Taksa 100% ndaj Serbisë, Thaçi: Gati ta heqim nëse Beogradi bën marrëveshje për paqen

7 Janar 2019, 09:51Rajoni TEMA

Nën presionin e administratës Trump, kreu i shtetit kosovar është zotuar të ndërmarrë një hap madhor drejt zgjidhjes së tensioneve në rritje me Serbinë.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, thotë Washington Post, i ka drejtuar një apel të pazakontë të drejtpërdrejtë liderëve serbë dhe kosovarë, pasi 10 vjet armiqësi kërcënojnë të mbërrijnë piken e vlimit dhe në një kohë kur siç thuhet ne artikull, administrata e tij ndjek një kanal të fshehtë për të zbutur tensionin me Beogradin e mbështetur nga Moska.

Thaçi, sipas gazetës prestigjoze, zhvilloi një udhëtim diplomatik në Berlin muajin e kaluar, i cili nuk u bë publik. Në kryeqytetin gjerman, ai u takua me ambasadorin e SHBA, Richard Grenell, një njeri i besuar i Trump.

Thaçi duket është zotuar të ndryshojë kursin për tarifat ndëshkuese të vendosura mbi të gjitha mallrat serbe. Në një prononcim per Washington Post të premten, të kryer në gjuhën angleze përmes email-it, Thaçi është shprehur i gatshëm të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse Kosovës i hapet rruga e arritjes së një Marrëveshjeje përfundimtare paqeje me Serbinë.

Por Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala deklaroi se Thaçi nuk mund të bëjë premtime të tilla për heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë, sepse siç deklaroi ai, taksën e ka vendosur Qeveria e Kosovës me propozimin e tij si ministër dhe jo Presidenti.

Shala tha per mediat vendase se përsa kohe nuk eliminohen arsyet që e shtynë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë një hap të tille, taksa nuk hiqet.

6 komente në “Taksa 100% ndaj Serbisë, Thaçi: Gati ta heqim nëse Beogradi bën marrëveshje për paqen”

  1. beni says:

    Nuk ka armiqësi mes dy palëve kur shoqëria në Kosovë të ndergjesohet se paqja është e pranishme kur ata respektojn kulturën e Serbis,kur ata integrohen tërësisht në kulturën europiane jo urejtje etnike nga të dy palët,jo asnjeri si në mesjetë kur diskutohet për kufijtë,kur kta te fundit i përkasin të gjith qytetarve europiane,pa marrë parasysh ideologjitë fetare,mjafton një progres ekonomik në rajon për të gjith,njeri prodhon e tjetri është konsumator me interes reciprok për të dy palët,ti me jep kte e un të marrë këtë!!!
    Vetëm kështu vjen zhvillimi!
    Reduktimi popullsisë në Kosovë është çelsi e sekreti i mirëqenies e integrimi për të dal njëher e mir nga skllavëria turke ku ajo është futur!

    1. u dhime duke qesh says:

      Beni i shikon vijat e bardha!? Mos i thith ? ? ? ?

    2. K. M. Tusi says:

      Beno,

      Kur te te perdhunojne nenen, gruan, vajzen; kur te te vrasin babane, vellain, djalin e te mos ja u gjesh kockat kurre; kur te tallen per c’kane bere, atehere ti eduko veten te duash kriminelet!

      Te tjeret do ndjekin rrjedhen njerezore te “edukimit”.

  2. ? says:

    Te romët Kosovar. ,harrohet shpejt armiku Sërb.

  3. Cudia says:

    I nderuar Thaci! Serbia nuk e ka problem taksen 100%. Perkundrazi, Serbia do e perdore kete karte per te shtyre me tej konfliktin. Kur ata ankohen per taksen, jane duke investuar per konfliktin por jo se duan qe ju te hiqni taksen. Ujku mjergull do or mik dhe ata kane arsye pse te mbajne konfliktin ndezur. Shteti Serb vazhdon ne gjurmet e te pareve te tyre dhe duan ta shtyjne keshtu sa te munden dhe gjembi mos tu futet ne kembe. Shtet ku drejtesi nuk ka dhe ku mafia politike dhe krimi jane nen nje ombrelle. Mendo qe vrane politikanin e tyre ne Kosove. Apo arrestojne serbet zyrtare te Kosoves. Jane qorrollepsur keq sa per taksen e Kosoves su plas fare trapi.

  4. K. M. Tusi says:

    Beno,

    Kur te te perdhunojne nenen, gruan, vajzen; kur te te vrasin babane, vellain, djalin e te mos ja u gjesh kockat kurre; kur te tallen per c’kane bere, atehere ti eduko veten te duash kriminelet!

    Te tjeret do ndjekin rrjedhen njerezore te “edukimit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ダッチワイフ

    ダッチワイフ リアル もっと書いてください、それは私が言わなければならないすべてです。文字通り、あなたはあなたがあなたの主張をするためにビデオに頼ったようです。

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール販売

      高級 ダッチワイフ ダッチワイフの取引の上昇は、いずれにせよ、封鎖中に進行します

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje