Flaudio është një i ri nga Skrapari, i cili ashtu si shumë bashkëmoshatarë të tij ka zgjedhur Tiranën si një mundësi, jo vetëm për t’u arsimuar, por edhe për të krijuar të ardhmen e tij. Ai studion në vit të dytë për Financë-Kontabilitet. Flaudio ndjek rregullisht ccdo orë leksioni ne auditorët e Bujqësorit me dëshirën për të mësuar sa më shumë nga dega që ka zgjedhur.
Por ai nuk është i vetmi nga familja e tij që ndjek studimet në Tiranë. Bashkë me të edhe e motra ndjek studimet në nivelin “master shkencor” në “Inxhinieri Elektronike”. Të dy ata jetojnë me qira, ndërsa prindërve u duhet që të bëjnë një sakrificë jo të vogël për t’u siguruar dy fëmijëve të tyre mundësitë për të ndjekur studimet.
Flaudio është i vetëdijshëm se pavarësisht ndihmës që merr nga familja, ai duhet të punojë sa herë që i jepet mundësia për të siguruar disa të ardhura shtesë për të përballuar jetësën, qiranë, por edhe për të pasur lekë për argëtim. Ndaj ai ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tjerë, ka zgjedhur që të mos presë vetëm nga ajo që mund të bëjë shteti dhe prindërit për të, por të marrë vet fatin e tij në dorë dhe të punojë sa herë t’i jepet mundësia dhe sa herë që ka kohë, pa lënë pasdore studimet që janë dhe investimi real për një punësim më të mirë në të ardhmen.
Këtë fundjavë, megjithëse ai festonte ditëlindjen e tij të 20, atë e gjejmë në kantierin e ndërtimit që është ngritur për rikonstruksionin e konvikteve të mjekësisë. Flaudio është pjesë e firmës që ka marrë përsipër të kryejë rikonstruksionin ai tregon se punon me të sa herë që ka kohë të lirë, kryesisht në fundjavë. Ai thotë se puna nuk është turp dhe se e ka për nder që nëpërmjet saj të sigurojë vetë një pjesë të të mirë të të ardhurave për të vijuar studimet.
Flaudio Methoxha, vetë student i Financës në Universitetin e Tiranës, punon në ndërtim me firmën që rikonstrukton konviktet. Çdo punë është nder, jam shumë krenar për ty e gjithë studentët që punojnë!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në tëitter ndërsa i referohet pikërisht takimit që pati gjatë inspektimit të punimeve me Flaudion.
Bravo Flaudio ! Ta befte zoti hallal e lum prinderit qe te kane ! Ka nje shprehje populli : ” kush luan kembe e duar ha buke e lakruar” Kush i mban syte perpiet, morra do te kete ne kete jete”
Keto njerez i duhen ketij vendi…..
Krenar per ty Flaudio! Lumsi Shqiperia qe te ka; kjo eshte prova qe kush kerkon pune e gjen, jo si ata qe grinden neper kafene!
E shikon qe ka te drejte Rama qe rrit tarifat e gjobat e arsimit. Cuni do dhe shkoll dhe leke, ska aty. Leket jan te Rames
Bravo Flaudio . Trim i partise se punes , po shamin e pionierit ku e ke ??!!! O Mero te dhjefsha propaganden te dhjefsha .
Fladio punon por nuk ka munguar ne mesim! Kur te mbaroj shkollen ai ka edukimin dhe pervojen nga puna ne ndertim apo kudo e asht gati per tregun e punes! Ja di edhe vleren lekut te nxjerre me djerse!
Nuk është ndonjë heroizëm o njerëz dembelë. Në Amerikë është gjë normale . Nuk të nxjerr njeri në gazetë se e bëjnë të gjithë.
Pikerisht!!! Ne shqiperi nuk eshte gje normale te besh edhe pune edhe studime, se jan njerzit dembel dhe i duket çudi!!!