SPAK tremb prokurorët, të gjithë në dilemë për të kandiduar

17 Janar 2019, 09:21Kronika TEMA

Drejtësia shqiptare është stepur përballë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Në datën 7 janar të këtij viti, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi garën për prokurorë të posaçëm, duke u lënë afat një muaj kohë për të aplikuar në faqen zyrtarë të këshillit në internet “klp.al” ose përmes postës.

Por deri më tani janë dhënë sinjale se nuk do të jetë aspak një proces i lehtë. Prej kohësh ishte parashikuar se gjetja e prokurorëve të pandikuar nga politika do ishte një problem i madh.

Gazeta ka mësuar nga KLP se deri më tani asnjë prokuror nuk ka shfaqur interes për të garuar dhe për t’u bërë pjesë e SPAK.

Mësohet se shumica e prokurorëve janë në dilemë për të garuar për disa arsye. E para ka të bëjë nga frika nga përgjimet.

Sipas përcaktimeve në ligj, nëse një prokuror do të jenë pjesë e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion, ai do jetë gjatë gjithë kohës në përgjim dhe duhet të japë pëlqimin për kontroll periodik të llogarive bankare të tij dhe të gjitha komunikimeve telefonike.

Ndërsa e dyta ka të bëjë nga frika se në monitorim do të jenë edhe familjarët e tyre.

Kështu që, edhe në këtë rast nëse një prokuror bëhet pjesë e SPAK, në monitorim do të jenë edhe familjarët e tij, të cilët duhet të japin pëlqim për mbajtjen në kontroll të llogarive bankare dhe të çdo lloj komunikimi që ata kryejnë.

Pra, me këtë hezitim që kemi deri tani ku asnjë prokuror nuk ka shfaqur interes për të garuar për SPAK, duket se po përsëritet i njëjti skenar siç ndodhi me KLP, ku sinjalet janë se po tentohet të zvarritet edhe ngritja Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion.

1 komente në “SPAK tremb prokurorët, të gjithë në dilemë për të kandiduar”

  1. Jimi says:

    Nese keta prokurore jane per pershesh atehere pushojini nga detyra! Sot duhen prokurore te perplasjeve, e jo te ahengut si te Llalles! Shteti behet me burra me bole, e jo me burra fustanesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje