ISIS nuk gjen paqe, sulmon për vdekje anëtarët e shërbimit amerikan

16 Janar 2019, 17:54Bota TEMA

ISIS ka marrë përgjegjësinë për një shpërthim vdekjeprurës që vrau sot anëtarë të shërbimit amerikan në qytetin sirian Manbij.

Anëtarët e shërbimit amerikan u vranë në sulm, sipas një postimi në Twitter nga zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga SHBA, Operation Inherent Resolve.

“Anëtarët e shërbimit amerikan u vranë gjatë një shpërthimi, ndërsa zhvillonin një patrullim rutinë sot në Siri. Ne akoma jemi duke grumbulluar informacione dhe do të ndajmë detaje të reja në një moment të mëvonshme,” thuhej në postim.

Koalicioni nuk ka thënë se sa anëtarë shërbimi janë vrarë. Para sulmit të së mërkurës, vetëm dy anëtarë shërbimi të SHBA janë vrarë në detyrë në Siri që nga fillimi i fushatës në 2014.

Kishte disa viktima të raportuara në qytet, thanë një milici që kontrollonte qytetin dhe një grup monitorues në Mbretërinë e Bashkuar.

Amaq, agjencia e lidhur me ISIS-in, tha se sulmi në qytetin verior të Manbij ishte kryer nga një bombardues vetëvrasës veshur me një jelek shpërthyes.

“Një shpërthim në rrugën e tregut të zënë të Manbij-it, raportet fillestare të viktimave”, shkroi në Twitter zëdhënësi i këshillit ushtarak të Manbij-it, Shervan Darwish.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani, tha se janë vrarë së paku tetë vetë.

Një zëdhënës i Operacionit Inherent Resolve shkroi të mërkurën se koalicioni ” ende po mbledh informacione” për shpërthimin.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se Presidenti Donald Trump është informuar për situatën.

Sulmi vjen më pak se një muaj pasi Trumpi njoftoi se trupat amerikane do të tërhiqeshin nga Siria. Në njoftimin e tij, Trumpi deklaroi në një video të postuar në Twitter: “Kemi fituar kundër ISIS-it. I kemi mundur ata dhe i kemi mundur keqazi, kemi marrë mbrapsht tokën dhe tani është koha që trupat tona të kthehen në shtëpi.”

SHBA-ja ka rreth 2.000 trupa në Siri, pa asnjë datë të caktuar për tërheqjen e tyre. Javën e kaluar, SHBA-ja filloi tërheqjen e disa pajisjeve tokësore ushtarake nga Siria, sipas një zyrtari të administratës që ka njohuri të drejtpërdrejta të operacionit.

Gjatë vizitës së tij të papritur në Irak më 26 dhjetor, Trumpi u paralajmërua nga komandantët ushtarakë se, pavarësisht pretendimeve të tij, ISIS-i nuk ishte plotësisht i mundur në Siri. Njerëz të njohur me reagimin e Presidentit, thanë se biseda i hapi sytë për një udhëheqës i cili, ditë më parë, pretendoi se grupi terrorist u mund “keqazi” në vend.

Diskutimi ndodhi brenda një çadre të zezë në bazën ajrore të al-Asadit në perëndim të Bagdadit dhe përfshiu ambasadorin amerikan në Irak, Douglas Silliman, gjeneral-lejtënantin Paul LaCamera, këshilltarin e sigurimit kombëtar John Bolton dhe zonjën e parë Melania Trump, së bashku me zyrtarë të tjerë.

Trumpit iu tha se kishte ende baza të militantëve të ISIS-it në luginën e lumit Eufrat dhe se ushtria amerikane nuk i kishte eliminuar ende të gjitha fortesat e tyre. Komandantët i thanë atij se SHBA kishte qenë e suksesshme në marrjen e zonave të tjera, por puna nuk ishte përfunduar.

Duke ardhur disa ditë pas vendimit të Trumpit për të tërhequr trupat nga Siria, ajo u përqëndrua pjesërisht në sfidat e mbetura për të shkuar pas luftëtarëve të ISIS në xhepat e Sirisë.

Përveç udhëzimeve nga komandantët, Trumpi e pa si të habitshëm edhe aparatin masiv të sigurisë gjatë udhëtimit – gjë që këshilltarët e tij i thanë se ishte reflektuese e sfidave të mbetura kundër ISIS-it.( Shqipëroi Kebriona Veliaj, TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje