Ish- ministri i Mbrojtjes dhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu komentoi në A2 ngjarjet e fundit politike, veçanërisht shkaqet e mos emërimit të ministrit të Jashtëm Gent Cakaj.
Mediu thekson faktin që liderët shqiptare nuk po kuptojnë faktin që shqiptarët në rajon nuk gjenden më në situatat e favorshme të vitit 2009.
“Gjermania lider në Evropë ka një qasje negative për idenë e Thaçit për kufijtë, Shtetet e Bashkuara të presidentit Trump interesohen më shumë për marrëdhëniet ku preken në mënyrë direkte, dhe nuk kanë më vëmendjen e mëparshme për Ballkanin”, analizon Mediu, i cili shton se “fatkeqësisht aktorja më aktive në rajon është Rusia”.
Pikërisht roli i Moskës ka një rol, edhe pse indirekt, në mos dekretimin e bujshëm.
“Më vjen keq për Cakajn për faktin që është djalë i lexuar dhe nga Kosova, por problemi nuk është ai por argumentimi i kryeministrit për forcën e kandidatit ndaj sfidave të ardhshme të vendit”, thotë Mediu, i cili shton se:
“Këto probleme nuk janë debatuar seriozisht, dhe akoma më keq qëndrimi i Cakajt që Evropa ka në agjendë ndryshimin e kufijve, nuk është e vërtetë, vetëm Rusia ka një agjendë të tillë”.
Në këtë pikë ai uron që “të jetë çështje naiviteti, por nuk besoj se këto gjera ndodhin thjesht për naivitet”.
Ndryshimi kufijve mund të sjell luftë civile pasi të gjithë duan të jen shefa ku dhe me shtetet fqinje një ditë do ta kuptojn padrejtësin dhe do detyrojn politikanët e tyre të radikalizohen.
pse Fatmırı eshte kryetarı ı PR eh Sabrıngreu nga varrı dhe shkrıje kete partı me qe nuk kıshe kujt me ja lene se sı ta dısh mıre ky eshte nga ata qe nuk fıtoj asnje vote ne zgjellje dhe eshte futur duke henger pershesh ne tasın e Lulıt nukkameturp per nje partı,
pse Fatmırı eshte kryetarı ı PR eh Sabrıngreu nga varrı dhe shkrıje kete partı me qe nuk kıshe kujt me ja lene se sı ta dısh mıre ky eshte nga ata qe nuk fıtoj asnje vote ne zgjellje dhe eshte futur duke henger pershesh ne tasın e Lulıt nukkameturp per nje partı,