Kryemadhi thyen heshtjen: Klement Balilin s'e kam takuar asnjëherë, atë e ka takuar Saimir Tahiri. Ja pse e kandiduam nipin e tij për Bashkinë Delvinë

17 Janar 2019, 22:14Politika TEMA

Monika Kryemadhi ka thyer heshtjen dhe tregon mbi lidhjet e LSI me Klement Balilin.

Ajo siguron se nuk e ka takuar kurrë atë teksa pretendimin se Meta është takuar me të, ajo thotë se edhe Saimir Tahiri, e persona të tjerë publikë e kanë takuar.

Ndërkohë, liderja e LSI-së nënvizon se kryebashkiaku i Delvinës vërtet është nipi i Balilit por nuk ka asnjë lidhje kompromentuese me xhaxhain e tij.

“Nipi i Klement Balilit, Rigelsi ka qenë kandidat i përbashkët për kryetar bashkie. Por ai s’mban përgjegjësi se çfarë bën xhaxhai të tij, e as unë s’mbaj përgjegjësi për çfarë bën Rigels Balili. Asnjë prej kandidatëve të LSI nuk ka qenë i përfshirë në krime. Nuk jam policia që t’i bëj CV njerëzve. Nëse Rigels Balili ka probleme, ne si LSI i themi largohu. Një person që është anëtar i LSI, ose jo, dhe ka indicie se ka shkelur ligjin, të dalë e të përballet para ligjit”, u shpreh Kryemadhi.

Duke iu përgjigjur pretendimeve se ka një qëndrim të koordinuar me Metën, Kryemadhi thekson se ajo nuk e takuar Klement Balilin e nuk e njeh atë, duke shtuar se as Metën nuk e ka takuar prej dy ditësh.

Klement Balili ka mbajtur postin e drejtorit të Transporteve në Sarandë i cili iu ofrua si shpërblim pasi ka kontribuuar për LSI-në gjatë fushatës elektorale të 2013-ës. (TemA)

7 komente në “Kryemadhi thyen heshtjen: Klement Balilin s’e kam takuar asnjëherë, atë e ka takuar Saimir Tahiri. Ja pse e kandiduam nipin e tij për Bashkinë Delvinë”

  1. h says:

    Prandaj i paska hikur petlla te dyve sepse qenkan te implikuar.

    1. Germoni se do te gjeni parate e droges ne LSI says:

      Pyetja duhet te ishte nese Meta e ka takuar Balilin dhe jo Kryemadhi. Kryemadhi ka vetem me pak se dy vjet qe ka zevendesuar te shoqin sikur ta kishin LSI-ne Mbreterine e tyre te trasheguar. Nipi i tij eshte ndihmuar me para nga xhaxhai. Kjo eshte lidhja e nipit me Klement Balilin. Kjo tregon se parate e droges jane perdorur per te korruptuar familjen Meta ne menyre qe te perfitonin mbeshtetje dhe leshime partiake.

  2. Gri says:

    Po Meta presidenti e ka takuar zj.monika?
    Ke ndonje info?

  3. Mashkullori says:

    Keta,Like floriri dhe Monke cizmja,kur vjen puna per t’u mbrojtur,jane te ndare,kur eshte puna per te vjedhur,jane gjithmone bashke…
    Pa dashur ka zbuluar dhe lidhjen e Likes me Klementin sepse thote:
    …nuk e ka takuar Klement Balilin dhe nuk e njeh ate… dhe me tej,e ben gabimisht Like floririn mik te tij sepse shton pa ja kerkuar njeri se:…as Meten nuk e ka takuar prej dy ditesh.
    Pra I ve ne te njejtin plan si dy mafioze qe ajo nuk I takon… sa here I duhet mbrojtje….

  4. Taraboshi says:

    Mbas Ilirit na doli e ndershme edhe Monika .Nuk e kane takuar asnje here mbasi ka hyre ne burg se kur ishte jashte ja lepinin edhe bythen.

  5. shoku i klases says:

    Po drejtor transporti ne Sarande,nje katundar nga delvina si Klemend Balili,a nuk e vuri Ilir Meta per LSI!!!!???? dhe jeni super genjeshtare.

  6. Monika says:

    Fuck you….familje degjeneruar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje