EMRAT/ Basha ndryshon gati gjithë kryesinë e PD dhe sekretariatin, çuni i Fahri Balliut, figurat e rikthyera dhe ato të larguara

18 Janar 2019, 18:44Politika TEMA
EMRAT/ Basha ndryshon gati gjithë kryesinë e PD dhe sekretariatin,

Kreu i PD, Luzim Basha ka bërë publike gjithë kandidaturat e forumeve drejtuese të PD një ditë para mbledhjes së Këshilli Kombëtar të kësaj force politike.

Në fokus të mbledhjes së Këshillit Kombëtar për ditën e nesërme do të jenë zgjedhja e Kryesisë së re të Partisë Demokratike, por edhe situata politike në vend.

Në një dalje për mediat, Basha u shpreh se Këshilli Kombëtar demokrat do zgjedhë kryesinë e re me 15 anëtarë si dhe drejtuesit e sekretariateve, ndërsa vërehet rikthimi i disa emrave si dhe spostimi i disa të tjerëve.

Kështu, kryedmokrati ka propozuar të rikthejë ish-presidentin Bujar Nishani duke e propozuar Kryetar të Këshillit Kombëtar.

Një tjetër emër i propozuar dhe që rikthehet në selinë blu është ish-kryetari i KQZ-së Çlirim Gjata, i cili kandidon për Sekretar të Çështjeve Ligjore përballë Marinela Ziut.

Ndryshime të ndjeshme vërehen edhe në Sekretariatin organizativ, ku sekretari i Përgjithshëm në detyrë, Arben Ristani nuk do rikandidojë më për këtë funksion. Basha ka propozuar që në garë për këtë pozicion të jetë Dorjan Teliti dhe Gazmend Bardhi.

Edhe Enno Bozdo nuk do jetë më Sekretar Organizativ, pasi në vend të tij janë propozuar Sahit Dollapi dhe Lulzim Omuri.

Ndërkohë, Basha nuk ka propozuar emra të rinj për dy nënkryetarët aktualë Edi Paloka dhe Edmond Spaho duke kërkuar votëbesimin e tyre.

Kandidatët për anetarë të kryesise së PDSH:

Agron Shehaj, Aldo Bumci, Arben Beqiri, Arben Ibro, Avenir Peka, Bardh Spahia, Besart Kadia, Dhurata Cupi, Dritan Shano, Dorjan Gjonmarkaj, Endri Hasa, Enkelejd Alibeaj, Enkelejda Sallaku, Enno Bozdo, Enri Ceno, Ervin Salianji, Fatbardh Kadilli, Fatbardha Kadiu, Fatbardh Sallaku, Fitim Zekthi, Flamur Hoxha, Flamur Noka, Florjon Mima, Gazmend Koduzi, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Genti Malko, Gerti Bogdani, Grida Duma, Izmira Ulqinaku, Jamarber Malltezi, Jorida Tabaku, Kastriot Sulka, Klevis Balliu, Kreshnik Collaku, Ledina Mandia, Luciano Boci, Lindita Metaliaj, Mateo Spaho, Nada Mecorapja, Nevila Xhindi, Ndricim Mehmeti, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Roland Bejko, Rudina Hajdari, Tomorr Alizoti, Tritan Shehu, Valentina Duka, Xhemal Gjunkshi.

Sekretariati organizativ:

Gazment Bardhi – Dorjan Teliti, Sekretar i Pergjithshem

Clirim Gjata – Marinela Ziu, Sekretar per Ceshtjet Ligjore

Sahit Dollapi – Lulzim Omuri, Sekretar Organizativ

Ivi Kaso – Dorjan Gjonmarkaj, Sekretar per Ceshtjet Zgjedhore

Ervin Minarolli – Minushe Lazaj, Sekretar per Burimet Njerezore

Propozime për organe statutore:

Bujar Nishani – Kryetar i Keshillit Kombetar

Halim Kosova Kryetar i Komisionit te Integritetit dhe Etikes

Jemin Gjana Kryetar i Komisionit Zgjedhor

Arben Ristani Kryetar i Komisionit te Apelimit

Alfred Rushaj Kryetar i Bordit Financiar

Kerkësë për votëbesim:

Edi Paloka – Nenkryetar

Edmond Spaho – Nenkryetar

Anetarë të kryesise ex officio:

Kryetarja e LDG Albana Vokshi

Kryetari i FRPD Belind Kellici

13 komente në “EMRAT/ Basha ndryshon gati gjithë kryesinë e PD dhe sekretariatin, çuni i Fahri Balliut, figurat e rikthyera dhe ato të larguara”

  1. ME EMER says:

    .. emrin Sali nuk e shoh gjekundi .Pse- nuk e di ..!.. Ndoshtaj ai eshte “lider historik ” i P.D.-se..!

  2. Life is game says:

    Po Prof. Dr. SB ku eshte? Mos eshte bere ndonje gabim?

    1. Komentuesi says:

      Me siguri e kane harruar aksidentalisht S.Berishen.Se mos bene vaki vertete ta kete lene jashte liste,atehere Basha te gjej vrime e te futet, se ka per t’ja liruar nenen,baban e gruan ai.

  3. ce says:

    Me Klevis kërriçin, Muli Geringun, Strazo Himlerin, Arben Ibro bodigardi, Luciano Elmaz Hamuti, dhe Gernetaxhiun Belind kerrici nuk ecën përpara as pak pd- ja, këta jane horra dhe turpi i PD

  4. Merati says:

    Saliu ku eshte apo e ka ha dreqi

  5. Taraboshi says:

    Me qe ke marreClirim Gjaten e ke fundosurPd edhe5 perqind me shume.Ku e gjete ate debil qe tallen me te gazetaret.
    Ai ate shkolle e ka marrenga Rrustem agajata i jati qe ishteedhe pedagog po per te ishte ngelesi me i madh ne historite e shkollave.

  6. Po says:

    … BERISHA me sa duket nuk eshte ne keto lista, por eshte ne listen e emrave te SPAK-ut me ARREST …
    pastaj do vazhdojne me METEN dhe me pas BASHA do te arrestohen nga SPAK-u per vjedhjet marramendese qe i kane bere Shqiperise per 25 vjet rrjesht.

  7. spartak says:

    Sala .
    Kryetar Nderi i perjetshem , deri sa t’i perfundojme Shtatoren e Djallit . ( shiko komentin tek shkrimi i 13 Marsit 2018 – Edi Rama: Sali Berisha kokrra e budallait ….).

  8. Ervin Salijajaijii says:

    Po Kaci i zi ku ndodhet , po Asllan hajduti si nuk figuron

  9. Fredi USA says:

    Nese behet fjale per Dr. Arben Beqirin, atehere shpresojme se PD eshte ne rrugen e duhur. Miqesisht nje opinion..
    hiqni ca tipa si cuni i Fariut Noka Salianji etj.

  10. Ksenia says:

    Ueu Ueu Ueu hapu dhe, hapuuuuu dheeeeee. Cimi ne kryesi…, epo mos mbete gamor pa u zgjedh jo antar, po edhe krietar. Palloshi i Rustemit, qe e ka mesataren e shkolles fiks 5.00000 eshte ne rrethin e juristeve se i desh bitha Saliut, se ndryshe sot do ishte marangoz diku nga Mamurasi. Ky nuk ka nevoje per veting fare, se nuk e pranon sistemi, nuk e verifikon dot trangullin e as kastravecin, e qit menjehere manall. Bravo Luli, po e mbush PD me manalla, e prit te vish ne pushtet me Cimin minister drejtesie, Noken minister kulture, Dollapin apo Trapin per maredheniet me parlamentin eteveqele te ketij lloji ku leshon xixa njaj Teliti, familje me tradita sigurimsash kavajote. Bravoooooooooooooooooooooo.

  11. tori says:

    PD sinqerisht ka nevoj per nje personalitet si dr.A.Beqiri nje zgjedhje positive e Bashes ne krahasim me te zgjedhurit e Bashes si B.Balliu apo Salianji qe personifikojne budallekun,genjeshtren e mashtimin te dale tashma ne siperfaqe.

  12. Po jozin ku ma keni lene,u tha e gjora per ndonje post,cirret e jargavitet por cedo se nuk e pj..dh kush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje