Mbyllja e qeverisë, kanadezët qerasin me pica kolegët amerikanë që nuk kanë marrë rrogën

14 Janar 2019, 20:53Bota TEMA

Kontrollorët kanadezë të trafikut ajror solidarizohen me kolegët e tyre, që po përballen me mbylljen e qeverisë.

Punonjësit e të paktën 36 aeroporteve në SHBA kanë marrë pica nga kolegët e tyre kanadezë.

Iniciativa ka nisur në Edmonton, kur kanadezët vendosën t’u çonin pica homologëve amerikanë në Anchorage, Alaskë.

Por kjo ishte vetëm fillimi. 

Kësaj iniciative solidariteti iu bashkuan edhe aeroporte të tjera.

Ajo që SHBA po përjeton tani mund të konsiderohet si mbyllja më e gjatë e qeverisë amerikane.

Të paktën 800 mijë punonjës në sektorë të ndryshëm shtetërorë punojnë pa u paguar ose qëndrojnë në shtëpi, për shkak të mosmiratimit të buxhetit.

Trump ngul këmbë në përfshirjen në buxhet të një fondi për ndërtimin e një muri me Meksikën, çka kundërshtohet nga rivalët e tij politikë.

1 komente në “Mbyllja e qeverisë, kanadezët qerasin me pica kolegët amerikanë që nuk kanë marrë rrogën”

  1. Parate e Murit i Paguajne Roogat e Punonjesve qe spo Paguhen says:

    Nga mospagesa e rrogave te 800 mije punonjesve do te nxirren parate e murit. 800 mije punonjes x $5,000/muaj = $4 miliarde dollare = Parate e Murit. Arithmetike shume e thjeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje