"Ilir Meta po sillet si lider i opozitës"

17 Janar 2019, 21:45Politika TEMA

I ftuar në A2 Debat, Alfred Peza, sekretar për marrëdhënien me mediat dhe shoqërinë civile në Partinë Socialiste, komentoi zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur te përplasja mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

“Për herë të parë në historinë 28-vjeçare të demokracisë është krijuar një precedent, pasi presidenti i Republikës shkel me të dy këmbët Kushtetutën dhe sillet si lider i opozitës brenda gardhit të një institucioni që i ka të caktuara përgjegjësitë e saj”, tha Peza.

Ndërsa për çështjen më të përfolur të kronikës, arrestimin e Kelmend Balilit, Peza u shpreh:

“Arrestimi i një personi që mbante një pozicion lokal i lidhur me një parti politike sot në opozitë, kuptohet se është një raport sa i vjetër dhe i ri mes politikës dhe krimit, mes të fortëve të lagjeve, zonave, fshatrave me politikën qendrore në Tiranë. Rasti është më i fortë sepse personi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge”.

2 komente në ““Ilir Meta po sillet si lider i opozitës””

  1. Eri says:

    C’te beje i ziu Like,po i rreshqet dheu nen kembe dhe po gremiset.

  2. beni says:

    ILIR META tia rruaje topet edi rames…/////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje