Rama bën publik një tjetër sekret për Metën: Ka në tavolinë informacion nga shërbimet e huaja që vërtetojnë integritetin e Cakajt

11 Janar 2019, 22:06Politika TEMA

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Rama u shpreh se Meta si kryetar Kuvendi e ka marrë brenda disa orësh certifikatën e sigurisë për një aktivitet ku duhej të shkonte.

Sipas Ramës edhe ish-ministrja e LSI, Klajda Gjosha si dhe ish ministri Edmond Panariti kanë punuar pa certifikatë sigurie.

Ndër të tjera Rama ka zbuluar të tjera detaje për të cilat Meta nuk ka folur.

Sipas Ramës, Presidenti ka marrë çdo informacion nga shërbimet e huaja dhe i ka të gjitha mbi tryezë, ku vërtetohet që Cakaj ka një figurë 100% të pastër.

11 komente në “Rama bën publik një tjetër sekret për Metën: Ka në tavolinë informacion nga shërbimet e huaja që vërtetojnë integritetin e Cakajt”

  1. ????? says:

    Të gjithë e duam Shqipërinë. Mendoj që Kryeministri RAMA ka të drejtë të inatoset me ata të LSI-së dhe disa student që nuk dinë ç’bëjn. 15 veta nuk mund të marrin qeverinë në otage.

  2. shqip says:

    Doni me per Belulin? E po te ka faj Lulka, tani çfare teorie tjeter do nxjerre presidhjeri i lesh e lise?

  3. Gjeneral Tito says:

    Ky po eshte lajm : Caka nuk na qenka spiun i udb-se por i CIA-s.

  4. koli says:

    akoma merreni me ket degjeneratesn, coje ne kushtetuese, mos u merr me te.

  5. mirel says:

    Ore, ky psikopat di te kuptoje qe kompetencat e shtetit shqiptar nuk i mbulon askush tjeter pervec institucionit shteteror perkates?
    Kjo qe flet ky eshte skandal shteteror. Ky nuk ka konceptin elementar te shtetit.
    Meta mund te kete shume emaile mbi Cakajn nga sherbimet serbe, por ja qe eshte i detyruar te perdori burimet shqiptare per verifikim, ato qe shteti ka bashkepubim zyrtar dhe te besueshme.
    Cfare anomalish flet ky idiot i shekullit te 21?

  6. Adi says:

    Dmth mender Kryeministri i nje vendi sovran mbeshtetet tek garancite e sherbimeve te huaja!!!! Po te pakten te kishe perdor shprehjen sherbime aleate o hajvan

  7. Don says:

    Kjo ngjarje eshte nje show mjaft i rafinuar dhe i koordinuar Meta-Rama per te shperqendruar vemendjen e sensoreve mediatike dhe publik dhe nderkohe qe Rama po ben vjedhjen e rradhes. Rama e di qe ky djaloshi nuk do te miratohej por u perdor me mjeshteri per te bere gjullurdi dhe nderkohe Rama vjedh i qete. Shikoni cfar po vidhet nden rrogoz vellezer shqiptare sepse kjo ngjarje eshte vetem zhurme per te mbuluar vjedhjet. Rama shkoi me brekushe ne ceremonine e perkujtimit te shpalljes se pavaresise ne Vlore. Nderkohe po ndodhte afera me Ulajn per ndertimin e unazes.

  8. Dritoni says:

    Z.Cakaj duhej dekretuar, nëse nuk do të tregonte veten në post të shkarkohej. E jo të gjuhen akuza mbi bazen e paragjykimeve. Austria , Kanada , Franca etj. Kishin dhe kanë kryeministra e ministra të rinjë .Madje mendoj se i dihen qeverisjes duke marrë parasysh trendet e zhillimeve teknologjike në botë.

  9. Timi says:

    Meta është korrupt por jo budalla. Genti Cakaj është vetëm viktima e radhës nuk e ka as me moshë e as nga vjen ai. Meta thjesht don pazar me Ramen, tash që studentët nuk arritën ta rrëzojnë qeverinë, dhe po formohet Spaku e ato dy tjerat, mundohet të shpëtojë çfarë të mundet. Në Kosovë komandantët thirren në Hagë, në Maqedoni kaloi emri dhe pritet integrimi, në Tiranë reforma po bëhet gati të hyjë në punë. Ndryshimet po vijnë. Meta kërkon konflikt ose pazar. Ska çfarë humbet. Kjo është arsyeja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje