Paralajmërohet "furtunë" në polici, diskutohet rikthimi në detyrë për 5 shefa komisariatesh

16 Janar 2019, 16:58Kronika TEMA

Të paktën 5 drejtorë të policisë së shtetit pritet të ndryshohen. Ilia Nasi dhe Edmond Rizaj janë dy nga ish- drejtuesit që pritet të rikthehen në detyrë.

Pas ndryshimeve të fundit në Policinë e Shtetit, lëvizje të tjera pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim duke prekur Drejtoritë e disa qarqeve dhe komisariatet.

Nga burime jo zyrtare ende, bëhet e ditur se pas emërimit të Tonin Vocajt në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale dhe transferimit të Eduard Merkajt si Drejtor i Departamentit të Kufirit, Muhamet Rrumbullaku, pritet të marrë drejtimin e SHÇBA.

Lëvizjet do të vazhdojnë në komisariate, ku pritet të emërohen drejtues të rinj.

Burimet kanë bërë të ditur se Ilia Nasi është një emër i përfolur për të marrë detyrën e Drejtorit të Policisë në Durrës.

Ai ka mbajtur detyrën e kreut të rendit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në vitin 2014, në kohën kur është zhvilluar tenderi për uniformat e policisë.

Po ashtu mësohet se emri i Edmond Rizajt diskutohet për tu vendosur në komisariatin e Fierit.

Më herët ai ka mbajtur pozicionin e Drejtorit kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, duket vijuar më tej dhe punën në Akademinë e Policisë.

Një tjetër emër i diskutuar është dhe Arjan Muça, i cili pritet të rikthehet në Elbasan.

Emra të tjerë për tu emëruar në disa nga Drejtoritë vendore janë dhe emrat e Arben Çaka dhe Hamdi Fiore.

Caka ka mbajtur më parë detyrën e shefit të komisariatit në Tiranë, njëherazi pjesë e operacionit “Forca e Ligjit” në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj.

Ndërsa Hamdi Fiore, ish-Drejtor i komanduar i Policisë së Tiranë, ish-Drejtor i Forcave Speciale, ka qenë edhe shef i Shtabit të Repartit RENEA dhe Drejtor policie në Gjirokastër e Elbasan, ku ka punuar përreth 3 muaj e gjysmë.

Ndërkaq zyra për median në Policinë e Shtetit tha se deri më tani nuk ka vendime zyrtare për ndryshime të drejtuesve të policisë.

5 komente në “Paralajmërohet “furtunë” në polici, diskutohet rikthimi në detyrë për 5 shefa komisariatesh”

  1. ME EMER says:

    As nje “emer prej soji” nuk po shohim..! Ver e hiq e hiq e ver ..!

  2. Rivdekja says:

    Tonin Vocaj dhe Muhamet Rrumbullaku jane rikthyer Drejtore ??!!
    Pas edhe emerimeve te meparshme te Leonard Demit, Visho Ajazit, Ridvan Bodes, etj.,
    Rama po i jep pamje te plote BASHKEQEVERISJES ME BERISHEN (!)

  3. Monabaxhella says:

    Se se mbaj mend ky vocaj dhe rrumbullaku mos jane pjestare te grupit çiftelia!

    i duhet kujtuar Rames shprehja : o fol e mbaj o dhit o haj.

  4. Genti says:

    Ju lutemi zoti minister Edmond Kosenin mos e harroni ai duhet tani

  5. Lenci says:

    Emero dhe Agron Kulicin Drejtor te Pergjithshem te Policise dhe veri kapak o kokrra e legenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje