Rinisja e sesionit parlamentar pritet të mos ketë surpriza, sa i takon marrëdhënies mes shumicës dhe pakicës parlamentare. Pas rrëzimit të nismës për vettingun e politikanëve, në dhjetor, opozita pritet t’i rikthehet bojkotit.
Megjithatë, vendimi zyrtar do të merret bashkë me aleatët.
“Nuk mund të kthehemi në një Parlament që mban brenda hajdutë dhe kriminelë, duke filluar nga kryeministri”, tha Edi Paloka.
Mungesa e një gjuhe të përbashkët dështoi që palët të miratonin me konsensus Reformën Zgjedhore vitin që lamë pas.
Nënkryetari demokrat, Edi Paloka bën përgjegjës kryeministrin, duke shtuar se zgjidhja është largimi i tij.
“Derisa të jetë Rama në krye të qeverisë nuk janë kushtet anësore që zgjidhin problemin e zgjedhjeve, pra Kodi apo pjesëmarrja në KQZ e të gjitha këto të tjerat.
Problem i parë që ne duhet të zgjidhim është largimi i Edi Ramës, si personi që nuk lejon sot zgjedhje të lira në Shqipëri”, tha më tej Paloka.
Opozita përjashton skenarin e bojkotit të zgjedhjeve, ndërsa lë të hapur opsionin që ato të mbahen në një ditë nëse Rama nuk largohet vet.
“Ne po përgatitemi për zgjedhje, sepse në demokraci janë qytetarët që vendosin nëpërmjet zgjedhjeve. Se kur do të bëhen zgjedhjet, kjo është çështje tjetër”, deklaroi Paloka.
Jashtë Parlamentit, numri dy i Partisë Demokratike paralajmëron se beteja do të vijojë në mbështetje të protestave qytetare.
E kanë inatin me popullin që si kthejn në pushtet këta të PD-së.
Gramoz preju rrogat ketyre horrave, se zvarraniket e kane per fis te zvarriten!
Ata kishin merak rrogat.Tani qe i siguruan dhe demostratat e studenteve u shpetoi nga duart skan pse shkojne ne parlament.Tek Astiri kane lene dezhurn nje te fiksuar dhe ata e cojne kohen pa kokcarje.
PD-ja si pseudostudentet qe bene pushim gjate festave te bakllavase.
O Paloqe”
Palopresidenti,ja u zbardhi faqen te gjithe deputeteve,te pakten atyre te maxhorances.Ai dekretoj te gjithe ministrat qe vinin nga rradhet e deputeteve duke u justifikuar se ata ishin te certifikuar me pare,ndersa per Genti Cakajn,tha se ishte i pacertifikuar.Pra,maxhoranca i ka te tille deputetet,te paster me certifikim…
.Ne se ne ate parlament,ka akoma deputete te lidhur me krimin apo hajdute,keta te tillet duhet te jene ne rradhet e PD-se dhe LSI-se,o Paloqe…
Meqensese se maxhoranca nuk I ka votat e nevojshme le te organizoje nje referendum popullor per nje ligj me vetem dy nene:
-Neni 1
Deputeti merr pagen e deputetit per cdo dite pune qe ai paraqitet ne komisione apo seanca parlamentare.
Neni 2
-Ne se deputeti mungon me shume se nje muaj kalendarik ne pjesemarrje ne komisione apo ne seanca parlamentare,i hiqet automatikisht mandate.
Kaq e theshte eshte puna e deputeteve.Nuk ka arsye qe populli te paguaje te zgjedhurit e tij,per parazite eqe nuk perfaqesojne ate cdo dite e ore popullin qe I ka votuar.
Keta te tillet,vjedhin paret e popullit,RROGAT E TYRE, pa bere asnje pune dhe cajne gojen dite e nate per vjedhjet qe bejne te tjeret qe jane ne pushtet.Por edhe kete,e bejne me fjale,por jo me denoncime ne prokurori e te kerkojne fuqimisht cuarjen deri ne fund te “denoncimeve” te tyre.
PD kjo shushunjë nuk ka moral, tërësisht e pa përgjegjëshme ,apsolutisht mos përfaqësuese e asnjë alternativë për zhvillimin e mirqënjen e qytetarëve të ketij vëndi , Kjo Bandë tashmë Maskarenjësh ,Të pa skrupujsh , vinë vërdallë si hijena , gjarpërinjsh ,qelbanikësh . ky vit do jetë viti i vullnetit të mbarë popullit tëcilët me Votën e tij do ti tregojë vëndin gjithkujt apo do zgjedhe qeveritarët e duhur të tij .
Komentet moderator,”dekretojini”,mos i mbani ne sirtarin e opozitarit Meta…