Nga Andi Bushati
Argumentimi që i ka bërë Presidenti Meta rrëzimit të kandidaturës së Gent Cakës si Ministër i Jashtëm ka nxjerrë edhe njëherë në pah shndërrimin e shtetit të Edi Ramës në një bordello.
Aty kuptohet fare qartë se si ish numri dy i diplomacisë për gjysëm viti, ka ushtruar funksionin në shkelje flagrante të ligjit, pa u pajisur me çertifikatën e sigurisë.
Por, e keqja nuk përfundon me mosplotësimin prej shtatë muajsh të këtij formulari që jep garancinë e domosdoshme për të verifikuar të ardhurat, figurën morale dhe mosimplikimin e tij me shërbimet e huaja sekrete.
Ajo është bërë edhe më e madhe, kur u dhanë sinjalet e para se kjo mungesë përbënte arsyen se përse kreu i shtetit mund të mos e dekretonte “djalin e lexuar”, të pilotuar nga Prishtina.
Aty në panik dhe me urgjencë, Edi Rama e përdori Cakën si një obortar të rëndomtë, duke e detyruar të bëjë atë që pati “harruar” t’a kryente për një kohë të gjatë. Madje mëkati qe edhe më i rëndë, sepse ai nuk përdhosi vetëm figurën e kandidatit për ministër të jashtëm, por edhe institucionin e DISK, që ka për detyrë të lëshojë çertifikatën e sigurisë.
Ky organizëm që duhet të bëjë verifikime të gjata dhe të thelluara, që duhet të investigojë në shtetet e huaja ku ka jetuar më parë kandidati për të dalë i pastër, që duhet të verifikojë gjithçka rreth tij, e mori kërkesën në datë 3 janar dhe dha përgjigje … në 4 janar.
Ai e shpalli Cakën të kulluar vetëm në 24 orë, sepse kaq i shpejt i duhej Edi Ramës për nevojat e tij politike.
Kjo histori që i përngjan fiks tenderave me letra fallco dhe milionave që shpërndahen me urdhër të kryeministrit duke shpërfillur çdo ligj dhe çdo institucion, nxjerr në pah dy antë të errëta.
Së pari, ajo është një provë më shumë se në ç’pikë janë telendisur institucionet shqiptare në shtetin personal të Edi Ramës ku nuk përfillet asnjë normë tjetër përpos urdhrave të tij.
Së dyti, ajo na tregon shumë, për karakterin, formimin, personalitetin e “djalit të lexuar” nga Prishtina, që lejon të përdoret me një lehtësi të pabesueshme, si mish për top.
Ç’do kush pas kësaj historie mund të pyesë: po mirë Rama qenka i tillë, që nuk përfill asnjë rregull veç vullnetit dhe pasionit të vet, po ky zyrtar i ri, i edukuar në perëndim, formimin e të cilit na e kanë ngritur në qiell, si pranon me kaq mungesë respekti për veten, t’a lëvizin si gur shahu? Ç’farë dinjiteti ka ai, sa do të kulluar t’a konsiderojë veten, të përtypë kokëulur, fillimisht kryerjen e aktivitetit pa çertifikatë sigurie dhe më pas farsën e pastërtisë brenda 24 orësh, kur dihet që ky proces mund të kërkojë edhe javë?
Ky servilizëm i pështirë, i denjë për një zyrtar të nëntshtruar, që çon raport shefit edhe kur pi kafe me gazetarë, përtej çdo debati kushtetues i jep të drejtë Ilir Metës në zgjedhjen që ka bërë.
Sepse Shqipëria nuk e ka luksin të ketë ministër të Jashtëm një çilimi kamikaz që ka si të vetmen vlerë përunjësinë e verbër ndaj padronit.
Në këto momente, kur Tirana zyrtare duhet të përballet me aventurën Thaçi – Rama për coptimin e Kosovës (të cilës Ditmir Bushati i doli kundër) dhe me firmosjen e marëveshjes së detit me Greqinë (që duhet kaluar nga presidenca), më pak se gjithçka asaj i duhet një lake i nënshtruar në krye të diplomacisë.
Pikërisht për këtë rrefuzimi i Ilir Metës për të rrëzuar dekretin për Gent Cakën, është po aq sa dinjitoz edhe historik.(lapsi.al)
Ne ndihmojm ti bëjnë ëndrrat realitet të gjithë të rinjtë që ulin kokën dhe punojn. Qëngji urtë pi dy nëna.
Sakte fare!
Vras mendjen sa nena ka pire rraca e Bushatit ne dy-tre gjeneratat e veta
O LLAPAQEN. TË GJITHË E NJOHIM ILIR METËN ,TASHMË.
TI CA MË SHUMË. JA DIMË Ç’HALL KA , DHE TI JA DI ,
POR SI SUMQIM QË JE , SHKRUAN KËTO SUMLLËQE.
HAJT NË SUM TË SUMQIMVE???
Hysniu- kriminel. Shif urdhrat e pushkatimit firmosur me doren e tij
Mediu – kriminel qe kur hetonte disidentet e regjimiit komunist I kafshonte ne qafe si qen.
.
Nipçja demokrat. Del qe Vera diku ka mekatuar per deri sa djali nuk ngjan me gjyshin dhe baben ose ngjan me ta dhe leshon vrer ndaj demokracise.
DHE Shqiptaret duhet ta degjojne kete kelysh dhe ta ushqejne nepermjet taksave!
APO USHQEHET GJETKE?
Shkrim me nivel të ulët logjik në arsyetimin dhe argumentat që ka përdorur për të sulmuar dhe për tu shprehur kundër Ramës dhe pro Metës, si një shtetar që po bën historinë,me mos dekretimin e ministrit të jashtëm edhe përtej çdo debati kushtetues.Në fakt emërimi do kryhet ligjërisht sipas Kushtetutës pa marrë parasysh edhe dëshirën e Bushatit.
te shpelafte mortja se uji ste ben derman
Keta Kopila si ky me siper jane Dakort qe Meta te behej KryeMinister vetem kur ishte 29vjeç. Keta jane Shume Dakort te bejne Deputete 1 17Vjeçare qe sdi te laj edhe Breket e saj. Keta kopila jane Dakort te kene ne krye te Opozites 2 Kriminele e Ekzekutuan 4Shqiptar ne mes te Tiranes edhe 28te tjere ne Periferi ne Gerdec. Po mir mo Kopil te ky Shqiptari i Dardanis te pikon Çatia e Shtetit ty. Jeni Servila Jo Realista asgje me shume. Turp tju vij.