“Ndjesë për këtë turp”, Meta-Ramës: Integriteti i Kosovës i padiskutueshëm deri në sekondën e fundit

10 Janar 2019, 15:57Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas postimit të Ramën në twitter ku i kërkonte ndjesë Kosovës për mosdekretimin në krye të ministrisë së Jashtme Cakën nga ana e kreut të shtetit.

Në një status në twitter Meta shkruan: #Pavarësia, integriteti territorial i #Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë @CIJ_ICJ janë të #padiskutueshme për Republikën e #Shqipërisë deri në sekondën e fundit si #President i vendit tim.

Ndërkaq më herët Rama e quan lëvizjen e Metës për mos dekretimin e Cakajt si të turpshme dhe institucionin e Presidencës në nivel skandaloz.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm.

  Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. 

Ndjesë Kosovës për këtë turp”, nënvizoi Rama.  (TemA)

5 komente në ““Ndjesë për këtë turp”, Meta-Ramës: Integriteti i Kosovës i padiskutueshëm deri në sekondën e fundit”

  1. ????? says:

    Kemi të bëjmë me goditje psychologique dhe jo politike nga Presidenti Meta.Vëndi ynë nuk ka secrete politike ndaj Kosovarve .Emërimi i Kakës bëhet për të hedhur poshtë thashethemet që ne shitëm Kosovën në luftën e dytë botërore dhe Presidenti Berisha furnizonte me naftë qeverinë Sërbe kur Kosovart iknin si lepuj.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Ndjesa, që të jetë vërtetë Ndjesë
      do duhej të riniste që nga rrënjët
      i ndershëm duhet të ishe, jo i pabesë
      e ndjesë të kërkoje te Të Rënët.
      .
      I Vlorës je, vlonjaçe po t’a them
      ke kohë që “Ke marrë kum te bova”
      të mos ishin Ata dhe Luftë e Tyre
      Mëmëdheu ynë do ish Kosova.
      .
      Kryeministër i Kosovës ti nuk je
      dhe votat tona ti ja fale Lësëisë
      dhe postin president Ilirit ti ja dhe
      me një qëllim; t’a mbaje larg Tepsisë.

      Ç’ta zgjas më tej kryeministri ynë
      se thonë që je bërë kryehajdut
      e balta që shijonim kur ti ndaje tepsinë
      tani që vetë ke tepsinë e u bë mut.

  2. SHQIPE-ETNIKE says:

    Ilir Meta President i Shqiperise:Nese Ministrja e “Importuar” nga Kosova Besa Shahini eshte MBESA e Nje UDB-ashi qe ka Vrare dhe Prere Shqipetaret ..NE NJE MINISTRI SHQIPETARE?????????????????????A jeni ne Vete?????????????
    Te verifikohet Menjehere Certifikata e Sigurise se Besa Shahinit..Vetem Emrin ka Shqipetare..dhe nese Rezulton se eshte me te Vertet Mbesa e nje UDB-ashi..te Largohet Menjehere…
    PO NA PUSHTOJNE SPIUNET E UDB-se…
    Deri Dje thoshim per Sali Berishen Dhendrrin Serbe..sote po na Sjelle dhe “Pjelle” Edi Rama…Mbesen e nje UDB-ashi per Ministre a thua se u Mbaruan Shqipetare..qe kane nga 10-te Diploma–
    Te jenshe ne Krye te nje Ministrie nuk do te thote se duhet te jeshe Patjeter i PS-se…ka sa te duash te pa “Pune” ne Shqiperi…..lol

  3. . says:

    Shqiperia ka ne krye te shetit president FURFANTE,i matrikuluar qe u be kryeminister ne moshen adoleshente.Asgje nuk qendron nga akuzat e padronit te floririt.dhe grabitqarit te malit te dodones.hipokrizia e ketij doktrinari komunist nuk pranon sagje pozitive ne te mir te vendit.Presidenti ne krye, gruaja e tije ne bisht kane marr ne perkembe te ardhmen shqiptare.Pasi koxias u largua nga detyra dhe ne vend te tij eshte dikush tjeter,do te ishte mire qe edhe shqiperia te bente nje levizje te tille.Kosova rrenja ku lindi geni i shqiptarit kan te drejten te qeverisin dhe ne vendin tone.Eshte e turpshme kur shqiptari mohon bashkombesin e tije.Mos pranimi i metes per minister Gentin sinjan negativ per shqiptaret pertej kufirit.

  4. Monikacic says:

    Shqiptaret kosovare tanime duhet te shohin fare qarte se kush eshte Presidenti i Shqiperise, vellai i vogel i Sali kriminelit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje