Nga Milazim Krasniqi
Roli beninj dhe roli malinj i BE-së
Përtej këtyre simbolikave, edhe qëndrimet politike të Uashingtonit e të Brukselit lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë kanë qenë qartësisht divergjente. Uashingtoni zyrtar e ka përkrahur transformimin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, që nga ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë e deri te Sekretari i Mbrojtjes, Matis. Ndërkaq Brukseli ka qenë kategorikisht kundër këtij transformimi. Edhe sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, Uashingtoni ka qenë avokat, fjalëmirë, ndërsa Brukseli ka mbetur bllokues, përkundër faktit që është pranuar zyrtarisht nga komisionari Avramopullos se Kosova i ka plotësuar kriteret.
Mirëpo, ka pika në të cilat tonet janë në konvergjuese, fjala vjen, qëndrimi për taksën që e ka vendosur qeveria e Kosovës për mallrat serbe që hyjnë në vend. Kërkesa e Uashingtonit dhe e Brukselit ka qenë që kjo taksë të hiqet. Edhe lidhur me procesin e negociatave ndërmjet Prishtinës e Beogradit, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, qëndrimet duken identike, e pakta në sipërfaqe. Meqë në muajt në vijim pritet të ketë dinamizim të negociatave, me synimin që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative, mund të ketë nuanca, mbase edhe divergjenca ndërmjet Uashingtonit e Brukselit, lidhur me termat dhe përmbajtjen e marrëveshjes finale. Ajo që dihet tash për tash është se SHBA-të mbeten sponsori dhe avokati i Kosovës, ndërsa Brukseli do të mbetet në rolin formal të lehtësuesit, që i është akorduar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Por, gjasat janë që, përveç atij roli formal, Bashkimi Evropian të ketë edhe dy role të tjera, faktikisht kulte: rolin e amortizuesit ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë dhe rolin e mbajtjes nën presion të shqiptarëve të Kosovës e, mbase, edhe të gjithë shqiptarëve në Ballkan. Sa i përket rolit amortizues ndërmjet Uashingtonit e Moskës, ky rol është i destinuar për Bashkimin Evropian që nga roli që pati Marti Ahtisari në kohën e bombardimeve të NATO-s, për të cilin ai vetë e pranon se ishte rol i zbutësit të acarimeve ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë. Për shkak të kompleksitetit të çështjes, ky rol mund të jetë beninj edhe në ardhmen, siç ishte në mandatin që e kishte Marti Ahtisari gjatë bombardimeve të NATO-s. Me një ndryshim esencial – zonja Mogerini nuk e ka staturën politike e as morale të Ahtisarit. Ndërkaq sa i përket rolit tjetër, atij të frenuesit të zgjimit të shqiptarëve, ky rol është malinj dhe po kryhet në mënyrë të pandershme nga Bashkimi Evropian.
Proamerikanizmi, frika neurotike nga Rusia dhe islamofobia
Jan tre shkaqet të qëndrimit rigjid të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve në tërësi. E para, proamerikanizmii shqiptarëve ua acaron shumë nervat burokratëve të Brukselit. Kësisoj edhe kërkesa e Ramush Hardinajt që në procesin final të negociatave me Serbinë, krahas Brukselit, të angazhohet edhe Uashingtoni, shkaktoi acarimin e komisares Mogerini, e cila pastaj refuzoi të dilte në konferencë shtypi bashkë me kryeministrin e Kosovës. Në fakt, shumica e evropianëve (pa anglezët) kanë një kompleks inferioriteti ndaj amerikanëve dhe shfryjnë pezmin e tyre ndaj kombeve që e manifestojnë haptas proamerianizmin, ashtu siç bëjnë shqiptarët. Fërkimet ndërmjet Trampit e Makronit, në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, me ç’rast presidenti amerikan i tha Makronit se para se të zbarkonin amerikanët, francezët patën filluar të mësonin gjermanisht në Paris, ishin shumë domethënëse në këtë kontekst. Në rastin e tillë, evropianët i përmbahen thënies “kur nuk ke çka i bën gomarit, i bie samarit”, Pra, ata i penalizojnë entuziastët e vegjël proamerikanë në radhët e kombeve evropiane. Problemi i dytë, për shkak të të cilit Bashkimi Evropian e mban në presion Kosovën, ka të bëjë me frikën neurotike të evropianëve nga Rusia. Meqë Rusia është përkrahëse pa kushte dhe pa karar ndaj Serbisë, Bashkimi Evropian e miraton heshtazi atë qëndrim në shumë aspekte të politikave të veta e në dëm të Kosovës. E treta, islamofobia e qarqeve të djathta dhe e medieve të shumta në Evropë e shtyn Brukselin “të jetë i kujdesshëm” me Kosovën e me shqiptarët, duke ushqyer shumë paragjykime ndaj tyre, për shkak të përkatësisë fetare të shumicës së shqiptarëve.
Këto paragjykime bëhen më të qarta po qe se shikohet qëndrimi i Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit si tërësi. Kështu, Bashkimi Evropian e ka pranuar në anëtarësi Qipron greke, ndërsa e injoron Qipron turke. Bashkimi Evropian e ka pranuar Rumaninë e Bullgarinë në kohën kur ato nuk i kishin plotësuar fare kushtet për anëtarësim, madje Bashkimi Evropian, këtë muaj, i ka hapur dy kapituj indikativë me Serbinë: kapitullin për politikat monetare dhe atë për statistikat. Sikundër dihet, Serbia bën ndërhyrje brutale me dinarin në Kosovë, për çka do të duhej të penalizohej, e jo të shpërblehej me hapjen e atij kapitulli. E dyta, Serbia i ka plaçkitur dhe i mban peng arkivat nga Kosova (edhe statistikat), ndërsa në vend se ta detyronin t’i kthejë, e shpërblejnë.
Qëndrimi skizofrenik dhe unik i shqiptarëve
Sa u përket shqiptarëve të Kosovës, po edhe mbarë kombit shqiptar, ata manifestojnë një proamerikanizëm emocional edhe për shkak të kontributit vendimtar që patën SHBA-të në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Por, proamerikanizmi shqiptar me asgjë nuk është antievropian. Shqiptarët aspirojnë integrimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke qenë euroentuziastë me shifra të larta. Nga ana tjetër, shqiptarët mbeten faktori më rezistues ndaj influencës dhe penetrimit rus në Ballkan, gjë që do të duhej të llogaritej si interes strategjik edhe i Bashkimit Evropian. Faktikisht, ky rol edhe i ka bërë shqiptarët aleatë të besueshëm të Shteteve të Bashkuara. Por, Brukseli këtë rol të shqiptarëve në Ballkan nuk e vlerëson, kjo për arsyet që u përmend më lart, pra për shkak të frikës neurotike që ka nga Rusia. Në rastin e paragjykimit të evropianëve ndaj përkatësisë fetare të shqiptarëve ende nuk ka vullnet në BE që të kuptohet se shqiptarët, mbase krahas anglezëve, janë kombi i vetëm evropian, që e ka bërë sintezën e bashkëjetesës paqësore të besimeve fetare, për ç’arsye përvojat shqiptare janë vlerë e shtuar e kurrsesi përvojë për t’u paragjykuar.
Ndërkaq, po qe se shikohet përvoja ose pritshmëria e hershme e rilindësve shqiptarë me Evropën, ajo është më skizofrenike se sa qëndrimi i sotëm unik shqiptar. Fjala vjen, Naim Frashëri ishte euroentuziast ekstrem, duke e glorifikuar Perëndimin, ndërsa Gjergj Fishta ishte euroskeptik realist, duke e quajtur Evropën “kurvë e motit.” Realisht, edhe po qe se shikohet historia, Evropa nuk është treguar miqësore ndaj shqiptarëve. Ka shtete të veçanta që janë treguar më miqësore në momente të caktuara, (Austro-Hungaria, Italia), por, në përgjithësi, shtetet e mëdha evropiane e kanë lejuar spastrimin etnik të shqiptarëve pas Kongresit të Berlinit, e kanë lejuar gjenocidin serbe grek gjatë luftërave ballkanike dhe do ta lejonin edhe në vitet 1998-1999 në Kosovë po të mos ishte ndërhyrja vendimtare e SHBA-ve.
Për të ardhmen besoj se Kosova dhe shqiptarët duhet të ndërtojnë më shumë raporte partneriteti me shtete të veçanta evropiane e më pak të fokusohen në institucionet e Bashkimit Evropian, i cili gjithnjë po bëhet më i zbehtë e më i paaftë. Në librin “E ardhmja e lirisë”, Fared Zakaria ka një shënim që duhet të mbahet mend: vetëm rreth 1% të buxhetit bruto të shteteve të BE-së është në dispozicion të Brukselit. Kjo gjë edhe tregon fuqinë e ndikimit të shteteve në veçanta në politikat e BE-së. Prandaj, në të ardhmen besoj se Kosova dhe shqiptarët duhet ta kenë fokusin e tyre në raportet me shtetet e veçanta, duke u dhënë përparësi atyre shteteve që kanë një rol antirus. Faktikisht, mundet edhe fatkeqësisht, por fuqia e shqiptarëve si komb është pikërisht në këtë rol. Nuk është rol që e kanë zgjedhur shqiptarët me vullnet, por është rol që ua ka imponuar Rusia me politikat e saj gjenocidale pansllaviste, si në të kaluarën, ashtu edhe sot.
Njè lexim i gjeopolitikès nè mènyrè perfekte nuk le vend as pèr njè presje.
europa eshte kurve njerz te poshter
pikerisht Kypro eshte shembulli me domethenes: Kypro kristianogreke autocthone pjese e BE,ndersa sunitet turq pushtues jashte BE…………..
Kjo eshte edhe arsyeja se perse sunitoshqipfolesit e ardhur nga Kawkazia shikohen me skeptik nga Evropa,ndersa USA jo se i do sunitet por thjesht tall kart duke i perdorur ,ne rastin konkret ndaj ruseve………..
“Pro-amerikan” me integrime turko-bosforike, kur Erdogan perqafohet me Rusine?!!! “Pro-amerikan” – Banda e Zanzibarit e korruptuar dhe e inkriminuar deri ne palce?!!! Penda me e “holle” e PyDyKu-cave ne sherbim te ngelaqave qe po i kerkon Gjykata Speciale, e perkrahur nga amerikanet. Kush eshte ma skizofren se “pro-amerikanet” qe i kerkon Gjykata Speciale. Tregim suksesi, shembull per rajonin?!!!
Nie analize e sakte dhe realiste
C fare duhet te bere qe te mos jemi rober apo loje ne dore te Brukselit burokratik kai kriptofontametalistkristian
Ekonomia
Thembra e Akilit shrytezimi i tere pasourive dhe burimeve te pasura natyrore te shqiperise
Porti i Durresit porti kryesor gjate mijra vitesh i ballkanit dhe nyja kyce qe lidh lindjen me perndimin eshte e pafalesheme te jete nje port i dores se dyte dhe ta luajne kete rol disa porte te tjere ne ballkane pa rendesine dhe poziten gjeografike qe ka Durresi
Eshte krejtesishte e pafalesheme qe porte si ai i Pireut apo ato Kroate te kene potenciale me te medhe ngai ai i Durresit
Durresi nje nga portet me te rendesisheme qysh nga lashtesia duhet te te rikonstruktohet dhe te kthehet ne portim me te mad ballkanik
Pozicioni gjeografik lu ndodhet Shqiperia eshte shume i rendedishem ne rruget e energjise dhe gazit nga lindja drejt perndimit
Ketu duhet politika zhdervjellese e jashteme dhe ekonomike Stabiliteti politik ne varesi me politikat e zgjuara mund te bejne qe nga Shqiperia te kalojne te tere kanalet e gazit natyrore me destinacion perndimin nga lindja
Infrastruktura dhe ringjallja e rrugeve te vjetera qe lidhnin Romen e lashte me lindjen qe do te thote hekurudha we duhet te lidh stambollin ndermjet bullgarise maqedonise me portet Shqiptare
Turizmi me investime ne te tera aspektet e fushes turistike ai veror por edhe ai dimeror duke padur parasysh klimen dhe vecorite e vecanta te relievit shqiptare
Nje treg i perbashket mbareshqiptare me nje ministri te perbashket ekonomie qe do te thote rritje ekonomike dhe buxhetit shteteror mbareshqiptare
Te tera keto duan nje klase te re politike qe te kete nje horizonte te thelle dhe ne radhe te pare te pare te bashkoje shqiptaret dhe ti beje te duane njeri tjetrin dhe vendin e tyre dhe jo klasen e soteme qe eshte nxitse e destabilitetit e krimit vulgariteti dhe varferise shqiptare
Milazimi eshte nje perkrahes i neootomanizmit. Ai eshte nje adhurues i madh i pushtuesve osmane. Shkoi aq larg sa qe edhe Cajupin e quajti idiot vetem se ai kishte shkruar :
Kur bere derr’ e arine
C’deshe qe bere Turqine?
Nuk eshte nevoja te dish se perkrahesi kubt eshte ky Milazimi per te kuptuar qe Europa kurve luan me dy standarte ose je komplet kokrra e tocit
Milazimi ka te drejte, por edhe ne shqipet duhet t’a kuptojme qe islami si fe eshte kryekeput pengese e madhe per ne si komb. Nuk them te kthejme fe, por te pakten te mos deklarohemi si islamiste. Feja jone eshte e duhet te jete Shqiptaria! Eshte i vetmi aspekt qe “i ngjit” rraces bastarde greko-sllave kur ankohet e ben propagande kunder nesh ne europe e me gjere. Sinqerisht lutem qe njerezit t’a kuptojne kete gje. Pa paragjykim.
UN jetoj ne EUROPE , dhe njehere ne nje koment shkruajta per Europen kurve nuk ma botuan dhe se eshte, mjafte te shikoni sa u shkon fjala ne BRUKSEL HOLLANDEZEVE qe gazeta new jork tajms shkruante se ushtaret HOLLANDEZ te kombeve te bashkuara ne BOSNJE qe lejuan SERBET ti ripninte gjalle BOSHNJAKET ishin shumica gej.