Nipi i Klement Balilit: Ja pse u vetëdorëzua tani. Se ku është fshehur këto kohë, s’kam pas kohë ta pyes

15 Janar 2019, 21:54Kronika TEMA

Rigels Balili, nipi i të shumëkërkuarit Klement Balili dhe njëherësh edhe kryetari i Bashkisë së Delvinës, ka sqaruar arsyen se përse xhaxhai i tij u dorëzua pikërisht sot.

Në një lidhje telefonike për “Dritare” në NeWs 24, i pyetur nëse është arrestuar apo vetëdorëzuar, ai u shpreh se Klementi është vetëdorëzuar pasi dosja e tij ishte plotësuar dhe kishin ardhur edhe letërporositë nga Greqia.

Ai tha se Balili edhe një vit më parë ishte shprehur se do të dorëzohej para drejtësisë pasi dosja e tij të plotësohej dhe t’i shkonte Prokurorisë.

“Është vetëdorëzuar, unë kam bërë negociata me drejtorin e policisë bashkë me xhaxhain dhe kemi shkuar në zyrë.

Që në datën 10 kanë nisën negociatat.

Ai është shprehur edhe më parë që kur dosja të kompletohet dhe të shkojë në gjykatë, ai do të dalë para drejtësisë”, deklaroi Rigels Balili.

I pyetur se ku qëndronte gjithë këto muaj që ishte në kërkim, Rigelsi është shprehur se pyetja i duhet bërë të pandehurit, dhe se ai nuk ka pasur kohë që ta pyeste.

1 komente në “Nipi i Klement Balilit: Ja pse u vetëdorëzua tani. Se ku është fshehur këto kohë, s’kam pas kohë ta pyes”

  1. ilir says:

    Mir beri qe u dorzua se kish koken ne rezik!
    Me qenien e tij rezikon shum pushtetar qe per te ruajtur bythen e tyre e deshin te vdekur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje