Orët e humbura nga protesta, studentët e UT do bëjnë 5 fundjava mësim

10 Janar 2019, 12:03Sociale TEMA

Ndonëse protesta nuk ka përfunduar ende, Universiteti i Tiranës ka vendosur që të nisë jo vetëm mësimin normal, por edhe zëvendësimin e orëve të humbura përgjatë ditëve të dhjetorit.

Në një mbledhje në Rektorat është përcaktuar madje edhe mënyra. Për pesë javë rresht, studentët nuk do të pushojnë në fundjavë, por do të bëjë mësim.

“Në mbledhjen e rektoratit të datës 08.01.2019, u mor në konsideratë situata mësimore pas përfundimit të protestës studentore, e cila u zhvillua nga data 10-21 dhjetor 2018, pra, 10 ditë mësimore. Pas diskutimeve të shumta për të mos prishur strukturën vjetore, Rektorati vendosi që mësimi të plotësohet ditën e shtunë dhe të diel për 5 javët në vazhdim, pra, deri më 10 shkurt 2019.

Regjistri të plotësohet në periudhën e ndërprerjes së mësimit gjatë dhjetorit. Ditën e shtunë dhe të diel të javës së parë do të zhvillohet mësimi i dy ditëve të hëna e me radhë”, thuhet në njoftimin e FEUT, bashkangjitur së cilës është dhe grafiku me datat e zëvendësimeve.

Një njoftim i ngjashëm është bërë edhe te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, por pa përcaktuar mënyrën sesi dhe afat kohor. Ndër të tjera, thuhet se dekanati kërkon mbështetjen e studentëve për përmbushjen e plotë të procesit mësimor brenda kufijve kohorë të vitit akademik 2018-2019.

1 komente në “Orët e humbura nga protesta, studentët e UT do bëjnë 5 fundjava mësim”

  1. Ivi says:

    Pedagoget te qendrojne ne auditore sipas orareve te percaktuara dhe te zhvillojne leksione edhe me dy tre studente. Perndryshe, pra nese nuk qendrojne dhe nuk japin.leksione edhe me aq studente sa paraqiten, te mos paguhen. Studentet qe zgjedhin te rrijne rrugeve nuk ka perse te terhiqen per mengesh per t’i futur neper auditore. Le te humbasin leksionet, vitin, persa kohe kjo eshte zgjedhja e tyre. Per ata qe kerkojne te shkaterrojne pronen publike, duke nxjerre jashte bankat e te tjera, per te cilen paguajme ne te tjeret, te veproje ligji dhe sanksionet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje