Nisma e pazakontë: Asnjë shërbim për “të fortët” me xhama të zinj në Shqipëri

5 Janar 2019, 19:04Sociale TEMA

Përveç basteve, duket se Viti i Ri ka ardhur me lajme të papritura edhe për ‘të fortët’ e makinave.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor deklaron se duke nisur nga data 7 janar 2019 do t’i ndalojë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë!

“Nga 7.01.2019 DPSHTRR do kryejë procedurat e rregjistrimit të automjetit të importuar bazuar në faturën/aktin e shitjes nga subjekti biznes i huaj, i njohur në atë shtet për shitje automjetesh.

Njohim përgjegjësinë e transaksionit nga eksportuesi. Jo më kontrata fiktive ekstra!” – njofton DPSHTRR përmes Facebook.

9 komente në “Nisma e pazakontë: Asnjë shërbim për “të fortët” me xhama të zinj në Shqipëri”

  1. ?? says:

    Xhama të zinj ka të drejt vetëm sigurimi shtetit.

  2. i cudituri says:

    Ku jane xhamat ketu !?

  3. Beni says:

    Po kur udhetojme me femije te vegjel me makine ne distanca nga qyteti ne qytet cfar te bejme ne diell pervelues. Perde jo se jo edhe xhama te erresuar jo. Ai qe ben krimin ska nevoje per xhama te zez e ben naten, futet ne lokal pa makine, ose gjen menyren. Kjo eshte llafe koti. Xhama te erresuar ka gjith bota. Jane mbrojtes per diellin per femijte kryesisht.

    1. Lori says:

      Askund ne shtete funksionale nuk jane te lejuara xhamat e nxira te perparme, vetem ajo nga mbrapa me ansoret, pa le qe vozisin boten keta kendej e jo nga qyteti ne qytet siq thuani ju, sikur vetem shqiptaret paskan femije te vegjel e sidomos nje familje me femi te mbaje mbaje makine garipash, ç‘ te themi…

    2. ik ere pirdhu says:

      IDIOT! Xhamat e erret nuk jane “kunder diellit” por per te mos u dukur personat qe ndodhen brenda ne makine. KOQE!!!

  4. gloria says:

    Sa here eshte thene keshtu dhe asnje here nuk eshte zbatuar deri ne fund ose eshte bere ne menyre selektive…..

  5. Vk says:

    Po per ata qe skan xhama fare, si vila ne surrel, do ju sherbehet

  6. Vetem po q...Ramen te quhet says:

    Si paska dal pija e vitit te ri gazetarit se lajm nuk gjetem. Nejse te na rroj Rama me gjithe soj e sorrollop qe vazhdon kinezerit e nisura qe nga koha e …Ismail Qemalit.

  7. Genti says:

    Te mos u sherbehet dhe atyre qe mbajne syze me xhama te erreta, si dhe qarkullojne me duar ne xhepa dhe nga tre veta bashke. Hajt te na rroje Demokracia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje