FOTOT/ Temperaturat nën zero, Bashkia e Tiranës sistemon të moshuarin në situatë rruge në qendrën e re sociale

5 Janar 2019, 10:36Sociale TEMA
FOTOT/ Temperaturat nën zero, Bashkia e Tiranës sistemon të

Bashkia e Tiranës ka sistemuar në qendrat e saj sociale njerëzit në nevojë dhe në situatë rruge për të përballuar të ftohtin e madh që ka përfshirë vendin.

I tillë është edhe rasti i Abazit, një i moshuar i cili është në situatë rruge dhe i braktisur nga familja e tij.

Tashmë ai ka një strehë të ngrohtë ndërkohë që është nën kujdesin e vazhdueshëm të punonjësve social të Bashkisë së Tiranës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për gjendjen e tij, punonjësit e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës kanë marrë të moshuarin dhe e kanë dërguar për vizita mjekësore në QSUT, ku pas stabilizimit të gjendjes është dërguar në qendrën e re sociale “Strehëza”. ku po merr të gjitha shërbimet.

Bashkia e Tiranës ka ngritur në të gjithë qytetin disa qendra sociale ku përveç një vakti të ngrohtë, ata marrin edhe të gjithë kujdesin e punonjësve social si dhe nëse është e nevojshme edhe vizitat mjekësore.

3 komente në “FOTOT/ Temperaturat nën zero, Bashkia e Tiranës sistemon të moshuarin në situatë rruge në qendrën e re sociale”

  1. lani says:

    po i vjen era shtet me ne fund….lali eri per kryeminister

  2. Isuf kapertoni says:

    I njeti ishtr ne te gjitha fotot, paska sistemuat nje te moshuar dmth

  3. Lani says:

    Abszit i ngrini nje krevat portativ aty de Drejtoria e Shendetit. Nuk jeton dot asgjekundi tjeter. E keni mare dhe here te tjera dhe prape eshte kthyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje