Ministrja e Arsimit: Përfaqësuesit tanë në universitete, disa studentë po pengojnë mësimin dhe punën në sekretari

16 Janar 2019, 12:27Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka bërë me dije edhe rubrikën ë të re të informimit për studentët në portalin shqipëriaqëduam.al e cila do të jetë: “Unë jam student dhe kam një pyetje”. 

Në një deklaratë për median Shahini se aty studentët mund të bëjnë pyetje apo edhe të shtrojnë problemet që ata kanë në universitetet e tyre.

Më tej ajo tha se sot është dita e fundit kur punonjësit e dërguar nga MASR ndodhen në sekretaritë e universiteteve për të marrë shqetësimet që kanë studentët. 

Gjithashthu Besa Shahini ka kërkuar nga studentët të mos bllokojë punën e sekretariateve në fakultete.

“Klikoni tek portali shqipëriaqëduam.al dhe pastaj në ‘unëjamstudentdhekamnjëpyetje’, aty ka persona që do të kthehjnë përgjigje. 

Edhe në Facebook do të kthejmë përgjigje sa më shpejt të jetë e mundur. 

Dua të nënvizoj që në fakultetet që janë ngujuar, janë penguar dhe sekretaritë dhe e kemi pasur të pamundur që të kishin persona nga MASH që t’ju asistonin me pyetjet tuaja.  

Sekretaritë e bllokuara po e pengojnë procesin e çështjeve të pazgjidhura për të mundësuar edhe zbatimin e VKM-ve.”- tha Shahini. (TemA) 

5 komente në “Ministrja e Arsimit: Përfaqësuesit tanë në universitete, disa studentë po pengojnë mësimin dhe punën në sekretari”

  1. anastasi says:

    Nuk ka ngjarje me skandaloze se bllokimi i fakultetit ekonomik dhe juridik duke nxjerr dhe administraten perjashta Cfare po ndodh, kush jane keta rrugecer keta fashista,keta ndyresira,nga kane ardhur nga cili vend i botes,po nuk ka zot ky vende qe ka dal jashte kontrollit dhe disa rrugecer bllokojne dhe protestojne,O shtet mafioz o shtet fundrine,kush i mbron keta rrugecer kush VLADIMIR PUTIN,apo DONALD TRAMPI,o zot o zot une nuk e kuptoje: pse nuk i arrestoni organizatoret e ketyre rrugecerve,ketyre fashistave dhe te gjykohen pa meshire,turp nuk ka ne kete bote te degjeneruar.

  2. xyz says:

    Bo boooooo, Ministrja thote gjera sikur te jete specialiste ne nje drejtori te MASH!
    Cfare niveli!

  3. Titi says:

    Po mire moj moter, çfare prisni per te çbllokuar sekretariatet? Gjeni zgjidhje ose i pushoni nga puna sekretaret qe ne dukje bejne sikur po pengohen, ndersa ne fakt jane duke sabotuar fshehtazi procedimet dhe veprimet administrative. Ka shume fakte per kete. Flasin dhe vete studentet.

  4. nuci says:

    S’ka rruge tjeter:Vetem dije! Ndryshe do te vdesim shpellare!!!!

  5. Andrea says:

    Koka e pengesave osht LSI dhe zagaret e saj Dhori Kule dhe Jorgaq Kacani. Faktet flasin vete, studentet kane bllokuar fakultetet ku jane Dekane keta monstra. Keta marrin udhezime nga Dr. Mona dhe keta pastaj udhezojne studentet. Vepro o qeveri dhe qeroji keta hijena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje