“Gratë mbi 50 vjeçe janë të vjetra për t’u dashur”

8 Janar 2019, 09:24Lifestyle TEMA

Një shkrimtar francez ka shkaktuar debat në rrjetet sociale me një deklaratë në lidhje me femrat mbi të 50-at.

Yann Moix, 50 vjeç, i ka thënë revistës “Marie Claire”, versioni francez, se nuk do të mund të donte kurrë një grua që i ka kaluar të 50-at.

“Lëre tani, të mos e ekzagjerojmë. Nuk është e mundur, një 50-vjeçare është shumë, shumë e vjetër”, është shprehur ai.

“Preferoj trupin e një gruaje të re, kaq. Trupi i një 25-vjeçareje është i hatashëm. Trupi i një gruaje 50 vjeç nuk është aspak i tillë”, ka shtuar ai, duke saktësuar se vetë preferon të dalë me femra aziatike, sidomos koreane, kineze dhe japoneze.

Moix ka fituar disa çmime letrare, përfshirë edhe presitgjiozet Prix Goncourt  dhe Prix François Mauriac nga Akademia Franceze.

Ai ka punuar si regjisor për tre filma dhe drejton aktualisht një program shumë të ndjekur.

Komentet e tij u pasuan me reagime në rrjetet sociale. Gazetare dhe autore feministe kanë shprehur zemërim dhe ironi në postimet e tyre.

“Shumë me klas Yann Moix. Por njësoj si budallallëku dhe vulgariteti që nuk kanë moshë, jam e sigurt se asnjë femër nuk i do”, shkruan Olivia Gregoire, zëdhënëse e partisë së presidentit Macron. (TemA TV)

6 komente në ““Gratë mbi 50 vjeçe janë të vjetra për t’u dashur””

  1. Zagali says:

    Mire e ka.Per ç’fare do duhet nje 50 vjeçare per ta çuar ne kandar? Eshte natyrshem dhe e llogjikshem qe nje 25 vjeçare eshte me e mire se nje 50 vjeçare,pasi ajo 50 vjeçarja eshte punuar aq shume sa eshte bere si nje limon i shtrydhur dhe jo me aq vlere sa nje 25 vjeçare.

  2. ana says:

    Normal se 50 vjecja s te le te konsiderosh loder

  3. grate tiranse says:

    PO DO TE JESH KOQE ti SE PRINCI CHARLS KISHTE KUMBELLEN DAJANEN POR AI DONTE FISHKARAQEN CAMILEN .

  4. Luana says:

    A pranojne 50-vjeçet me shku me lango si burrat e sotem, Shukri jane te gjithe, mos ju mbifte fara kund !

  5. grate tiranse says:

    Emanuel Makro u dashurua me 54 vjecaren dhe eshte i lumtur, dashuria snjeh moshe , ose anasjelltas Ali Pashe Tepelena 85 vjec u martua me Vasiliqine 15 vjec kjo e fundit ra ne dashuri me zgjuaresine e ketij plaku.

  6. Peço says:

    Jam kurioz të dija opinionin e Presidentit Macron në lidhje me këtë deklaratë të shkrimtarit Yann Moix…. A thua kjo deklaratë është bërë qëllimisht për të tallur trapin me shijen e Presidentit, i martuar me gjyshen e tij?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje