Fakti që për 7 muaj me radhë, në postin zëvendësministrit të Jashtëm, zoti Gent Cakaj kishte shmangur sipas presidentit të Republikës, pajisjen me certifikatë sigurie, ishte një nga shkaqet zyrtare që cuan në vendimin e kreut të Shtetit për të refuzuar emërimin e tij në krye të diplomacisë shqiptare. Sipas shpjegimeve të zotit Meta, veprimi i zotit Cakaj “është shkelje penale, dhe një tregues tepër i qartë për rrezikun që mbart kjo kandidaturë, për të ushtruar detyrën shumë të rëndësishme të propozuar për emërim të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme”.
Një ditë pas vendimit për refuzimin e kandidaturës së tij, sot kreu i Shtetit ju drejtua parlamentit për të kërkuar një hetim ndaj Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, pikërisht për rastin e zotit Cakaj. Ky i fundit, sipas shkresave zyrtare së cilave i referohet zoti Meta, ka aplikuar për Certifikatën e sigurisë vetëm me 3 Janar, dhe ka marrë përgjigjen brenda 24 orësh. Koha mjaft e shkurtër e verifikimit “nuk ofron besueshmërinë e duhur të certifikatave të sigurisë”, shprehet zoti Meta, aq më tepër që sipas Presidencës, duke qenë se zoti Caka, mban dy shtetësi, dhe atë të Kosovës, si dhe ka studiuar jashtë në Belgjikë e Hungari për një kohë të gajtë, verifikimet ndaj tij duhet të ishin shtrirë dhe në këto shtete. “Një proces verifikimi I kryer në me pak së 24 orë krijon dyshime të rëndapër veprimtarinë aspak objective dhe në kundërshtim me ligjet”, shkruan presidenti në kërkesën drejtuar Parlamentit.
Në një deklaratë publike, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar shprehet megjithatë se ajo ka kryer të gjitha procedurat konform me ligjin dhe se “administron përgjigjet zyrtare të Autoriteteve Verifikuese brenda vendit; SHISH, SHÇBA, si dhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), si i vetmi Autoritet Verifikues i Republikës Kosovës. Referuar përgjigjeve të Autoriteteve Verifikuese ka rezultuar se për zotin Gent Cakaj, nuk ekziston rrezik i papranueshëm sigurie për pajisjen e tij me CSP, sipas kërkesës së paraqitur nga MEPJ”.
Drejtoria pranon se e ka lëshuar certifikatën me 4 Janar, pa treguar se kur e ka marrë kërkesën dhe duke lënë pa përgjigje pretendimin e presidencës se ajo duhet të kishte bërë verifikime dhe në Belgjikë e Hungari.
Vendimi i djeshëm i presidentit Meta për të refuzuar kandidaturën e zoti Cakaj, hapi dhe një herë debatin mbi kompetencën ose jo të presidentit të Republikës për të ndërmarrë një veprim të tillë. Për momentin mbetet e paqartë se si do të shkojë kjo përplasje e re mes Qeverisë dhe Kreut të Shtetit, i cili nuk ka pranuar në ndërkohë të firmosë as shkarkimin e ministrit aktual Ditmir Bushati, pa dhënë asnjë shpjegim ligjor për këtë vendim, i cili duket më shumë si një përpjekje për të mos i lënë mundësi kryeministrit që ta drejtojë diplomacinë përmes zoti Cakaj, edhe nga pozicioni i zëvendës ministrit.(VOA)
Ilir Meta bën si i përshtatet LSI-së.
Titulli thote pse nuk e shkarkon Ditmir BUSHATIN Ilir Meta ,por sthote asgje!!!!!!!!
Presidenti i kapur me presh ne duar duke vjedhur. Kerkonte parate sikur ia kishte lene babai. Kete peshtiresire ka per president Shqiperia, kete hajdut te peshtire e kemi peshqesh nga Rama qe turp i qofte qe zgjodhi nje felliqesire per president.
Ja tani na ben si i virgjer Ilir Meta sepse e virgjeroi i pari Sali Berisha e pastaj Rama.
Pthu rrace e keqe e politikaneve tane qe u farofshin te tere.
Eshte shkelje e kushtetutes qe Meta nuk dekreton shkarkimin e Bushatit. Pike.
E kam degjuar disa vite me pare Ilir FLORIRIN te Zeri Amerikes kur moderatorja e vuri me shpatulla pas murit por ai u justifikua se eshte i varfer dhe as makine nuk ka. E shikoni sa i varfer eshte presidenti yne.
Ilir Meta nuk ka asnje kompetence kushtetuese te mos shkarkoje me dekret Ditmir Bushatin. KJo eshte shkelje me te dy kembet e çizmes te kushtetutes. Qe kane pjerdhur ne kushtetute, kjo u muar vesh. Keshtu dhe ne shtet dhe republike, vetem ngelet kushtetuta e Lalezit pa gacmuar.
undefined
Si ka mundesi qe ministri ka lejuar zevendesin e tij — nje i ri qe, ndonese i mireshkolluar, nuk kishte eksperience administrative — te vazhdoje punen per 7 muaj ne ate post pa u pajisur me certifikaten e sigurise? Atehere: 1. Ose ministri eshte treguar neglizhent; 2. Ose nuk e ka situaten nen kontroll ne dikaterin qe i eshte besuar; 3. Ose te dyja bashke. Pra ne cdo rast ministri mban pergjegjesine kryesore.
Tani te vijme te logjika e vendimit te presidentit: Si ka mundesi qe presidenti nuk dekreton dike, sepse ai nuk ka certifikate sigurie, dhe nuk c’dekreton dike tjeter, i cili mban pergjegjesine kryesore per mospajisjen me certifikate sigurie qe para 7 muajsh te atij te parit?
I ashtuquajtur IT nga llogjika je shume dobet njësoj me IM
Ilir meta qe u be president kishte ne profesionin si. Ky dhe Monika cimja jane familja .Mafia te ve tritolin te hedh ne ere te con ne
Albanistan hesapi !
Nje vend qe drejtohet me bla blat e zerit te Mrikes(seksioni shqip) eshte i destinuar te ngodhe,siç eshte edhe rasti i vendit tone ku per reference ka gjithnje interpretimet e ssj!Sa turp!Ajo qe simuloi Berishet,Lulkat qe vrane shkerdhyen kete vend aq keq sa zorr se rigrihet perseri ne kembe ky vend!Nuk e kuptoj se perse ne kohe te turbullta “zeri i Mrikes “(seksioni shqip)hyn ne skene ,ku referencat e ketij stacioni trumpetphen si te verteta te pamohueshme???????????????????
Hiperbolizimi qe i behet pasjes ose jo te certifikates se sigurise eshte thjeshte per konsum mediatik.Certifikata ne thelb tregon qe sje i lidhur me sherbimet e huaja armike e boten e krimit.Cdo percaktim i saj eshte subjektiv pasi si te punosh per nje axhensi spiunazhi te huaj ashtu dhe me krimin e organizuar askush nuk e var si tabele qe ta lexojne shiku e policia.Nje cop leter e pa vlere.