Telekom Albania është shitur për një vlerë totale prej 50 Milione Euro tek një kompania bullgare, Albania Telecom Invest AD
Sipas njoftimit zyrtar, mesohet se OTE ka ndërmarrë një marrëveshje për të shitur të gjithë aksionet e Telekom Sh.A (Telekom Albania) per kompaninë bullgare.
“Albania Telecom Invest AD drejtohet nga Z. Spas Roussev, i cili zotëron shumicën e aksioneve të operatorit të telekomunikacionit Bullgar, Vivacom, dhe Z. Elvin Guri, Investitor Shqiptaro – Bullgar”- thuhet në njoftim.
Presidenti dhe njëherazi Drejtori Ekzekutiv i OTE Z. Michael Tsamaz, theksoi se shitja e Telekom Albania përmbyll investimin e suksesshëm të grupit OTE në Shqipëri.
“Është një vendim strategjik i Grupit OTE i cili po ridimensionon prioritetet dhe planet afatgjata të zhvillimit, në mënyrë që të krijojë vlerë të shtuar për aksionerët dhe të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm.
Dua të falenderoj stafin manaxhues dhe të gjithë punonjësit e Telekom për arritjet e kompanisë deri më sot dhe për bashkëpunimin me Grupin OTE.
Blerja e kompanisë nga një grup i fuqishëm investitorësh garanton rritjen e kompanisë dhe kushtet për fuqizimin e saj në tregun vendas”.- u shpreh Tsamaz.
50 miljon euro? vertet? Po sa qindar miljone te tjere jane paguar nen dore a e di kush? C’jane keto cmime qesharake te shitjes se nje kompanie qe te pakten ka nje vlere 10 here me te madhe?
Perse u shit TELEKOMI …ishte ne krize ,kishte falimentuar….Si ka mundesi qe nje privat mund ta nxjerre nga kriza ,nderkohe qe shteti nuk mundet duke lene nje nderrmarrje strategjike ne duar te huaja….Rama duhet te largohet nga drejtimi i qeverise dhe te zevendesohet nga nje socialist . Ndryshe ne zgjeedhjet e ardheshme do tia dorzoje Shqiperine kriminelit Berisha dhe sheikut Meta ,dhe mjere shqiptaret . PS duhet te beje nje kthese te plote drejt politikave te majta duke u larguar nga hiperliberalizmi vetvrases i RAMES .Ndryshe ju socialiste do te mallkoni vehten qe lejuat kete shkaterrim te idealeve dhe programeve te majta .
50 milionë euro për një kompani që ka 3 vjet që del me humbje e që vitin e fundit humbi 40 milionë euro??? Kush po pastron para të qelbura këtu?