Çështja “Tahiri”, Krimet e Rënda shtyjnë 3 muaj të tjerë hetimin. Këmbëngulin në informacionet nga Katania, e cila e ka përjashtuar ish ministrin

16 Janar 2019, 10:55Kronika TEMA

Prokuroria për Krimet e Rënda do të zgjasë edhe 3 muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Shkak për shtyrjen e hetimeve, janë bërë sërish letër-porositë.

Më herët, prokurorët e dosjes kanë dërguar letër-porosi në Itali, ku kërkojnë informacione nga prokuroria e Katanias dhe një tjetër në Malin e Zi, por përgjigjet e tyre, sipas prokurorisë, ende nuk kanë mbërritur.

Afati përfundon ditën e nesërme, por prokurorët e çështjes në mbledhjen e zhvilluar, kanë vendosur të shtyjnë sërish afatin me tre muaj, deri në prill të këtij viti.

1 komente në “Çështja “Tahiri”, Krimet e Rënda shtyjnë 3 muaj të tjerë hetimin. Këmbëngulin në informacionet nga Katania, e cila e ka përjashtuar ish ministrin”

  1. rroku says:

    Mbas Ilirit e ka radhen Saimiri…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje