10 arsye, pse ambasadorët nuk e mbështetën protestën studentore?

9 Janar 2019, 21:34Blog TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

A ju kujtohet që ambasadorët marrin pjesë edhe në paradat e homoseksualve në bulevard? Po pse ata u fshehën dhe nuk mbështetën mijra studentë?

Shumë kush nga ne, protestën dhe këmbënguljen e studentëve 5 javë më parë e krahasuan me lëvizjen studentore të Dhjetorit ’90. Dje ajo bindje u sfumua pasi nuk kishte mbetur më asgjë nga protesta e fillimit, as grinta dhe as shpresa se bijtë e studentëve të Dhjetorit ’90 mund të arrinin të ndryshonin sistemin njëlloj si etërit e tyre.

Ajo çfarë të binte në sy dje dhe sot ishte:

– numri shumë i rrudhur i protestuesve duke e krahasuar me ortekun e ditëve të para,

– studentët që dolën dje për të protestuar paten guximin  për të “trokitur” në dyert e Ambasadës amerikane për shkak të heshtjes së faktorit ndërkombëtar gjatë gjithë kohës që zgjati protesta,

-protesta thyu mitin e arrogancës qeveritare dhe nuk lejoi dyshen Basha-Berisha ti afrohet personalisht protestës.

Pas gjithë kësaj realisht lind pyetja se pse diplomacia amerikane dhe ajo europiane kanë qëndruar fare indiferentë nga kësaj proteste?

Më poshtë po ju rendis disa shkaqe dhe arsye që e detyruan faktorin ndërkombëtar të anashkalojë protestën e studentve:

1- Kërkesat e studentëve ishin 100% orientim i vetëm këtij grupi interesi dhe të izoluara vetëm në fushën e arsimit!

2- Kërkesat e studentëve dhe protestat e kufizuara vetëm me këtë spektër ndodhin rëndom kudo në botë dhe konsiderohen aksione normale dhe jo të jashtëzakonshme,

3- Mungesa e organizimit, strukturimit, strategjisë dhe vizionit afatgjatë të protestës. Media amplifikonte protestën por nuk promovonte figuarat e tyre por mbushte sërish ekranet me liderët e vjetër dhe konsumuar Rama-Berisha-Meta.

4- Mos zgjedhja e përfaqësuesve dhe lidershipit i cili duhet motivonte protestuesit, organizonte axhendën, dialogun mes palëve të përfshira në “konflikt” pra qeveri-studentë, mungesa e imazhit apo lidershipit të lëvizjes sjell fragmentarizimin e saj.

5- Antagonizmi i thellë mes pritshmërisë popullore dhe kërkesave minore studentore. Populli priste një lëvizje anti-establishment, ndërsa studentët kërkonin batanije të reja, dekan të tjerë apo kujdestar konviktesh.

6- Ndërhyrja brutale e forumeve rinore të PS-PD-FRPD, politizimi i protestës që u dirigjua nga liderët e këtyre forumeve.  Grupi i të fortëve nga PD-ja i hiqte mikrofonin çdo figure të re që synonte lidershipin

7- Thirrjet e përditshme të Monika Kryemadhit apo Sali Berishës që militantët të mbushnin sheshin bashkë me studentët! Opozita e lodhur dhe e konsumuar synoj të qëroj arrat me duart e studentve.

8- Ndërprerja e protestës, marrja e pushimeve të “gjelit të detit” nga ana e  protestuesve

9- Forma e tepruar paqësore pa thyer asnjë xham, ngjasonte më shumë me piknik se protestë, kujtojmë këtu se protestuesve ju sigurua ushqim nga partitë opozitare. Krahasuar me francezët, gjermanët, grekët apo rinia europiane këto protesta me vjersha dhe këngë nuk presiononin as shoferët e qeverisë Rama dhe jo më ndërkombëtarët

10- Dhjetori 2018 ndryshon me “shekuj” në raport me dhjetorin 1990 sepse nuk tentuan dhe as nuk pickuan dot xhaketat e vjetra. Dhjetori 2018 ishte skenar i vetë establishmentit.

Për këto arsye ndërkombëtarët heshtën sepse nuk kishin skenar apo axhendë që të shtyjnë studentët dhe pushtetin ta rimarr qyl Sali Berisha për herë të 4 në Shqipëri.

Me pak fjalë ambasadat i mbyllën dyert protestës e cila nuk pati këllqe të krijojë një alternativë të re dhe më të mirë kundër mafies politike shqiptare. Amerikanët ende nuk shohin se kush meriton pushtetin dhe që do e qeverisë Shqipërinë 10 vitet e ardhshme!

Fundi i saj ishte si Teatri por me aktorë më të rinj në moshë. Shqiptarëve fundi ju duk si dramë,  ndërsa ndërkombëtarve ju duk si komedi.

7 komente në “10 arsye, pse ambasadorët nuk e mbështetën protestën studentore?”

  1. Kaonia says:

    Sa i thell ky niku .Analize perfekte ne detaj.Bravo kokra e karit.

    1. Kuq e zi says:

      Nga nga 1 tek 10 di ti numeroje sipas radhes.nuk ka ngateruar asnje.Politikan i besueshem.

  2. Komentuesi says:

    Eh more Spahiu,sa mire ke qene.I ke rene vete te mires me shkelm.Ishe per bukuri nenkryetar i KLD,njeri me reputacion,te hiqenin kapelen.Por ti e more gozhden e nastradinit qe kur krijove partine tende,qe ne fillim ishim me ty dhe thoshi bravo Kreshnik i maleve,se dole me nje propagande nen rrogoz kundra Sali Berishes.Ti dinje mire qe populli nuk e do Salin, i di dhe krimet e tij,por ty te pelqyen miljonat e Saliu qe fute ne xhepin tend dhe u fryve si gjeli ne maj te plehut.Ketu filloj renia jote o i “nderuari” Kreshnik Spahiu.

  3. Malo Kanina says:

    Kjo nuk ishte protestë, zoti Spahiu, ishte thjesht një nga mënyrat sesi një punëkot kërkon të vras kohën. Pra, shkurt, një mënyrë argëtimi e rinisë tonë mjerane, pa ide dhe ideale. Mua,kjo e ashtuquajtur protestë, më solli ndërmënd vargjet e Hashekut të vëna në gojën e Shvejkut:

    Unë gjithmonë pata kujtuar,
    Se lufta është një komedi,
    Do të shkojmë nja dy tre javë
    Dhe do kthehemi përsëri.

    E kam vënë në dukje edhe herë tjetër; idetë dhe idealet, të cilat lindin dhe lulëzojnë në të tjera vënde, këtu vijnë për të vdekur. Në këtë kontekst, vëndi ynë nuk është asgjë tjetër, vetëm se një varrezë për këto ndjenja të larta dhe fisnike.

  4. olimpia says:

    Keshnik ,kishte dy aresye qe perendimi nuk i beri jehone protestes .
    E para, protesta ne thelb nuk ishte thjesht per disa pika ekonomike por thellesisht politike ,pkunder establishmenteit dhe thirrjet antisistem ,por mga pozita teme te majta se asaj qe quhet e majta shqiptare ,PS .Dhe perendimi nuk deshiron nje te majte te qarte ne Shqiperi ,perkundrazi eshte i kenaqur qe nje liberal ekletik .pa ideologji si Rama drejton vendin me votat e popullit te majte .
    E dyta,perendimi pa si rrezik perpjekjet e PDdhe LSI per te shfrytezuar protesten si mjet per destabilizimin e vendit dhe shkaterrimin e reformes ne drejtesi Sepse kjo reforme eshte shpresa e madhe per te ardhmen e shtetit te te drejtes ne Shqiperi .
    Pastaj perendimi e di qe ne Shqiperi ka plot personazhe te erreta ,intelektuale boshe ,patriote maskarenj,hajdute me bluza te bardha ,kriminele me imunitet,te shitur ne shpirt dhe moral si KRESHNIKU ,SALIU ,BASHA ,MONA ,blloku i ndyre i medias qe per interesa personale dhe para jane gati te bejne cdo veprim te piste ,pa iu dridhur dora ,sepse e gjithe kjo shpure nuk ka moral ,eshte thjesht nje grupim gangsteresh primitive .
    Nderkohe fakti qe studentet nuk thyen asnje xham eshte dicka e jashtzakoneshme pozitive qe i dhane nje leksion te forte Rames nderkohe qe u perplasen ne fytyre deren zjarrvenesve si puna e Kreshnikut apo tritolisteve te SALIUT .DHE KULTURA E PROTESTES ISHTE DESHMI QE NE SHQIPERI KA NJE SHUMICE TE MADHE TE QYTETERUAR ,BILE EDHE NE RAPORT ME VENDE PERENDIMORE ,DHE KJO NUK ESHTE DOBESI SIC MENDON RRUGACI KRESHNIK POR FORCE .

    1. lloqe lloqe says:

      Korrekt me siper, problemi eshte se te menduarit e te vepruarit korrket nuk jane akoma norme ne hapesiren e kultures sone.
      Shumatorja e veprimeve inkorrekte qe kur dalim nga shtepia ne mengjes e deri kur mbyllim syte ben normen tone qe eshte akoma larg asaj te qenit europiane. Per rrjedhoje edhe aksionet me te medha ne pergjithesi jane inkorrekt.

  5. Malo Kanina says:

    Nuk e kuptoj, bëra një koment këtu dhe ju nuk e shfaqët. Është e çuditëshme, të njëjtin koment të dërguar edhe më parë ju nuk e shfaqët. Se kuptoj, çfarë ka komenti im që ju nuk mund ta botoni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje