Pompeo: Partneriteti SHBA-Arabi Saudite i fuqishëm

13 Janar 2019, 09:15Bota TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i cilësoi Arabinë Saudite një partner të rëndësishëm të Uashingtonit, më shumë se tre muaj pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll, Turqi.

“Jam i bindur se partneriteti do të mbetet i fuqishëm”, tha Pompeo në një intervistë për televizionin “Al Arabiya”.

Pompeo pritet të vizitojë Arabinë Saudite si pjesë e turit të tij të nëntë kombeve në Lindjen e Mesme ku synon të garantojë aleatët e Uashingtonit mbi angazhimin amerikan për sigurinë e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje