Moti i keq, Veliaj: Të gjithë punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë në terren

10 Janar 2019, 11:02Sociale TEMA
Moti i keq, Veliaj: Të gjithë punonjësit e Bashkisë së

Pavarësisht motit me reshje të mëdha shiu në zonat e ulëta dhe me dëborë të dendur në zonat malore të Tiranës, asnjë pjesë e territorit të kryeqytetit nuk ka shfaqur deri më tani probleme me përmbytjet apo bllokimin e akseve rrugore.

Kjo falë punës së mirë që është bërë në disa nga pikat problematike, siç është edhe sistemimi i Lumit Tirana, por edhe masave që ka marrë Bashkia e Tiranës për të përballuar situatën.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale garantoi se janë marrë të gjitha masat dhe punonjësit e bashkisë janë në gatishmëri të plotë.

Ai u bën thirrje të gjithë banorëve të Tiranës që të jenë bashkëpunues dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave bashkiake për çdo emergjencë.

“Sot është një ditë jo e lehtë për menaxhimin e qytetit! Jemi në terren në Tiranë-qytet, për të shmangur përmbytjet dhe në zonat Tiranë-rrethina, me kripë e skorje për borën! Nëse bashkëpunojmë, të gjithë do t’ia dalim me sukses! 112 për çdo emergjencë! FORCA”, shkruan Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje