Ndoshta ata që gjatë kohës së studimeve kanë banuar në konvikt i kujtojnë ato raste kur, për arsye të ndryshme praktike, u është dashur të qëndrojnë në konvikt edhe gjatë pushimeve të ndryshme.
Kjo i ndodhi, dikur, edhe mjeshtrit Ibrahim Kodra, siç lexojmë në një prej shumë dokumenteve të Institutit Teknik “Naim Frashëri” të Tiranës.
Ibrahim Kodra, atëkohë 17 e pak vjeç, ishte “bursjer në kursin e dytë Daltë” dhe, për shkak të pamundësisë ekonomike, i lutet drejtorisë së institutit, me një kërkesë të nënshkruar më 14 qershor 1935, ta lejojnë që të qëndrojë në internat gjatë pushimeve verore.
Në anën e pasme të fletës së lutjes, shkruar nga një dorë tjetër, ndodhet një tekst që shpjegon rrethanat e jetës së Kodrës në atë kohë:
“Familjen e tij e ka pas në Ishëm të Shijakut, baba vdiq, tash nuk kam (sic) njeri”.
Ibrahimi i vobegët u largua nga Shqipëria më 1938, me një bursë të shtetit shqiptar, për të studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, dhe u bë Mjeshtri Kodra. (Referenca e dokumentit: AQSh i RSh, F. 195, V. 1935, D. 196, fl. 1r+v.)
Keta studente si Ibrahim Kodra(pa kushte te domosdoshme ekonomike)arrijne te behen experte me fam Boterore.Te ndjerin piktor Ibrahim Kodra e kam njohur personalisht nga viti 1969 kur qendruam bashke(muaji gusht 1969)ne Kolonine e Piktoreve,Artisteve,Shkrimtareve)e cila mbahej ne qytezen piktoreske Deqan – Kosove.Ishte njeri thjeshte por me vullkan te pa shterur veprash.Atebote pat ardhur
enkas nga Italia.
Kaliografi perfekte, per moshen qe kishte, 17 vjec.