Lulzim Basha proteston sërish tek Astiri: Rama, Veliaj e Gjiknuri hidhnin vallen e hienave duke shantazhuar banorët, kërkojmë drejtësi

10 Janar 2019, 17:56Politika TEMA

Lulzim Basha thotë se banorët e Astirit kanë fituar ndaj qeverisë “Rama”.

Kryetari i Partisë Demokratike teksa protestoi kundër projektit të Unazës së Re që planifikon prishjen e disa banesave dhe bizneseve pa leje,  tha se Rama nuk ia arriti të përçajë revoltën e tyre. 

“Kur kërkon një drejtësi dhe qytetarët e pafajshëm të mbrohen nga ligji, nuk rrëzohet qytetari.

Kjo i hap rrugën të kësaj klike të inkriminuar dhe zgjidhjes përfundimtare të problemit. Asgjë s’është më e fuqishme se kauza e drejtë.

Vegla më tinzare e Ramës, përçarja e qytetarëve nuk piu ujë. Por këta banorë në të drejtën e tyre përçanë qeverinë.

Një media e rëndësishme amerikane publikoi dje, faktin që ne e kemi përsëritur. Të gjithë e dinë se si nisi kjo aferë. U turrën pa marrë leje për të prishur shtëpitë, pa çarë kokën për banorët.

Banorëve i vërsulën policinë e shtetit dhe atë bashkiake, nga Rama te Veliaj e Gjiknuri hidhnin vallen e hienave duke shantazhuar banorët.

 Qëndresa e banorëve, bashkë me opozitën dhe disa gazetarë nxorrën aferën korruptive të një kompanie fantazëm, të një plani për të zhvendosur Lanën dhe për të shkatërruar shtëpitë e banorëve që të mos prekej rezidenca e një trafikanti droge”, tha Basha.(TemA)

4 komente në “Lulzim Basha proteston sërish tek Astiri: Rama, Veliaj e Gjiknuri hidhnin vallen e hienave duke shantazhuar banorët, kërkojmë drejtësi”

  1. ??⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    O hajdut .Nxirr paratë e rrugës së kombit, tua japim
    atyre që kanë bërë shtëpi në tokë të zaptuar.

  2. Johani says:

    E qe i more ne qafe njerezit e gjore more lul zeza, po ti je ai qe ke nxjerre njerezit ne rruge e le vrare sikur te ishin kafshe more i mallkuar, ti ke bere lazartin shtet droge qe e njohu e gjithe bota more bir zeza, ke bllokuar ashensorin e pallatin dhe i thua veti njeri, po ti ske faj se ke shkaun fazlliq kshilltar dhe askush nuk pret gje nga ti dhe as qe te dhem per qytetaret e astirit por vetem per drogen qe se ke dhe mundesine per te vjedhur e vrare e fale zotit dhe Rames kete mundesi sdo ta keshe kurre.

  3. Floriri says:

    Po cunin e Faros ku e ke se nuk mund te rrime pa degjuar ato ” kercenimet e forta” ndaj Rames se na u bene racion I perditshem ????? Apo nuk ka arritur akoma ne Surel ?? Bo bo si jeni katandisur
    njelloj si. kur trembnin femijet me gogol dikur

  4. Taraboshi says:

    Luli dhe me gjithe ate unaza do te ndertohet don apo nuk don Luli me kerricin e Fariut Galile Galileo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje