Bllokohet dialogu Prishtinë – Beograd, BE sërish kërkesë publike për heqjen e taksës ndaj Serbisë

10 Janar 2019, 11:24Politika TEMA

Dialogu ndërmjet presidentëve Hashim Thaçi e Aleksander Vuçiq nuk parashihet të vazhdojë në një të ardhme të afërt. Një vendim se kur  mund të vazhdojnë bisedimet, duhet të merret nga Kosova dhe Serbia. 

Kështu ka thënë në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Kocijançiq është shprehur se dy shtetet duhet të angazhohen që dialogu në nivel të lartë, të vazhdojë në një afat sa më të shpejt kohor.

“Ritmi, agjenda dhe formati i dialogut përcaktohet nga të dyja palët. Deri më tani, nuk është planifikuar asnjë takim në të ardhmen e afërt. Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova të angazhohen sa më shpejtë në dialog, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet normalizimit të marrëdhënieve dhe perspektivave konkrete, në aspiratat e tyre drejt BE-së”, ka thënë Kocijançiq për Telegrafin.

Kjo e fundit edhe një herë ka përsëritur qëndrimin e Bashkimit Evropian se taksa e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës është në kundërshtim me CEFTA-n dhe MSA-në.

Në përgjigjen e Kocijançiqit është bërë e ditur, se në takimin e Ekipit Negociator me Mogherinin para dy ditësh, është kërkuar që “me urgjencë të tërhiqet vendimi për taksën”

Përkundër thirrjeve nga BE-ja, dhe takimit të fundit të delegacionit kosovar me Mogherinin, kryeministri Haradinaj nuk po shprehet i gatshëm ta tërheqë vendimin për taksën.

“Ne jemi të gatshëm sot ta heqim taksën, nëse Serbia na njeh”, kishte thënë Haradinaj gjatë ditës së martë, në një konferencë për media.

Pikërisht për këto zhvillime, në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme pritet të qëndrojë edhe Angelina Eichhorst, drejtoreshë e Shërbimit të Punëve të Jashtme në zyrën e Mogherinit.

2 komente në “Bllokohet dialogu Prishtinë – Beograd, BE sërish kërkesë publike për heqjen e taksës ndaj Serbisë”

  1. ?? says:

    I kemi thënë Kosovës që në 1985-ën.,të mos importoj asgjë nga shtetet Jugosllave.

  2. Cudia says:

    Fucking Europe!! Gjeten taksen te merren me Serbine dhe Kosoven. Por te merren me serbine per propaganden qe ben kundra Kosoves nuk e shikonin te arsyeshme. Plehra me dy fytyra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje