Dj Sardi dhe Jonida Vokshi në lidhje, fotot e fundit nuk lënë vend për dyshime

8 Janar 2019, 13:46Lifestyle TEMA
Dj Sardi dhe Jonida Vokshi në lidhje, fotot e fundit nuk lënë

Prej muash qarkullon lajmi për një romancë të mundshme mes moderatores e aktores simpatike, Jonida Vokshi dhe DJ të njohur, Sardi.

Dy personazhet e njohur të showbizit shqiptar nuk e kanë konfirmuar asnjëherë një lidhje mes tyre. Por fotot e kapura së fundmi lënë pak vend për dyshim.

Ata janë fotografuar ditët e para të Janarit në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa bënin shopping në një nga qendrat tregtare në Tiranë.

Në fotot ekskluzive të MCN Radio,  Sardi shfaqet duke treguar anën e tij prej xhentëllmeni ku përpos sugjerimeve për zgjedhjen e veshjeve duket se e ka ndihmuar Jonidën duke mbajtur sendet e saj personale dhe xhupin. Duhet thënë se duken shumë bukur së bashku.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje