(ata)

28 komente në “Edhe Korça me aeroport të ri, ja detajet e projektit strategjik për zhvillimin e rajonit”

  1. gloria says:

    Kur do filloi, kur te qethen vicat apo me pare se jemi dehur me do te, do te, do te dhe asgje…..

    1. RajoniPeqinit says:

      Aman nje aeroport ne Peqin do na ndihmonte shume per ta zhvilluar qytezen tone dhe fshatrat perreth. Vini doren ne zemer. Faleminderit!

      1. Cimi says:

        Dmth Enver Hoxha me gjithe keto dobica politikane qe mbaruan shkollat e tij. Dhe sot na udheheqin ne. Na paskan lene gati 100 vjet mbrapa nga 1924. Sepse aeroporti qenka bere ne kohen e Zogut. I bie qe nuk jemi ne 2019 por ne 1819. Ptu Enver Hoxha qe na e shkaterrove kete vend jo vetem me ndertime e e rruge te shemtuara. Por dhe me mentalitet te shemtuar .I le shqiptaret ne injorance dhe pa infrastrukture

  2. Kalec Dega says:

    Pasi u ndertuan me sukses Aeroporti i Kukesit, ai i Vlores tani e ka rradhen edhe ai i Korces.Nese do jete Air-Anadoll apo Swiss air si linja , kete e vendos byrazeri vete.

    Po dhe do mbjellim geshtenja
    ne Vlore dhe portokalle ne Tropoje
    po qe se vendos vete byrazeri….
    duke marre shembull nga Lai Eri.

    Pasi te kemi ndertuar hekurudhat dhe 10 km rruhe te kombit….

  3. IVONI says:

    .. po m na cudisni me keto shkrime ..! aeroporti i Lumalasit ka ekzistuar ne kohen e pushtetit popullor ..! te gjitha po i nxini “orre ju nxifte perendia ditet ” ju dhe atyre qe ju udhezuan per shkaterrimin e vendit , kushdo qofshin ..!

  4. Zambi says:

    Pasi rilindja vendosi ne pune aeroportin e Kukesit, ndertoi te Vlores, Kucoves, Sarandes dhe Gjirokastres i erdhi rradha atij te Korces. Mrekulli 3D kjo rilindja. Shpresojme qe te na kaloje dhe neve 3D qe te kemi mundesi te shijojme zhvillimin e papare 3D qe na ka sjelle rilindja

  5. X says:

    Sipas meje Korces i nevojitet jo vetem aeroporti ne Lumalas, por edhe nje ne Bythekuq, nje ne Voskopoje, nje ne Dardhe (por para se ajo e shkreta e ka bishtin prapa), nje ne Drenove dhe patjeter nje ne Maliq (meqe ben ligjin) dhe te tere korcaret te shkojne ne p… te semes si Ai Pe Leshi.
    Mos te harroje te marrin me vehte edhe Benetin qe financon te tilla ka.lleqe (projekte madhore pa financime te medha)

  6. Kozmos says:

    KORCA BESOJ QE DO TA REALIZOJE KETE PROJEKT .
    SHQIPERIA, NUK KA ASNJE LINJE HEKURUDHORE , PER TURP TE ZOTIT , SHPRESOJME QE TE VIJME DIREKT NE KORCE NGA JASHTE .
    BRAVO KORCA .

  7. 1* says:

    Sala ne fushata thjesht premtonte e pa bere asgje, per “park energjitik nderkombetar”, ndertimin e HC të Banjes qe e inaguroi plot tre here,ndertimin e hekurudhave, kthimin e vendit ne “arrorë”, ” vreshtorë”, “leshtorë”, etj, etj,. Sot “kryepikturisti” i ka hyrë thellë, “ama shumë thellë” përalles me aeroporte.

    1. Fredi says:

      Erdhe zjedhjet.te tera jane per fushate

  8. Arbeni says:

    Pse ka patur aeroporte në Shkoder e Peshkopi Mero…??

    1. Lil Toronto says:

      Ne Peshkopi ka patur aeroport, ka qene ne fushen e Kastriotit. Atje mendohej te ndertohej edhe qyteti I Peshkopise, por sheheleret (lagje) ishin me te zote per t’ja nderruar mendjen mbretit Zog dhe keshtu qyteti u ndertua ne ate palo vend pnane atij fare perroi pa emer e jo buze lumit Drin, sic ka hije te ndertohen qytetet. Tani Peshkopia eshte vecse nje katrahure, sidomos pas viteve 90.
      Rames nuk i bie mendja qe ka ca njerez qe banojne atje, por kujtohet vetem per votime, i fut nje dore gallate e iken.

  9. Ai says:

    Me nje menaxhim te mire,edhe kuksi edhe vlora edhe korca do kishin perfunduar…perfunduar
    Ky i gjati,i harxhoi nja 200.000€ ( eura) sot ne elbasan
    30 ministra = 30 dhoma hoteli
    5 truproje secili ( te pakten) = 40 dhoma hoteli
    3 makina secili = 50€ karburant secila makine
    Policia e tr qe u mor me hapjen e rrugve
    Policia e elbasanit ne gadishmeri nr:1= 48 ore

    Te gjitha keto shpenzime…per lesh me qime

  10. Kapter Jari says:

    Aeroporti i Lumalasit edhte ndertuar qysh ne vitin 1963 me te gjithe parametrat per uljen dhe ngritjen e avioneve reaktive. Ai nuk eshte grabitur dhe me nje pastrim te vogel vihet ne pune per avione te lehte. Bile edhe ne vitin 1999 ne kohen e krizes Kosovare NATO beri disa punime per ta pasur ne gadishmeri. Kjo mund ti duket e pabesushme komentuesit injorant X po ne nuk beson le te shkoje ne PS.

  11. Rad says:

    Qysh tha ai ? Tankun e pare qe do vije , ti do ta marresh !! Tani u be “ aeroporti i pare qe do vije , ti do ta marresh “ ?

  12. E verteta says:

    Para ndertohen rruget hekurudha pastaj aeroporti ky eshte masshtrimi i rradhes nga pallosh erdogani

  13. Taras says:

    Po dhe pogradeci.gramshi,pa harruar dhe leskovikun dhe pishkashin e duan nga nja aeroport si JFK..sa i Frankfurtit..ne mos aq te madh sa i Hong Kongut…pirdhe o prift ne gusht..se ne prill ke fendur…Edo mos pi shume perzieres…

  14. Late says:

    Po, Korca ka patur airport. Shume te mire.

  15. hamiti says:

    Po realizohen muaj pas muaji premtimet e Rilindjes.Tashme arritem te kemi aeropot ne Tirane,Kukes,.Vlore,Sarande,.Korca gjithashtu ku pas 12 vjetesh do te kene perfunduar edhe ato 2 km. e autostrades Tirane -Elbasa,te cilat i la paperfunduar Saliu 5 vjet me pare.Ky premtim se bashku me punesimin e 300 mije shqiptarëve ne Gjermani,Britani,Hollande e France ,tregojne sa serioze eshte kjo menyre qeverisje.

  16. butrinti says:

    MOS U MERZITNI ,TE DASHUR . SA TE VENDOSIM MONEN DO NDERTOJME MENJEHER CDO GJE , DO BEJME AEROPORTE RRUGET UNAZAT, SPITALET SHKOLLAT NE BUJQESI DO TE KO0NKUROJME GJITHE BALLKANIN . DO TE SJELLIM KOHEN KUR BERISHA KONKURONTE GJERMANIN JA ERDHI DATA 7 DHE PO SE REZUAM ATE QAFIR NE DATEN 7 KEMI MARSIN , QERSHORIN . VETEM AMAN ATE REFORMEN ATE TE HEQIM TE PAREN SE AJO TE BEN GJEMEN.

  17. kuksiani says:

    AEROPORT DUHET TE KENE QYTETET KRYESORE NE SHQIPERI,,,,,TIRANA,,,SHKODRA,,KUKESI,VLORA,SARANDA,KORCA,,dhe te shihet per nje aeroport te vogel turistik ne gjirokaster,,,…./////

  18. Qytetar says:

    More,po si u ne ajo forca e pare,dini ndonje gje ???

  19. Orli says:

    Pas 10000 km rruge te sales,tramit te lulit,areopoteve te edit dhe diskutimit te vendit te pare me Gjermanine ne kohen e qoftelargut rrumpalla,tani te vetmit konkurente jane….UFOT!

  20. vlora.vlora says:

    e ndriti me vloren gjirokastren dhe tani korca ,aman po kush i ha me keto

  21. qafasqepurit says:

    Po per çfar aeroporti flisni?..Kurrrre nuk ka patur aeroport Korça apo Kukesi…thjesht nje piste “terra batuta” per ulje ngritje avionesh te kohes se qepes…si mund te quani sot aeroport nje piste????.. Jini te pakten serioz! Ok leket per aeroport do tenderohen ska pike dyshimi..por kush do fluturoje per/nga Korça? Kush kompani ajrore???????..
    Ik ore se u bet te pa durueshem. Bej projekte, studime dhe vidhni pa ju nxire aspak faqja. Turp turp

  22. Horoskopi says:

    Gjithkush po flet në këtë vend përveç ekspertëve të aviacionit. Aviacioni është një punë specifike. Nuk mund të jetë një temë në ‘kafenë e gjahtarëve’

  23. Gjerg says:

    Bazuar në lajmet dhe komentet, shqiptarët synojnë të shkojnë në fermë me linjë ajrore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje