"Diplomacia", Rama-Metës: Po merresh me fjalë si "Babalja". Me qyqarë e kadrinj po mbron Kosovën nga një shqiptar i Kosovës, pupupu

10 Janar 2019, 16:45Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pasi presidenti Ilir Meta shkroi në Twitter për mos dekretimin e Gent Cakajt si ministër i jashtëm.

Sipas kryeministrit Edi Rama, presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën duke mos dekretuar Gent Cakajn.

Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…

Oh çfarë marre!

IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës. Pupupu.”– shkruan Rama në twitter.

Ndërkaq më herët  Meta shkroi në twitter:

#Pavarësia, integriteti territorial i #Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë @CIJ_ICJ janë të #padiskutueshme për Republikën e #Shqipërisë deri në sekondën e fundit si #President i vendit tim. (TemA)

5 komente në ““Diplomacia”, Rama-Metës: Po merresh me fjalë si “Babalja”. Me qyqarë e kadrinj po mbron Kosovën nga një shqiptar i Kosovës, pupupu”

  1. Lab says:

    Ou…Caka perfaqeson Kosoven?!
    Une di qe Caka perfaqeson tre njerez: Ty, Thacin dhe Haxhiun( shqiptare the…ndoshta dhe ndonje te huaj…).

    1. Tironsi says:

      O mjeran,Rama eshte fat per shqiptaret

  2. toni says:

    Zoti kryeminister, ndoshta duhet nje referendum mbarepopullor per ta hequr qafe kete mi haleje. Kete njeri kaq te neveritshem qe e ka vendin vec ne burg.

  3. Finoku says:

    Pavaresine dhe integritetin e Kosoves do ta mbroje kokelopa e Skraparit !!!!!!!!puupuuuupuuu fo te shtoja une
    Po rrini more kokepalare se nuk ngeli Kosova ta mbroni ju
    Kosova eshte investim amerikan dhe amerika eshte mbrojtesi i Kosoves
    Pa po te ishte per Tiranen Prishtina do ishte sot nen cizmet Serbe dhe e mbushur me bustet e miloshevicit
    A se harrova a nuk qe ky kokelopa e Skraparit qe flet per itegritetin e Kosoves qe para shume vitesh vinte ne Beograd dhe takonte Miloshevicin!!!

  4. Kuq e zi says:

    Mbrojne kosoven nga nje qytetar i kosoves??
    Pikerisht ketu qendron hileja…
    Z.rama je apo nuk je kunder ndarjes se kosoves?
    Pikerisht per kete te duhet nje min.i jashtem prej kosove qe te na thuash mos u beni me kosovar se genti
    Kush eshte kunder ndarjes se kosoves ka dale hapur ndersa ju fshiheni pas gentit
    Thaci me serbine kerkon ndarje bashke me ju
    Ndersa meta ramushi e greqia jane kunder ndarjes
    Ju hongert mortja keni apo skeni politike kombtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje