FOTOT: Një Barbie seksi si Kim Kardashian

13 Janar 2019, 21:10Lifestyle TEMA
FOTOT: Një Barbie seksi si Kim Kardashian

Rrjetet sociale janë një mënyrë e mirë për të mbajtur kontakte me ndjekësit dhe pse jo, për të shkëmbyer histori me ta. Këtë ka bërë edhe Kim Kardashian, si një ndër personazhet më të dashur.

Të premten, një prej fansave të saj postoi në Twitter një foto të Kim nga 2011. Kaq mjaftoi që ajo të ndante me ne historinë e këndshme pas atij fustani të zi. Ditët e sotme ndoshta do të kishim një kukullë Barbie si Kim Kardashian, por diçka ndodhi.

“Kam historinë më të mirë për këtë veshje! Kisha një kontratë me Barbie dhe ajo do të dukej fiks kështu! Më pas, kontrata u anulua, Barbie Kim K nuk do të prodhohej më. Kanye e dinte se sa e mërzitur isha, telefonoi Mattel dhe realizoi ëndrrat e mia duke bërë që një prototip të prodhohej vetëm për mua.”- shkroi Kim.

Do të donim shumë të shihnim fotot e këtij prototipi të Barbie, por dhe nga fotot e eventit të dikurshëm, mund të themi se nëse do të ishte realizuar do të kishte shitje të mëdha. Në fund të fundit, është Kim Kardashian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje