Blendi Fevziu: Dosja e Balilit, jo aq e rëndësishme sa statura që i është dhënë. S'ka shumë prova ndaj tij, ndoshta SHBA di ndonjë gjë më shumë

17 Janar 2019, 10:10Kronika TEMA

Vetëdorëzimi i Klement Balilit për gazetarin Blendi Fevziu ka qenë i paralajmëruar dhe ka ardhur në një moment kur ai i kishte bërë mirë llogaritë.

Duke folur për ABC News, gazetari tha se dosja e tij nuk është e rëndësishme sa statura që i është dhënë. 

“Vetëdorëzimi i tij ishte i paralajmëruar. Ai ka pritur se çfarë ka dosja brenda, ka bërë llogaritë dhe është vetëdorëzuar. Ai ka dashur që ta kishte masë lehtësuese dhe është vetëdorëzuar.

Ai i ka bërë llogaritë e veta në këtë pikë. Nuk ka lidhje me situatën politike.

Dosja e Balilit nuk është aq e rëndësishme sa statura që i është dhënë Balilit.

Ambasada amerikane ka këmbëngulur për kapjen e tij. Nuk e di nëse ambasada ka të dhëna shtesë më shumë sesa përmban dosja që ne nuk i dimë që e ka kërkuar për një kohë të gjatë arrestimin e Balilit.

Ambasada i ka qëndruar në kokë Shullazit, ka përmenduar emrin e Tahirit dhe të Balilit.

Ambasada amerikanë u është referuar emrave të cilët sipas saj duhej të ndëshkoheshin”, tha Fevziu.

Prokuroria për Krime të Rënda në Shqipëri e akuzon Klement Balilin për trafik droge të kryer në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, vetëm për një rast të ndodhur më 6 maj të 2016.

Në kërkesën për gjykim dorëzuar në gjykatës, thuhet se dy shtetas shqiptarë, Petro Dalanaj dhe Kleanthi Palaj, duke marrë urdhër nga Klement Balili dhe me marrëveshje nga një tjetër person, kanë fut

2 komente në “Blendi Fevziu: Dosja e Balilit, jo aq e rëndësishme sa statura që i është dhënë. S’ka shumë prova ndaj tij, ndoshta SHBA di ndonjë gjë më shumë”

  1. Eri says:

    Balili si person eshte askushi.Ate e vendosi Meta drejtor dhe i krijoi mundesine te bente trafikun per Meten.Likja eshte i dashuruar me drogen se ate e ka patur aktivitetin e pare.Te gjithe keta tipa Meta e Balilanj jane askushi po ne Shqiperi keshtu ka qene keto 28 vjete.Dhjeramanet, shkerdhatat dhe plehrat gjeten shesh e bene pershesh.

  2. Toni.D says:

    Po ti mer tullaci keq… ke marre ndonje pjese te tortes aaaa….. Vila kudo nje cope Sekretare Rinie i PPSh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje