Hapen 42 zyra të reja të gjendjes civile në mbarë vendin: Ja arsyeja dhe ku do të vendosen

7 Janar 2019, 10:19Sociale TEMA

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të ketë 42 zyra të reja që do të ofrojnë shërbime për qytetarët.

Ky shtim i numrit të zyrave lidhet me politikën e re demografike të njoftuar në fund të vitit të kaluar, ku krahas bonusit të bebes që është rritur në vlerë,  parashikohen edhe lehtësi proceduriale në regjistrimin e fëmijëve të porsalindur.

Ndaj edhe 42 pikat e reja të gjendjes civile do të hapen pranë materniteteve të vendit.

Më herët, ministrja e Shëndetësisë ka deklaruar se bonusi i bebes do të përfitohet menjëherë nëse fëmija regjistrohet në zyrën e posaçme të hapur pranë çdo materniteti në vend.

Nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën më vonë në gjendjen civile, atëhere bonusi përfitohet në dy pjesë.

Për të realizuar këtë ndryshim procedurial, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka nënshkruar kontratën me një kompani vendase që do të ofrojë jo vetëm shtimin e 42 pikave shtesë të shërbimit të gjendjes civile pranë materniteteve por edhe lidhjen me rrjetin e komunikimit online të shërbimit të gjendjes civile.

Oferta e paraqitur nga kompania për realizimin e projektit është me një vlerë të përgjithshme prej 29 milion e 898 mijë lekë.

1 komente në “Hapen 42 zyra të reja të gjendjes civile në mbarë vendin: Ja arsyeja dhe ku do të vendosen”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

    mjere verra e Hanemeve se cdo te heqe,Hasanet me qellim qe te perfitojne ”bonus” do te pjellin non stop,pavaresisht se mund te kene 4 apo 5 gyzele te rreckosur e te parritur…………………!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje