Spikerja shqiptare që shkonte gjithmonë tek... berberi

8 Janar 2019, 16:11Lifestyle TEMA
Spikerja shqiptare që shkonte gjithmonë tek... berberi

Tashmë e shohim çdo ditë në ekran por dikur ka shkuar gjithmonë për t’u qethur te berberi dhe jo te parukjerja.

Fjalën e kemi për Viol Xhafajn, e cila e ftuar në emisionin “Rudina” në Klan bashkë me nënën e saj Liljana  rrëfyen  detaje nga fëmijëria e spikeres.

“Viol lindi shumë vite pas vajzës së madhe dhe ne dëshironim shumë një djalë, çdo gjë Violës iu qep blu dhe bojëqielli.

Im shoq e rriti si djalë, është rritur e përkëdhelur dhe me shumë dashuri. Vajzën e madhe e kemi rritur me më shumë norma, ndërsa Viol është rritur me shumë lëshime, ka qenë çapkënia e babit.

Viol nuk shkonte kurrë tek parukierja, vetëm tek berberi, deri në gjimnaz. Rrinte me pantallona, ka qenë si çun.

Viol tani është e rritur dhe ka marrë frenat në dorë dhe unë vetëm një porosi i jap, të cilën ajo e di çfarë është”, tha Liljana. nëna e saj.

Kjo gjëu konfirmua edhe nga vetë spikerja.

4 komente në “Spikerja shqiptare që shkonte gjithmonë tek… berberi”

  1. shqiptari i ilirise says:

    Megjithatë ju bëj thirrje prindërve që me fëmijët,përndryshe nga prindërit e kësaj gazetares,të sillen dhe ti trajtojnë me mënyrat që kushtëzohen nga përkatësia e tyre seksuale.
    Që do të thotë që djemtë prindërit duhet ti trajtojnë si djem,që me sjelljen,me lodrat që u blejnë e deri te veshja e paraqitja e jashtëme,ndërsa me vajzat si me vajzat.Me veshjen,me flokët,me lodrat e me gjithshka.
    Përndryshe do të edukojnë pa e kuptuar devijime seksuale tek ata dhe do fillojnë të shkulin flokët e çjerrin faqet kur ta marrin vesh!

  2. agron says:

    kujt i flet ti murit te kuptoj

  3. beni says:

    GAZETARE shume profesionale,,,bravo..////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje