Avokati i presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani, tha se ai nuk ka thënë kurrë se nuk ka ekzistuar bashkëpunim mes Rusisë dhe anëtarëve të fushatës presidenciale të zotit Trump në vitin 2016.
Komentet e zotit Giuliani për rrjetin televiziv CNN bien ndesh me qëndrimin e zotit Trump, i cili vazhdimisht ka këmbëngulur se nuk ka patur bashkëpunim gjatë fushatës së tij të suksesshme për Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë vetë zoti Giuliani e ka përshkruar idenë e një marrëveshjeje të fshehtë me Rusinë si “një lajm të rremë”.
Zoti Giuliani thotë se edhe nëse dikush nga njerëzit e fushatës ka bërë diçka të gabuar, nuk ekziston asnjë “dëshmi e vetme” që e lidh zotin Trump me hakerimin prej rusëve të emaileve të Partisë Demokrate.
Zoti Giuliani i bëri komentet pasi u pyet rreth publikimit të disa dokumenteve gjyqësore, sipas të cilave ish-kryetari i fushatës së zotit Trump, Paul Manafort, ka ndarë gjatë fushatës të dhëna votimi me një bashkëpunëtor të tij, të cilin autoritetet amerikane e kanë lidhur me shërbimin rus të zbulimit.
Nga nje Kryetar Bashkie I respektuar sidomos mbas 11 Shtatorit, sot eshte kthyer ne nje palace I Trumpit! Tregon se ose eshte I letuar nga semundja dhe nga pleqeria ose pastaj ka qene njeri pa shtylle kurizore dhe kur ka qene Kryetar Bashkie ne Nju York kushedi se si ka luajtur me korupsionin duke perfshire edhe te deshtuarin Trump, I cili u “fry me pompa” nga media ne kohen e show-ut te tij te famshem dhe me vone kur u be I besueshem nga shumica e injoranteve amerikane qe e votuan!Keto pasoja do vuaje Amerika edhe per pak kohe!