Zëvendëskryeministri Matteo Salvini akuzoi Bankën Qendrore Europiane se ka sulmuar sistemin bankar të Italisë, nëpërmjet kërkesës që i ka bërë huadhënësve vendas që të ruajnë më shumë para për të mbuluar huatë e dëmtuara.
Sipas Salvinit kjo kërkesë do ti kushtonte vendit 15 miliardë euro ose 17.14 miliardë dollarë.
Ai gjithashtu tha në një deklaratë se lëvizja e BQE-së tregoi se bashkimi bankar i BE-së po krijon paqëndrueshmëri dhe tha se më shumë transparencë ishte e nevojshme për të larguar çdo dyshim që banka qendrore ishte politikisht e motivuar.
Herët ditën e sotme një burim i tha Reuters se BQE do t’i jepte bankave që ka në mbikëqyrje një datë të synuar për të siguruar plotësisht borxhin e tyre të keq.
Ky veprim i befasoi disa investitorë dhe huadhënësit italianë, sepse shumë shpresonin se BQE do të ishte më fleksible.
“Sulmi i ri i mbikëqyrësit të BQE-së në sistemin bankar italian dhe MSHP tregon edhe një herë se bashkimi bankar … jo vetëm që nuk e bën sistemin tonë financiar më të qëndrueshëm, por shkakton paqëndrueshmëri” – tha Salvini.
Kreu i ekstremit të djathtë e akuzoi BQE-në për vendimet mbizotëruese të bëra nga Komisioni Europian, duke shtuar se ai ngriti një “pyetje themelore” rreth paanshmërisë së supozuar të bankës.
“Pavarësia nuk nënkupton papërgjegjshmëri.
Kjo transparencë është e nevojshme për të larguar dyshimin se BQE po përdor politikën për shkak të kompetencave që i janë dhënë asaj.
Kjo lojë e keqe e BQE mund t’i kushtojë Italisë 15 miliardë euro “ – tha Salvini.
Banka qendrore italiane nuk ishte në dispozicion për komente.
Reuters
Ikni ore BE bythgrisur. Keni jetuar me mire nga shqiptaret sepse na ra komunizmi per pjese. Perfshi dhe Europen lindore. Sa ishim pjese e perandorise Osmane ju peshonim me flori. Italian te mbaruar. Keni 200 vjet qe emigroni ne Amerike dhe akoma emigroni dhe sot.
undefined